LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ministri i Brendshëm”/ Reagon Fleckenstein, mesazh të fortë Ramës dhe Metës

9 Nëntor 2018, 09:54, Aktualitet CNA
“Ministri i Brendshëm”/ Reagon Fleckenstein, mesazh të

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein ka komentuar sot përplasjen mes presidentit dhe kryeministrit në lidhje me refuzimin nga Meta për të dekretuar Sandër Lleshin në krye të ministrisë së Brendshme.

Në një konferencë për shtyp, Fleckenstein i adresoi një mesazh indirekt Ramës dhe Metës, ndërsa theksoi se BE dhe Shqipëria duan që të kenë një ministri të Brendshme funksionale. Më tej ai tha se nuk është në dijeni të arsyeve se pse Meta nuk e dekreton Lleshin.

?Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional. Dhe kur themi funksionale them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t?ja japë të njëjtin propozim sërish. Se di ca arsyesh ka presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo. I njoh këtë politikanë dhe shpresoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje?, tha ai.

Lajmet e fundit nga