Connect with Us

Skandal-Paralajmërimi i frikshëm i Goxhajt për Bashën/ CNA.al e vërteton

Aktualitet

Skandal-Paralajmërimi i frikshëm i Goxhajt për Bashën/ CNA.al e vërteton

Publikuar

-

Partia Demokratike nuk është në ditët e saja më të mira, por përkundrazi Lulzim Basha çdo ditë e më shumë po e çon atë drejt greminës.

Pas shkatërrimit të strukturave në Vlorë dhe Shkodër, ku Basha dëboi qëndrestarë e njerëz me kontribute, Basha ka vendosur të shkatërrojë edhe strukturat e Partisë Demokratike në Elbasan.

Burime për CNA.al tregojnë se Basha ndryshe thotë e ndryshe vepron. Kjo pasi për “rikonstruktimin” e PD-së në Elbasan Basha ka përfshirë ish-të dënuar për trafik droge në Gjermani.

Në çdo dalje të tijën, ai është zotuar se do e mbajë larg PD-në ng  kriminelët, po Basha përveçse po fakton çdo ditë e më shumë se është një i paaftë, po fakton edhe se është një gënjeshtar.

Disa kohë më parë u dha një urdhër i prerë, që asnjë i inkriminuar nuk do jetë pjesë e strukturave të PD-së, Basha në bashkëpunim me deputetët Endri Hasa, Edmond Spahon dhe Luçiano Boçin kanë përfshirë në keto struktura kriminel dhe ish-pjesëtarë të LSI-së.

LEXO EDHE:  Rama ftesë publike Bashës/ Të bashkohemi për Kryeprokurorin

Po i njëjti burim ka treguar për CNA.al se  skandali nuk mbaron këtu, pasi i gjithë dokumentacioni i PD-së shihet dhe shqyrtohet nga e majta dhe në fund, pasi të mbarojë procesi do kalojë në sekretarinë e degës së PD-së. Madje dhe këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike në Elbasan janë nën kontrollin e plotë të kryebashkiakut socialist Qazim Sejdini.

Ndërsa disa kohë më parë avokati Altin Goxhaj në një intervistë dha paralajmërimin e frikshëm se Basha nuk ka asnjë plan të bëhet kryeministër, por ta kthejë PD-në në një instrument në duart e George Soros.

E me këto veprime Basha po tregon se fjalët e kritikëve të tij janë të vërteta dhe se ndoshta ashtu siç tha Goxhaj ai me kapjen e bazës dhe me manipulimet që po bën po fakton paralajmërimin e Goxhajt./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kreu i ri i PD/ Mbyllet procesi i votimit

Publikuar

-

Nga

Kreu i ri i PD/ Mbyllet procesi i votimit

Mbyllet procesi i votimit për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Anëtarët e PD iu drejtuan kutive të votimit në orën 08:00, ndërsa në garë janë katër kandidatë, Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

1630 votues demokratë në rrethin e Beratit do t’u drejtohen sot kutive të votimit, për të zgjedhur  kryetarin e PD-së, ndërmjet Edith Harxhit, Agron Shehaj, Lulzim Bashës dhe Fatbardh Kadillit.

Kjo është shifra zyrtare nga selia e PD në Berat, e cila është tkurrur në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, ku kanë votuar për kreun e ri gjithësej 2700 anëtarë.

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet Ramës/ Merret me gënjeshtra kundër meje, ekonomia në kolaps

LEXO EDHE:  “Zgjedhjet janë manipuluar”/ Lefter Maliqi thirrje: Të ngrihet populli!

Pra krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë, një e treat e antarësisë në Berat është hequr, duke e çuar në 1630 numrin e anëtarëve me të drejtë vote në 2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshja për 5G/ Blinken flet pas takimit me Ramën: Vlerësojmë lidershipin tuaj

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja për 5G/ Blinken: Vlerësojmë lidershipin tuaj

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel.

Ata nënshkruan së bashku marrëveshjen SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G. Rama ka komentuar në FB se takimi ishte shumë miqësor e i dobishëm.

Në një konferencë të përbashkët për media,k Blinken u shpreh optimist për marrëdhënien SHBA-Shqipëri, ndërsa shprehu mirënjohje për aleancën mes dy vendeve.

Mendoj se po vendsoni shembull mjaft të mirë për të tjerët. Jemi mirënjohës për punën që ka bërë Shqipëria së bashku me SHBA. Ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj”, tha Blinken.

LEXO EDHE:  Basha hedh ‘baltë’ mbi lëvizjen e Topallit/ Ish-kryeparlamentarja ia ‘numëron një më një’

LEXO EDHE:  Rama ftesë publike Bashës/ Të bashkohemi për Kryeprokurorin

Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një moment shumë i rëndësishëm.

Është një moment shumë i rëndësishëm, sepse ju e dini se e kemi marrë këtë nismë prej kohësh, duke i kërkuar edhe vendeve të rajonit të bëhen pjesë. Të gjithë së bashku të bëhemi pjesë të një korridori të sigurtë komunikimi. Të mos lejojmë që të kompromentohet nga aktorë të tretë që ndonjëherë janë dashakeq. Është krenari për Shqipërinë të jemi krah jush. Shpresojmë që të bindim miqtë në rajon të na bahskohen“, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE