LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“I hodhi benzinë zjarrit”/ Reagimi i fortë nga Greqia pas deklaratës së Ramës

9 Nëntor 2018, 08:43, Aktualitet CNA
“I hodhi benzinë zjarrit”/ Reagimi i fortë nga Greqia pas

Vrasja e 35-vjeçarit Konstantinos Kacifas në datën 28 Tetor, pas një përplasje me armë me Forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës, ka shkaktuar debate të forta.

Ditën e djeshme, ceremonia e varrimit të Kacifas u shoqërua me thirrje të forta antishqiptare, nga shtetas grekë të cilët kishin ardhur për të përcjellë për në banesën e fundit 35-vjeçarin.

Në lidhje me këtë ngjarje reagoi edhe kryeministri Rama, i cili ndër të tjera theksoi se ?Unë besoj se ne kemi pasur një qasje shumë serioze edhe me palën greke, janë vrarë shqiptarë në Greqi dhe pala greke ka kërkuar një hetim të përbashkët, dhe ne kemi refuzuar sepse kemi bërë atë që është bërë në rastet e mëparshme. Prokuroria ka reaguar për një proces ekspertize, dhe pas tyre do diskutohet, nëse do të diskutohet më për këtë çështje. Por unë di që as në Greqi as në Shqipëri dhe as Honolulu, një njeri që kërcënon me armë disa persona të paarmatosur, nuk tolerohet?.

Pas kësaj deklarate të kreut të qeverisë shqiptare, ka reaguar është zëdhënësi i Demokracisë së Re në Greqi, Giorgos Koumoutsakos.

Koumoutsakos i quan të papranueshme deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama, ndërsa thekson se po i hedh benzinë zjarrit.

?Edi Rama dje i hodhi benzinë zjarrit, kur foli në rrjetet sociale për varrimin e Katsifas. Deklaratat e tij ishin provokative dhe të papranueshme. Qeveria jonë heshti, duke e inkurajuar atë?, shprehet mes të tjerave Koumoutsakos.

 

Lajmet e fundit nga