Connect with Us

Pse duhet dekretuar Sandër Lleshi/ Zbardhet dokumenti i Ramës për Metën

Aktualitet

Pse duhet dekretuar Sandër Lleshi/ Zbardhet dokumenti i Ramës për Metën

Publikuar

-

Perplasjet per Ministrine e Jashtme

Për emërimin e gjeneral Sandër Lleshit, ministër të Bredshëm, kryeministri Edi Rama ka hartuar një realcion që ia ka dorëzuar presidentit Ilir Meta.

Ky realcion është zbardhur nga Vizion Plus, ku mësohet se në shkresën me dy faqe, kryeministri evidenton domosdoshmërinë për të pasur një Ministri të Brendshme funksionale në këto momente delikate.

“Kryeministri i Shqipërisë me përgjegjësinë kushtetuese për plotësimin e funksionit të mbetur vakant të ministrit të Brendshëm, në një fazë delikate dhe të rëndësishme të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe në një moment të rëndësishëm për demokracinë e një vendi, siç është periudha përgatitore e organzimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, i drejtohet presidentit të Republikës për të propozuar Sandër Lleshajn për t’u emëruar në detyrën e ministrit të Brendshëm”,-thuhet në kërkesën e Ramës.

LEXO EDHE:  Hapen listat/ Fraksione për "5 qershorin", Murrizi e Gjoni votojnë kundër, Musai e Stojko pro

Po ashtu në dokument evidentohet karriera e gjeneral Sandër Lleshit si dhe vlerësimet që ai ka marrë nga partnerët ndërkombëtar.

E në fund, Rama ripërsërit dhe njëherë vendosmërinë e qeverisë së tij për të vijuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku roli i ministrit të Brendshëm është thelbësor:

“Një Ministri e Brendshme plotësisht funksioanle është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve e arritjen e rezultateve në sajë të një kontributi e bashkëpunimi institucional që janë thelbësore në këtë proces”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

“Në 2022 ngrihet kantieri për ndërtimin e portit të ri të Durrësit”/ Rama: Përzgjodhëm 5 finalistët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nga 14 kompani pjesëmarrëse në garë për ndërtimin e portit të Durrësit janë përzgjedhur 5 finaliste.

Kryeministri ka shkruar se pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, në vitin 2022 do të ngrihet kantieri i ndërtimit.



Drejt ndërtimit të Portit të Ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano.Tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm.

Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022”, shkruan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dënimi i Adriatik Llallës/ Shehi: Ndjej kënaqësi perverse që të dënohen ca hajdutë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, e sheh dënimin e ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, si një histori që çedon.

Shehi shprehet se ndjen një kënaqësi perverse për dënimin e tij madje, ai thekson se për Llallën duhet bërë një gjykim i madh.

Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë”, ka thënë Shehi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin.



Dënimin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla politikani Dashamir Shehi e sheh si një histori që çedon. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehi tha se ndjen kënaqësi perverse për dënimin e tij, ndërkohë që shtoi se “duhet të dënohen ca hajdutë”. Sipas Shehit, Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe nuk mund të dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet.

“Kjo histori çedon në disa gjëra dhe mua nuk më pëlqen. Jo se nuk më pëlqen të dënohen fuksionarët e lartë, unë biles pres që të dënohen. Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë. Meqë 30 vjet kam qenë i ndershëm dhe jetoj në mënyrë modeste. Ç’janë këto horra që na rrethojnë që duhet të bëjnë patjetër miliona, pallate dhe ne të tjerët qenkemi budallenj.

Pse duhet të jetojnë këta në luks dhe ne të ndershmit të jetojmë keq. Unë ndjej një kënaqësi perverse, të gjithë e ndjejnë, por unë e shpreh. Dua të venë gjërat në vend. Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet. Siç mund të dënohet një prokuror i zakonshëm që nxjerr nga burgu një hajdut pulash. Për të duhet bërë një gjykim i madh, përndryshe ne këtu përfundojmë tek kafet e Nexhmie Hoxhës. Ky ose ka bërë zullume ose jemi në një situatë qesharake”, është shprehur kreu i LZHK./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Nuk po merremi vesh’/ Aleati i Bashës nxjerr të palarat, si u grisën fletët e votimit

Publikuar

-

Nga

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, ku mes të tjerave ka folur dhe për vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së për të grisur fletët e votimit kur po zgjidhej kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Duka tha se ai nuk ishte njoftuar për këtë gjë dhe një moment panë që deputetët demokratë filluan të grisnin fletët e votimit tek kutia.



 “Opozita është dobësuar ama. Ne nuk po merremi vesh në asnjë lloj vendimi. Nuk dinim gjë çfarë vendimi kanë marrë këta për kryetaren e Kuvendit, dhe ne u detyruam të marrim vendime individual kur shkuam për të votuar. Aty pamë që po grisnin fletët e votimit”, tha Duka.

LEXO EDHE:  Letra e Baton Haxhiut/ “Rama flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës”

LEXO EDHE:  “Korrupsion, nepotizëm, klientelizëm”/ Kulluri “kryqëzon” Ramën pas raportit të DASH, nuk kursen as opozitën

Kujtojmë që Duka ndryshe nga veprimi i PD-së që grisi fletët e votimit, zgjodhi të bojkotonte procesin duke mos marrë pjesë në votim.

LEXO TE PLOTE