Connect with Us

Prishja e Teatrit Kombëtar/ Ish-aktori i Portokallisë, apel të fortë

Aktualitet

Prishja e Teatrit Kombëtar/ Ish-aktori i Portokallisë, apel të fortë

Publikuar

-

Ervin Bejleri është një figurë shumë e njohur për të gjithë shqiptarët, pasi talenti dhe pasioni i tij për aktrimin ka bërë që emri i tij të lakohet nga të gjithë.

Këtë herë Vini u përball me bashkëshorten e tij në emisionin “Adrenalinë” në IN Tv, por jo si aktorë. Kjo herë ishte krejt ndryshe pasi të dy burrë e grua garuan midis tyre si qitësa.
Përpos gjithë shakave dhe batutave të hedhura Vini ngriti zërin për një çështje shumë delikate të realitetit shqiptar.

LEXO EDHE:  Aktori juaj i preferuar turk lë aktrimin për këtë arsye, zbulojeni tani

“Jam kundra prishjes së teatrit kombëtar , sepse bashkë me atë prishen edhe vlerat kombëtare teatrale, por jam pro investimeve të reja diku tjetër”- u shpreh Ervin Bejleri për IN Tv.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Shkozë/ Përplasen dy makina

Publikuar

-

Nga

Aksident në Shkozë/ Përplasen dy makina

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Shkozës, Tiranë.

Mësohet se një automjet tip ‘Ford’ është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Audi’.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dita Botërore e Popullsisë/ Toka numëron sot 7.97 mld banorë, çdo sekondë lindin…

Publikuar

-

Nga

Dita Botërore e Popullsisë/ Toka numëron sot 7.97 mld banorë, çdo sekondë lindin...

11 korriku sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara shënon Ditën Botërore të Popullsisë. Sipas kësaj organizate, në çdo sekondë që kalon bota rritet me 2.6 njerëz, çka do të thotë se në një ditë popullsia shtohet me afro 225 000 njerëz në ditë ose afro 83 milionë në vit.

Sipas algoritimit të “Worldometer”, sot numri i popullsisë është 7.97 miliardë banorë , ndërsa deri më 2050 popullsia pritet të shkojë në 9 miliardë.

Por krahas këtyre parashikimeve askush nuk mund të thotë me siguri të plotë se çfarë pasoja do të ketë rritja e popullsisë së botës në mënyrën tonë të jetesës, por një gjë është e qartë: Nëse të gjithë njerëzit sot do të kishin të njëjtin stil jetese siç e kanë shtresat e mesme në vendet e pasura industriale, atëherë presioni ndaj burimeve të planetit tonë të kaltër do të rritej pa masë.

LEXO EDHE:  Maliqi “shkund” Parlametin/ “I ka ardhur kohë të shembet, deputetëve iu janë errur sytë nga paraja”

LEXO EDHE:  Aktori juaj i preferuar turk lë aktrimin për këtë arsye, zbulojeni tani

Do të nevojitej edhe të paktën një tokë tjetër për të furnizuar njerëzit. OKB-ja vendosi 11 korrikun si ditën e popullsisë së botës për t’u kujtuar njerëzve se çdo njeri është i dobishëm, por ekziston vetëm një tokë për të gjithë. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr mes të dehurve në lokal/ Arrestohet një person, procedohen penalisht 4 të tjerë

Publikuar

-

Nga

Sherr mes të dehurve në lokal/ Arrestohet një person, procedohen penalisht 4 të tjerë

Një sherr mes disa personave ka ndodhur sot në një lokal në Gramsh, ku nënë efektin e alkoolit ata janë rrahur me njëri-tjetrin.

Policia u njoftua fillimisht nga një person pjesëmarrës në sherr se i kishin marrë peng të vëllain në makinë, por ky pretendim u rrëzua nga policia duke bërë që 30- vjeçari të arrestohet për njoftim të rremë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim një tjetër persona, teksa 4 të tjerë të përfshirë në konflikt procedohen penalisht.

Nuk ka shpëtuar as pronari i lokalit i cili do të gjobitet për shkelje të protokollit të sigurisë në kuadër të masave kundër përhapjes së Covid-19.

Njoftim policie:

Në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe nën efektin e pijeve alkoolike, prishën qetësinë publike duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, vihet në pranga 30-vjeçari, shpallet në kërkim një 31-vjeçar, si dhe procedohen penalisht edhe 4 personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Ndëshkohet me masë administrative për shkelje të protokollit të sigurisë pronari i lokalit ku ndodhi konflikti.

Shërbimet e Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit për një konlikt mes disa personave në një lokal dhe se shtetasi që njoftoi Policinë pretendonte se i kishin marrë me forcë në mjet të vëllanë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ngritën pika kontrolli, me qëllim kapjen e personave që pretendohej se kishin marrë forcërisht 33-vjeçarin.

LEXO EDHE:  Maliqi “shkund” Parlametin/ “I ka ardhur kohë të shembet, deputetëve iu janë errur sytë nga paraja”

LEXO EDHE:  Aktori i njohur turk nis xhirimet për Netflix

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasit A. B. e F. B. kishin konsumuar pije alkoolike në një lokal, bashkë me shtetasit E. B., S. K., A. M. dhe O. D.

Gjatë konsumimit të pijeve alkoolike, në lokalin e shtetasit O. D., këta shtetas janë konfliktuar fizikisht, duke i shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime të lehta fizike.

33-vjeçari, shtetasi F. B., i cili u kallëzua nga i vëllai se ishte marrë forcërisht nga dy persona, kishte shkuar në banesë dhe nuk qëndronte pretendimi i vëllait të tij

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  E. B., 30 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. K., 31 vjeç, banues në Gramsh.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësise publike”, edhe shtetasit A. M., 27 vjeç, F. B, 33 vjeç, A. B., 34 vjeç dhe O. D., 30 vjeç.

Ndërkohë pronari i lokalit, shtetasi O. D., në zbatim të Aktit Normativ do të ndëshkohet edhe administrativisht për shkelje të protokolleve të sigurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./

 

LEXO TE PLOTE