Connect with Us

Nëse keni pranë një person të shenjës së Dashit, mos e largoni kurrë nga jeta juaj

Aktualitet

Nëse keni pranë një person të shenjës së Dashit, mos e largoni kurrë nga jeta juaj

Publikuar

-

Dashi është i pari në kalendarin zodiakal dhe thuhet që përfaqëson energjinë e pastër të jetës. U intriguat? Duhet.

Dashi është një forcë që nuk duhet injoruar dhe ka reputacion për pasionin dhe fuqinë e tij. Nëse ke nevojë për më shumë për t’u bindur që Dashi është zgjedhja e duhur për dashurinë e ardhshme ose mikun më të mirë, këtu janë disa arsye. Ja pse ti ke nevojë për një Dash në jetë:

Dashi është aventurioz

Nuk keni çfarë të bëni në fundjavë? Thjesht merr në telefon një Dash, kjo shenjë ka gjithmonë ide për diçka të re. Dashi dhe idetë për argëtim shkojnë bashkë si patatet me salcën, pothuajse nuk mund të mendosh njërën pa tjetrën. Dashi do kthente edhe barbekjunë më të mërzitshme në një festë të vërtetë. Dhe pse duket si lojë, kjo nevojë mund të jetë vendimtare për shëndetin e tyre sepse janë gjithmonë në kërkim për më shumë emocion. Nuk mbaron me kaq. Kjo shtysë shprehet në disa aspekte të jetës së Dashit, që rezulton në një presion të madh të vetimponuar për të çarë me një ritëm të shpejtë. Ky presion ka pasojat e tij.

Ata rrezatojnë pozitivitet

Dashi është shpirt pozitiv prej natyre. Kjo energji i bën të përshtaten me çdo mjedis social pa mundim. Vështirë që diçka mund të jetë e pakëndshme për ta dhe është plus nëse i keni partner. Ana e keqe e të qenit superpozitivë është kur gjërat nuk shkojnë sipas planit. Për Dashin, kjo mund të jetë një goditje e rëndë. Është depresuese dhe zakonisht fajësojnë veten kur gjërat nuk shkojnë siç ishin parashikuar.

Personat Dash nuk janë vetëm pozitivë, por dhe optimistë

Shumica e personave Dash duket që janë mjeshtra të ecjes në atë vijën e hollë midis optimizmit inkurajues dhe optimizmit të tepruar. Kështu që, shko tek ta, për të fituar pak besim. Do ishte një balancë shumë e mirë në miqësi nëse shenja jote ka prirjen për të parë më të keqen. Megjithatë, ky optimizëm jo gjithmonë i përfshin dhe ata vetë. Ata nuk e kërkojnë kurrë nga të tjerët që t’i bëjnë të ndihen mirë, por dhe ata do kishin nevojë për pak inkurajim.

Dashi është besnik

Dashi është shumë besnik. Ai nuk i braktis miqtë dhe as nxjerr sekretet e tyre. Do të këshillonim as mos të ofendoje, lëndoje apo flisje keq për shokët e Dashit, sepse në këtë rast magjia prishet. Këtu ata do tregonin brirët! Besnikëria mund t’u prishë dhe punë sepse ata shpesh ruajnë shoqëri, marrëdhënie ose punë më gjatë sesa duhet.

Ata janë të drejtë si një shigjetë

Janë si cliché-ja “Ndershmëria është strategjia më e mirë.” Personat e Dashit nuk gënjejnë, ndoshta sepse janë gënjeshtarë të tmerrshëm. E vetmja situatë kur nuk janë të sinqertë është kur nuk thonë dot jo nga frika mos lëndojnë dikë, sepse një person Dash do përpiqet gjithmonë të jetë i ndershëm në atë mënyrë që nuk mërzit apo ofendon askënd. Miqtë e Dashit nuk duhet të shqetësohen për fjalë pas krahëve apo tradhti. Dashi u rri larg këtyre si sëmundje. Ata nuk përfshihen dhe nuk duan të rrethohen nga to. Është e thjeshtë!

LEXO EDHE:  Ujori, shenja e divorcit/ Si janë lidhjet me këtë shenjë?

Personat Dash janë shumë të pavarur

Një person Dash nuk të merr në telefon në orën 2 të natës, që ta çosh në shtëpi me makinë, ose që të flejë te ty atë natë, duke përfunduar të jetojë në divanin tënd. Ata janë shoku ose i dashuri, e dashura më me pak kërkesa. Ata janë mësuar të çajnë vetë dhe u pëlqen kjo. Kjo do të thotë edhe që kur kanë nevojë për ndihmë, nuk do ta kërkojnë, kështu që miqtë dhe partnerët e tyre duhet të kenë pak intuitë. Dhe që ta dini, duhet më shumë sesa një herë t’u ofroni ndihmë, që ta pranojnë.

Ata janë të besueshëm

Nuk është e lehtë të gjesh dikë me të cilin mund të ndash sekretet më të mëdha e më të fshehta apo qoftë dhe kodin e iPhone-it. Të qenit të besueshëm është një tipar natyral për Dashin. Ata janë jo vetëm të besueshëm, por edhe besojnë shumë. Ata mendojnë që miqtë apo i dashuri do i trajtojë si ata i trajtojnë të tjerët dhe prandaj kanë një koleksion me histori shfrytëzimesh, përfoljesh dhe braktisjesh.

Dashi është bujar me të tjerët, por dorështrënguar me veten

Dashi është i ndjeshëm ndaj parave, një kursimtar i shkëlqyer. Kjo nuk duhet ngatërruar me të qenit dorështrënguar, sepse ai nuk do ngurronte t’u jepte miqve dhe familjes para, kohë, hapësirë ose ndihmë kurdo që t’i kërkohej. Megjithatë dhe pse personat Dash japin dhurata, nuk ndihen rehat po të jenë në pozicionin e marrësit. Një Dash nuk do mendonte dy herë për të shpenzuar para për njerëzit që do, por për të shpenzuar për vete ndryshon puna. Ndonjëherë, edhe kur ble gjëra thelbësore, i duket sikur po llastohet. Deshët kanë një prirje për t’ia dalë me minimumin e mundshëm.

Personat e Dashit janë ambiciozë

Duke qenë që personat e Dashit mundohen gjithmonë për më shumë, për të bërë më shumë, për të qenë më shumë, për të parë më shumë, entuziazmi I tyre për jetën mund të jetë ngjitës, por ambiciet mund të jenë një rrezik personal për shëndetin. Sa më e madhe ambicia, aq më i largët është synimi nga e tashmja. Personat Dash janë të paduruar dhe u pëlqen të jenë në lëvizje të vazhdueshme, përpara.

Personat Dashi janë kombinim i tipareve të mësipërme

Ky kombinim do të thotë që nëse jeni miq me një Dash, do jeni miq për gjithë jetën. Si çdo shenjë tjetër dhe ata kanë cilësitë e tyre jo të lakmueshme: Janë të gatuar në një formë dhe shpesh nuk duan të bëjnë kompromise me besimet, idealet dhe idetë e tyre. Gjithashtu Dashi mund të jetë i paduruar, impulsiv dhe me humor të luhatur. Ka arsye pse janë shenjë zjarri! Megjithatë Dashi ka shumë për të dhënë në jetë dhe dashuri. Nëse jeni duke kërkuar një marrëdhënie romantike ose shok të besueshëm për t’i shtuar vlerë jetës, mos kërko përtej rrethit te Dashit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Denoncimi i PD për mungesë ilaçesh/ Reagon Spitali “Shefqet Ndroqi”

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i PD për mungesë ilaçesh/ Reagon Spitali "Shefqet Ndroqi"

Situata në spitalet Covid në Tiranë duket se është serioze, pasi përveç numrit të madh të të shtruarve, të infektuar me koronavirus, ka mungesë të ilaçit alternativ mjekimi për të sëmurët. Denoncimi u publikua sot nga deputeti Bardh Spahia, pas një mesazhi që këtij të fundit i shkoi në telefon. Ish-deputeti e ka publikuar mesazhin në rrjetet sociale dhe akuzon ministrinë se gënjen për shifrat e të shtruarve në spital.

Në raportimin ditor të martën, ministria e Shëndetësisë tha se në të dy spitalet Covid, janë 124 të shtruar.

LEXO EDHE:  Nuk mund tu besosh asgjë/ Arsyet pse Ujori është shenja më e shtirur e horoskopit

LEXO EDHE:  Meta i përgjigjet DASH/ Respektimi i ligjit është mbi të gjitha

Në përgjigjie të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë.



Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit.

Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“E kuptoj indiferencën e moshës”/ Manastirliu mesazh të fortë rinisë: Bëni një “sakrificë”, ua keni borxh prindërve!

Publikuar

-

Nga

“E kuptoj indiferencën e moshës”/ Manastirliu mesazh të fortë rinisë: Bëni një “sakrificë”, ua keni borxh prindërve!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptarë, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Ajo apelon të rinjtë të zbatojnë masat e thjeshta, për të shmangur infektimin nga Covid-19.



Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Manastirliu i kërkon të rinjve të reflektojnë pak më shumë mbi peshën e madhe që ka sjellja dhe përgjegjshmëria

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, unë kam një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptarë:
Ju lutem, zbatojini masat e thjeshta, për të shmangur infektimin nga Covid-19.
Bëhuni ju mbrojtësit e vetes, të prindërve, të të afërmve, të më të dobtëve.
Pak më shumë kujdes sot, shmang pasoja që nesër mund të rezultojnë fatale.
Sa herë të dëgjoni deklarata të gënjeshtërta, të atyre që pandeminë e shohin jo si rrezik nga i cili duhet të mbrojnë njerëzit, por si shansin që duhet rrokur në ajër për të çoroditur dynjanë me sulme të paprincipta, ndaluni dhe dëgjoni pak edhe thirrjet e ekspertëve të shëndetit, mjekëve, që dinë çfarë thonë dhe çfarë bëjnë dhe që, e kanë treguar me vepra, se i shërbejnë me përkushtim vetëm interesit tuaj.
Sa herë të dëgjoni deklarata të papërgjegjshme mbi ekzistencën e virusit, mendoni ju lutem për ata njerëz që po vuajnë në spital, për shkak se nuk mbushen dot me frymë, me virusin që u ka “pushtuar” mushkërinë. Mendoni pak për të afërmit, që presin me ankth për fatin e njerëzve të tyre të dashur.
Mendoni për gjithë ata mjekë, infermierë, në Spitalin Infektiv në QSUT dhe në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, të cilët që prej marsit nuk po dallojnë më natën nga dita, e që nuk i shohin të afërmit, qysh kush e di se kur.
Mendoni pak: A është vërtet një sakrificë kaq e madhe, të heqësh dorë nga festat e mbipopulluara, nga vendgrumbullimet në plazhe dhe bare, pa distancim fizik dhe masa higjene? Vende që më pas shndërrohen në vatra, ku virusi përhapet me shpejtësi marramendëse?
A nuk ia vlen që edhe për ca kohë, të përshtatemi të gjithë bashkë me një normaliteti të ri, ku kryefjala është KUJDESI, HIGJENA, DISTANCIMI?
E kuptoj indiferencën e moshës, ndaj thirrjeve për një virus që nuk shihet me sy. Por kjo nuk e pengon që ai, virusi ta shndërrojë trupin tuaj në bartës, në rrugëtimin e vet drejt trupit të prindërve dhe të afërmve tuaj. Të cilët, ndryshe nga ju, për shkak të moshës dhe imunitetit, mbase nuk do të ishin në gjendje ta përballonin sëmundjen.
Ju lutem edhe si familjare, si nënë dhe si vajzë prindërish të moshuar: Bëni një “sakrificë” të vogël sot. Ua keni borxh prindërve dhe të afërmve!
Të gjithë po bëjmë maksimumin që mundemi, me kapacitetet që kemi në dispozicion dhe që nuk janë të pafundme, për të përballuar gjendjen e pandemisë.
Por, nuk duhet të ushqejmë iluzione: Pa mirëkuptimin tuaj, pa bashkëpunimin me autoritetet shëndetësore dhe zbatimin e rregullave që këto autoritete kanë nxjerrë, kjo përpjekje bëhet shumë e vështirë.
Gëzuar Festën dhe kalojeni këtë ditë, ju lutem, duke reflektuar pak më shumë mbi peshën e madhe që ka sjellja dhe përgjegjshmëria”, shkruan Manastiliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish deputeti ngre shqetësimin/ Korça po përballet me largimin masiv të të rinjve

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti ngre shqetësimin/ Korça po përballet me largimin masiv të të rinjve

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ngre shqetësimin e ikjeve masive të qytetarëve nga Shqipëria.
Ai thekson se Korcca po përballet me largimin masiv për shkak të keqqeverisjes së Rilindjes.

Sipas tij, qarku i Korçes është më i prekuri nga largimi masiv i të rinjve por dhe i kryefamiljareve të cilët në pamundësi për të jetuar në vendin e tyre kanë zgjedhur emigrimin.



“Korça perballet me largimin masiv per shkak te keqqeverisjes se Rilindjes.
Shqetesuese situata ne qarkun e Korçes persa i perket largimit masiv reduktimit te klasave shkollore.
Qarku i Korçes eshte me i prekuri nga largimi masiv i te rinjve por dhe i kryefamiljareve te cilet ne pamundesi per te jetuar ne vendin e tyre kane zgjedhur emigrimin.
Kjo si pasoje e pasigurise ekonomike, falimentimit te biznesit te vogel dhe te mesem, e shkaterrimit te bujqesise, mungeses se konkurrences, e emerimeve nepotike dhe me njerez te paafte te cilet kane vrare shpresen ne vend.
Kjo situata reflektohet ne uljen e numrit te nxenesve ne shkollat fillore dhe mbylljen e klasave shkollore.
Eshte e frikshme sesi ne zonat perreth Korçes per shkak te numrit te ulet te nxenesve sepse familje kane vendosur te largohen jashte vendit, jo vetem eshte reduktuar numri klasave shkollore, por ne shume zona jane krijuar klasat mikse. Klasa me femije te grupmoshave te ndryshme, ku vetem mesim nuk behet sepse ne 10 femije, 2 jane 6 vjec, 2- 7 vjec, 3-8 vjec dhe 3-9 vjec. Keto klasa nuk kane efektivitet ne mesim apo dhe ne edukimin e femijeve. Ky model i shemtuar i Rilindjes nuk po godet vetem arsimim por dhe jeten sociale.
Ndaj te duhet te punojme te gjithe sebashku per te rikthyer shpresen ne vend, per te vendosur nje sistem merite dhe konkurrence pozitive jo te bazuar tek nepotizmi por te profesionalizmi dhe vlerat reale per te ndertuar vendin dhe te ardhmen e Shqiperise. Modeli i shemtuar i rilindjes ka marre fund eshte koha e nje modeli perfaqesues me vlera dhe gjitheperfshirese ku shanset dhe mundesia i jepet çdo qytetari”, shkruan Braimllari në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE