LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bëri rolin e të fortit/ Deputeti “masakron” Ramën

9 Nëntor 2018, 12:55, Aktualitet CNA
Bëri rolin e të fortit/ Deputeti “masakron” Ramën

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama për ngjarjet në Bularat si dhe marrëdhëniet greko-shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Shehu shkruan se Kryeminsitri ankohet se po sulmohet nga Shqipëria e Greqia dhe arsyeja sipas tij, nuk qëndron vetëm tek ngjarja e Bularatit, por në një vazhdë 6-vjeçare të tij dhe qeverisë tij në marrdhëniet shqiptaro-greke.

?Ankohet Kryeministri se po sulmohet nga Shqiperia e nga Greqia…!! Ne fakt keshtu mund te jete, por jo pa aresye. Aresyeja qendron jo vetem tek ngjarjet e Bularatit, por ne nje vazhde 6 vjecare te tij e te Qeverise se tij ne maredheniet shqiptaro-greke. Ndodh keshtu kur artificialisht, mbasi ke trumbetuar per “zero probleme me fqinjet”, i shkaterron qellimshem e ne menyre aventureske ato maredhenie e me tej kur je i detyruar te “miqesohesh” shkon ( apo te cojne) ne tryeze i “kapitulluar”.-shkruan Shehu.

Më tej, ai thekson se ?E njejta skeme edhe per ate ngjarje, qe kishte ne zanafille indokrinimin ekstremist te te ndjerit, por qe Kryeministri e shoqeroi me disa deklarata aspak te pershtateshme dhe jo etike, qofte si reagim te tij edhe ndaj atyre prononcimeve te matura e vizionare, qe ne ate mori ekstremizmash kerkuan te vendosnin aresyen?.

Gjithjashtu, Shehu i konsideron si të papërshtatshme dhe jo etike deklaratat e Ramës, pasi sipas tij tentoi të marrë rolin e të ?fortit?, ndërsa mbas 48 orësh u detyrua të veshi petkun e ?kapitulluesit?.

?Ai vertet ato dite tentoi te marre rolin e te “fortit”, por perseri jo me shume se mbas 48 oresh u detyrua te veshi petkun e “kapitulluesit”!! Pra fajin Kryeministri duhet ta kerkoje ne radhe te pare te vetja e politikat e tij, e jo tek “qiriet Kadrinj”, shprehet Shehu./ CNA.al

 ?I sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s?i duhen dreqit?/ Rama reagon për ngjarjen në Bularat

Lajmet e fundit nga