LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhelali ...

9 Nëntor 2018, 20:52, Aktualitet CNA
Xhelali ...

Nga Agim Xhafka

E thërrasin shkurt Xhela se emrin e plotë e ka Xhelal.

Ka vite që rri në tortuar tek Tirana e Re, pak më poshtë Librit Universitar.

Nxjerr ca tufa presh, ca mollë të vogla, ndonjë lakër a spinaq. Më parë i shpaloste dhe i freskonte me një shishe plastike që kishte shumë vrima te tapa, si kokë dushi. Dhe herë këndonte, herë bërtiste “hajde mall bio!” e herë shante Saliun. E kishte refrenin e një kënge monotone.

Kishte zbritur Xhela para 20 vjetësh nga malësia e Korçës, nga fshatrat e Oparit.

?3 lekë për ditë pune merrnim. Nuk e ngopëm një herë barkun me bukë, – tregon. -Vdisnin njerëzit nga mungesa e ushqimit. Te varrezat e fshatit po të lije ndonjë krodhe bukë, sa ktheje kokën ngriheshin të vdekurit dhe e përlanin. Kaq keq ishte jeta.?

Erdhi Xhela në Shkozë të Tiranes e me djemtë ndërtoi një shtëpi. Por ia prishi qeveria e sotme dhe tani rri tek baxhanaku.

Djemtë ikën në Greqi. Punojnë me ditë. Vetë nxjerr zarzavate, por i mban mbyllur në një qese. ?Vijnë e m?i rrëmbejnë këta të bashkisë?, ankohet.

Tani nuk bërtet më ?Hajde mall bio!?, as këndon, por ama akoma shan Saliun. Dhe kujton babain që e kishte oficer pas çlirimit. ?Më ka treguar kur i bënë gjyqin Musine Kokalarit. Iu sul babai dhe i shkuli një tufë me flokë,? dhe tregon dorën sikur i ka akoma në grusht.

?E njihte??, e pyes.

“Jo, bre, fare!?

Xhela ka plot halle, s?ka një çati ku të mbrohet, s?ka fëmijët në terezi, ka gruan uloke, nuk ka pension. Por i harron të gjitha. Gënjehet si fëmija me një akullore, shan e shan Saliun.

Doja ta pyesja për kë do të votojë, por m?u duk pyetje kot. Duket që larg, kuptohet. Sa dëgjoj histori të tilla më vjen ndër mend strofa: ?Shqipërinë e mori Xhela. I vu zjarr…?

Lajmet e fundit nga