LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

10 destinacionet më të mira për t’u vizituar gjatë vitit 2019/Mes tyre edhe fshati shqiptar

10 Nëntor 2018, 10:19, Aktualitet CNA
10 destinacionet më të mira për t’u vizituar gjatë

Janë zbuluar 10 destinacionet më të mira për të vizituar gjatë vitit 2019 në të gjithë botën e si për çudi, mes tyre, në këtë listë të shkurtër, është përzgjedhur edhe Ksamili ynë i bukur.

Këto që do të shikoni më poshtë janë destinacionet e preferuara dhe më të bukura që Booking.com sugjeron për vitin e ardhshëm.

Ksamili renditet në vendin e 9, ndërsa për të thuhet se është një fshat i vogël ishullor që ndodhet në jug të Shqipërisë dhe nga të gjitha anët cilësohet si një perlë.

Daily Mail shkruan:

I vendosur në jug të Rivierës Shqiptare, Ksamili ofron ujëra të kristalta dhe të kthjellëta, me plazhe e restorante të shumta.
Pranë Ksamilit ndodhet edhe Syri i Kaltër, një liqen i vogël ku uji krijon ngjyra të shumta që të japin idenë e syrit, si dhe Butrinit, një qytet i vjetër, i futur në Vendet e Mbrojtura të UNESCO-s”.

 

Këto janë fshatrat e tjerë, destinacionet e preferuara gjatë vitit të ardhshëm.

Wadi Rum, Jordani

Samarkand, Uzbekistan

Bacalar, Meksikë

Ouarzazate, Marok

Palomino, Kolumbi

Mestia, Gjeorgji

Kigali, Rwanda

Leeuwarden, Holandë

Ksamili, Shqipëri

Nusa Penida, Indonezi

Lajmet e fundit nga