Sot në “Xhenet”/ Melisa i ka mashtruar të gjithë duke u shtirur për vetëvrasjen e saj – CNA
Connect with us

Aktualitet

Sot në “Xhenet”/ Melisa i ka mashtruar të gjithë duke u shtirur për vetëvrasjen e saj

Publikuar

-

Selim pyet Xhengizin në lidhje me muzikën, por debatin e tyre e ndërpret lajmi i vetëvrasjes së Melisës. Xhenet i tregon Nilgynit se ka qenë në kërkim të varëses së humbur dhe ka zbuluar rastëssisht dhomën.
Nilgyn mashtron Xhenetin duke i thënë se karuseli është lodër e fëmijërisë së Selimit. Ajo i lutet Xhenetit ta ruajë sekretin e dhomës para Selimit.
Arzu fajëson Xhenetin për vetëvrasjen e Melisës. Selim dërgon Melisën në spital duke e mbajtur atë në krahë. Nilgyn ofrohet të shoqërojë Xhenetin në shtëpi dhe e pyet mbi arsyet që ka Arzu për të qenë kundër saj.
Nilgyn çmendet dhe e nget makinën me shpëjtësi të madhe për të trembur Xhenetin. Doktoresha jep lajmin se Melisa është jashtë rrezikut për jetën.
Suna shqetësohet për vonesën e Xhenetit dhe kjo gjë e tremb Mukadesin. Xhenet kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi. Asaj i bije fotografia e Aliut nga dora, por e fsheh para se Nilgyn të arrijë ta shikojë. Nilgyn i kërkon falje Xhenetit për sjelljen e saj.
Xhenet gëzohet kur mëson se Mukades ka filluar të formojë fjali. Xhenet i tregon Bestes se ka gjetur fotografinë dhe lodrën e Aliut në shtëpinë e Selimit.
Ajo ka dyshime se Selim dhe Ali janë i njëjti person. Xhenet është e bindur se personi që e ka rrëmbyer është Nilgyn dhe arsyeja për këtë është sekreti i Aliut.
Mahir shkon me vonesë në spital dhe kjo gjë e nxeh Rizan. Arzu fajëson veten që nuk ka mundur të parashikojë veprimin e Melisës. Riza mbështet Arzunë.  Selma nga ana tjetër e fajëson atë.
Selimin e vret ndërgjegjia. Mahir mbështet Arzunë pasi shikon gjëndjen e saj të dëshpëruar. Ozlem i shikon ata të kapur duarsh. Selim i shkon Melisës në dhomë dhe i rrëfen se e do shumë. Melisa qesh pasi e kupton se plani i saj po funksionon.
Ajo nuk ka tentuar me të vërtetë vetëvrasje, por ka shkruar letrën me qëllim që Selim të ndihet fajtor, ndërsa ilaçet nuk i ka pirë, por i ka fshehur në vazon me lule.
Orhan debaton me Selimin duke e fajësuar atë si shkakun e vetëvrasjes së Melisës. Xhengiz i shikon ata duke u zënë dhe i ndan nga njëri tjetri. Ozlem fshihet në mënyrë që Xhengiz të mos e shikojë.
Beste nuk e beson se Selim dhe Ali janë i njëjti person dhe as se Nilgyn mund ta ketë rrëmbyer Xhenetin.
Nilgyn kalon natën në dhomën e fëmijërisë së Selimit. Xhengiz e kupton se fotografia e fëmijërisë së Aliut është zhdukur dhe se Xhenet e ka parë atë.
Nilgyn dhe Xhengiz kalojnë natën në kërkim të fotografisë dhe i zë gjumi në dhomën e Selimit. Xhenet sillet ftohtë me Selimin pasi e shqetësojnë dyshimet. Selim mendon se Xhenet ndihet fajtore për vetëvrasjen e Melisës.
Selim shqetësohet kur nuk gjen Nilgynin dhe Xhengizin në shtëpi në mëngjes dhe niset në kërkim të tyre. Xhengiz dhe Nilgyn arrijnë të mashtrojnë Selimin dhe të mos i kthejnë atij asnjë përgjigje rreth fëmijërisë.

Aktualitet

Skandal në Ligën e Kombeve/ Sulmuesi suedez e pranon se gjyqtari i premtoi dy penallti

Publikuar

-

By

Një skandal i madh është publikuar ditën e sotme, teksa sulmuesi i Suedisë, Markus Berg, ka treguar se gjyqtari rumun Istvan Kovac i kishte premtuar këtij të fundit se do i jepte 2 penallti në pjesën e dytë. Idiotësi! Turqia u mund minimalisht në shtëpi dhe goli i suedezve u shënua me 11-metërsh në minutën e 71-të.

Lojtari i Suedisë e ka zbuluar vetë diçka të tillë duke treguar dhe bisedën që ka pasur me arbitrin, teksa në pushimin e ndeshjes kishte folur më këtë të fundit duke i shfaqur kontestimet e tij për një rast të diskutueshëm në pjesën e parë.

“Në pushimin e ndeshjes shkova tek arbitri të protestoja, sepse mendoja se duhej të më ishte dhënë një penallti në favor. Ia bëra të qartë mendimin tim dhe më tha: ‘Do shoh pamjet filmike dhe nëse vërtet kam gabuar, do të jap dy penallti në pjesën e dytë’”, ka thënë Berg.

LEXO EDHE:  Xhenet/Mine i tregon të vërtetën Xhenetit para të gjithëve, Arzu tronditet

Kaq ka mjaftuar që Turqia të protestojë në UEFA, duke kërkuar që ndeshja të përsëritet, pasi gjyqtari ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes, por ka nisur dhe proceduarat gjyqësore ndaj arbitrit. Një skandal i madh, pasi nëse do të vërtetohet do të ishte vërtetë e paprecedentë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-2500 euro për të kaluar kufirin/ Në pranga dy trafikantët

Publikuar

-

By

Policia Kufitare ka marrë shtesë për parandalimin dhe goditjen e kalimit të paligjshëm të kufirit si dhe në drejtim të forcimit të kontrollit të kamionëve dhe autoveturave si dhe të dokumentacionit të udhëtarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit si rezultat i kontrolleve të shtuara janë kapur 6 shtetas të cilët tentuan të kalonin Portin e Durrësit duke i’u shmangur kontrollit të dokumentacionit.

Gjashtë shtetasit, të cilët rezultuan me probleme për të lëvizur në hapsirën Schengen janë ndëshkuar me masë administrative 20 mijë lekë tê reja gjobë secili.

Uniformat blu bëjnë të ditur se janë arrestuar në flagrancë dy drejtues kamionësh, të cilët kundrejt vlerës 1500 – 2500 Euro për person kishin fshehur në kamionët e tyre dy shtetas për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Gjithashtu janë sekuestruar vlera monetare në Euro dhe Paund, si dhe është kapur dhe ndaluar edhe një shtetase e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës në zbatim të masave  shtesë për  intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë,  në sheshin e eksporteve kanë gjetur të fshehur poshtë kamionit dy shtetas shqiptarë, me qëllim për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Italisë:

  • Z.GJ., 39 vjeç, banues në Lezhë , i dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe shtetasi E.P., 31 vjeç, banues në Lezhë.

Pas verifikimit të bërë në sistemin TIMS, rezultoi  se shtetasi  Z.GJ., ishte i deportuar nga shteti Belg në datën 18.07.2018, pasi kishte vuajtur atje dënimin me 7 muaj burg, për veprën penale”Kultivim Canabisi”.

Shtetasi  E.P., ishte i deportuar nga shteti Hollandez në datën 07.05.2017, pasi kishte tentuar të kalonte kufirin shtetëror Hollandez në mënyrë të paligjshme për të shkuar në Mbretërine e Bashkuar, duke u fshehur poshtë një kamioni.

Në përfundim të dy shtetasit janë ndëshkuar me masë administrative  për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë  të reja gjobë secili.

Po gjatë kontrolleve  u kap shtetasi Z. C. 17 vjeç, lindur në Shijak, duke kaluar në mënyrë të paligjshme rrethimin e jashtëm me qëllim për të kaluar në tragetin e  linjës Durrës-Ancona. Ky shtetas u procedua me gjobë 20 mijë lekë të reja për shmangie të verifikimit kufitar.

Njëkohësisht gjatë kontrollit në sheshin e  eksporteve i fshehur poshtë një kamioni u kap shtetasi  D. S. 22 vjeç, lindur në Dibër.

LEXO EDHE:  Xhenet/Mine i tregon të vërtetën Xhenetit para të gjithëve, Arzu tronditet

Ky shtetas qëndronte i fshehur poshtë kamionit midis gomave, me qëllim për të kaluar me traget drejt  Italisë, i cili  u procedua për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionit me drejtues shtetasin Erion Rucaj, 39 vjeç,  banues në Tiranë, u gjet i fshehur në gabinën e kamionit, tek krevati i shoferit, shtetasi G. T. 37 vjeç, lindur ne Kosovë.

Ky shtetas do të kalonte kufirin në menyrë të paligjshme me linjën Durrës Ancona për në Itali, duke paguar shoferin Erion Rucaj me 1 500 euro.

Drejtuesi i kamionit shtetasi Erion Rucaj u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi  G. T. u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 20 mijë lekë të reja.

Rreth orës 17:58 gjatë kontrollit të mjetit me drejtues  shtetasin Kastriot Gjini, 40 vjeç, banues në Tiranë gjatë kontrollit brenda në kamion u gjet i fshehur shtetasi E. N. 23 vjeç, lindur  ne Dibër.

Ky shtetas do të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme duke u ndihmuar nga shoferi kamionit. Kamioni ishte i plumbosur dhe shoferi kishte prerë litarin dhe e kishte futur brenda nga mushamaja e trajlerit.

Nga kontrolli në sistemin TIMS ky shtetas është kthyer deportiv nga Norvegjia me motivin kapur me qëndrim ilegal në tejkalim të afeteve të qëndrimit dhe punësim ilegal. Dënim me afat 2 vjecar dhënë në Norvegji, dhe për të kaluar në Itali do të paguante 2 500 euro shoferin Kastriot Gjini.

Drejtuesi i kamionit Kastriot Gjini u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi E.N u ndëshkua me masë administrative  gjobë  në masën 20 mijë lëkë të reja.

Po gjatë 24 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë Kufitare Durrës u kap shtetësia në kërkim  Raida Kollobani, (alias Raida Priska) 41 vjeçe, banuese në Tiranë. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se kjo shtetase ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore italiane, për arsye se  është dënuar me 10 vjet e 7 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale/grup kriminal për lëndet narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal Italian. Pjesa e mbetur e dënimit është 3 vjet 11 muaj 9 ditë burgim.  Ndalimi i saj u bë  me qëllim ekstradimi drejt Italisë .

Stacioni i Policisë Kufitare Port Durrës, vazhdon punën për të goditur kalimet e paligjshme të kufirit  duke forcuar kontrollet për verifikimet kufitare.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ardi Veliut i rrëmbejnë kushëririn/ Detajet e krimit mafioz denoncuar nga Artan Hoxha

Publikuar

-

By

Një ngjarje e tipit mafioz, rrëmbim dhe zhdukje personi ka ndodhur në Vlorë pasditen e datës 17 korrik rreth orës 15:45.

I riu Elvis Troqe është rrëmbyer pa lënë gjurmë nga dy persona, në mes të qytetit të Vlorës, ndërsa një muaj para rrëmbimit të tij, ka humbur gjurmët shoku i ngushtë, Alban Xhaferri.

Pas rrëmbimit mediat reaguan duke sjellë pamje dhe intervista. Babai i Xhaferrit, Lutfi Xhaferri për News 24 ka thënë se hera e fundit që e kishte parë të birin ishte mbrëmja e 18 qershorit.

“Iku një muaj në Belgjikë dhe kur erdhi ndodhi kjo punë. Tani ka bërë diçka andej, nëse kanë lidhje këto me njera-tjetrën, nuk e di. Të hënën kishte vajtur nusja me gjithë krushkun në Prokurori. Ata i kishin thënë që mund të jetë zhdukur. Po mund ta kenë hedhur e ta kenë vrarë në ndonjë vend. djalin për herë të fundit e kam parë mbrëmjen e 18 qershorit, rreth orës 23, kur një makinë erdhi e mori për ta çuar në shtëpi”,- ka thënë babai Albano Xhaferrit.

Rreth këtyre rrëmbimeve mafioze ka qenë gazetari Artan Hoxha që ka publikuar detaje të reja. Në emisionin “Repolitix”, Hoxha publikoi rrëmbimin e Elvis Troqes.

LEXO EDHE:  Xhenet/Mine i tregon të vërtetën Xhenetit para të gjithëve, Arzu tronditet

Hoxha u shpreh se dyshimet janë që i riu të jetë rrëmbyer nga persona që i njihte prej kohësh, pasi ka hipur vetë në një benz ngjyrë gri dhe prej aty ka humbur gjurmët, por nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se mund të jetë ekzekutuar.

“Personi ka qenë i ulur në një tavolinë me shokun e tij dhe kur është çuar nuk ka marrë as celularin, sepse ka dalë për një bisedë të shkurtër. Nga ai moment është zhdukur.Familja kishte një darkë familjarë atë ditë, ndërsa Troqa është zhdukur pa lënë gjurmë”,- ka thënë Hoxha.

CNA.al mësoi se Elvis Troqja është i afërm i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ai e ka familjar dhe kanë lidhje të afërta gjaku me Elvis Troqen prej nënës së tij.

Ky detaj është mbajtur sekret dhe askush nga mediat nuk ka guxuar ta theksojë faktin se krimi ka mundur të shkojë deri në rrëmbimin e të afërmve të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:59 - 18 Nentor, 2018

Dimri paralizon rajonin, bllokohen 2 maune në Maqedoni

Prej dy ditësh në vendin tonë, në disa zona, ka nisur rënia dëborës, çka u bë problem edhe ditën e...

Aktualitet17:06 - 18 Nentor, 2018

U largua nëpërmjet Shqipërisë/ Mediat malazeze publikojnë fotot e Gruevskit

Mediat malazeze kanë zbuluar foto të arratisjes së Nikolla Gruevskit disa orë para se atij t’i dorëzohej refuzimi i kërkesës...

Aktualitet16:39 - 18 Nentor, 2018

Media gjermane thumbon Hungarinë/ Nuk i njeh ligjet për mikun e Obran, “refugjatin” Gruevski

Hungaria i kërcënon refugjatët me burg, nëse hyjnë ilegalisht në vend. Por me sa duket ligji nuk vlen për mikun...

Aktualitet15:47 - 18 Nentor, 2018

Sulmet ajrore ndaj ISIS/ Të paktën 40 persona kanë humbur jetën

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga sulmet ndaj bazave të ISIS në Siri. Mediat raportojnë se midis viktimave...

Aktualitet15:25 - 18 Nentor, 2018

Shpallja e pavarësisë/ Gazetari tregon të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit

Gazetari Ilir Ikonomi ka treguar të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Shqipërisë për shpalljen e pavarësisë. Në një...

Aktualitet14:48 - 18 Nentor, 2018

Shkundet Italia/ Regjistrohen lëkundje të forta tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur gjatë ditës së sotme Italinë. Mësohet se tërmeti është regjistruar rreth orës...

Aktualitet12:26 - 18 Nentor, 2018

Panairi i librit/ KLSH merr pjesë në edicionin e XXI-të

Në datat 14-18 nëntor 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë në edicionin e XXI të Panairit të Librit, në...

Aktualitet10:19 - 18 Nentor, 2018

Panik në Greqi/ Çfarë ka ndodhur në Athinë gjatë natës

Kryeqyteti i Greqisë, Athina ka qenë nën shtetrrethim të plotë gjatë natës. Mësohet se policia ka arrestuar 19 persona gjatë...

Aktualitet22:49 - 17 Nentor, 2018

Ndahen çmimet e letërsisë në Panairin e 21 të Librit

Sot në Panairin e 21-të të librit, një ditë para mbylljes në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet e këtij...

Aktualitet22:30 - 17 Nentor, 2018

Presidenti Trump në Kaliforni pas zjarreve shkatërrimtare

Presidenti Trumps ndodhet në Kaliforni për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret dhe për të takuar njerëz,...

Aktualitet19:30 - 17 Nentor, 2018

U shpall ‘non grata’/ Eurodeputetja qipriote nuk i ndal sulmet ndaj shqiptarëve

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous u shpall ‘non grata’ nga qeveria, pas dekaratave antishqiptare në varrimin e 35-vjeçarit, Kostantinos Kacifas. Por...

Aktualitet17:10 - 17 Nentor, 2018

Foto- ‘Tanku’ i Gruevskit/ Ja makina 600 mijë euro për të cilën akuzohet

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, që tashmë ndodhet në arrati është dënuar me dy vite burg, për aferën korruptive të blerjes së...

Aktualitet16:08 - 17 Nentor, 2018

‘Largohet nga Hungaria’/ Zyrtari i lartë tregon vendndodhjen e Gruevskit

Arratisja e ish-kryeministrit Maqedonas, Nikolla Gruevski ka qenë kryefjalë e mediave maqedonase, por jo vetëm. Referuar agjencisë së mediave bullgare...

Aktualitet10:33 - 17 Nentor, 2018

Kasapi: Kur shohim gjendra tumorale në mishin e derrit, e presim dhe ua shesim konsumatorëve

Nëse mendoni se mishi që blini te kasapët është i cilësisë më të mirë, duhet ta mendoni sërish pas deklaratës...

Aktualitet09:07 - 17 Nentor, 2018

CIA zbulon kush urdhëroi vrasjen e gazetarit

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi dyshohet të jetë urdhëruar personalisht nga se princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman. Në...

Aktualitet23:01 - 16 Nentor, 2018

Gjykata del kundër Donald Trump/ Riktheni lejen për gazetarin e CNN

Gjykata e Uashingtonit ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë t’i kthejë lejen e hyrjes reporterit të CNN-it, Jim Acosta, pas debatit...

Aktualitet22:25 - 16 Nentor, 2018

Shkrimtarja flet pa dorashka/ Është e tmerrshme të jesh burrë

Shkrimtarja Mimoza Ahmetin ka thënë se është e tmerrshme të jesh burrë. Në një intervistë në studion e emisionit “Provokacija”...

Aktualitet19:52 - 16 Nentor, 2018

Ciceroni ka jetuar në Shqipëri/ Gazetari zbulon banesën e tij

Gazetari Ilir Ikonomi ka postuar në rrjetet sociale një foto të vilës së Esat pashë Toptanit. Krahas kësaj fotoje gazetari...

Aktualitet18:18 - 16 Nentor, 2018

Panairi i librit/ Shqiptarët nuk kanë lekë për të blerë

Panairi i Librit vizitohet çdo nëntor nga mijëra qytetarë. Shumë shkojnë për kureshtje e këtu e kemi fjalën për nxënësit...

Aktualitet16:20 - 16 Nentor, 2018

Berlusconi sërish në telashe/ Zbulohen detaje të tmerrshme nga festat

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është sërish në telashe. Mediat italiane raportojnë se Berlusconi do dalë sërish përpara gjyqit, këtë herë...

Aktualitet15:15 - 16 Nentor, 2018

Pas dehjes, Junker “lë nam” sërish/ Shfaqet me dy këpucë të ndryshme

Jean Claude Junker, President i Komisionit Europian, prej kohësh është bërë objekt të qeshurash pas veprimeve të çuditshme që bën...

Aktualitet13:44 - 16 Nentor, 2018

Zaev ngre dyshime të forta/ Largimi i Gruevskit arratisje, apo rrëmbim

Pas arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, ka reaguar paraardhësi i tij kryeministri Zoran Zaev. Në një konferencë për shtyp,...

Aktualitet12:56 - 16 Nentor, 2018

Foto-“ Kur sunduesit grinden”/ Ismail Kadare prezanton në Panair botimin më të ri

Shkrimtari Ismail Kadare ka prezantuar ditën e sotme librin më të ri të tij në Panairin e 21-të të librit,...

Aktualitet12:10 - 16 Nentor, 2018

Ditë e trishtë për muzikën! Këngëtari i njohur ndahet nga jeta

Këngëtari legjendar i muzikës “country” dhe në të njëjtën kohë kitarist, Roy Clark është ndarë nga jeta mbrëmjen e së...

Aktualitet11:58 - 16 Nentor, 2018

Arratia e Nikolla Gruevskit/ LSDM akuza Mickoskit

Pas arratisjes së ish-kryeministrit Maqedonas Nikolla Gruevski, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë i ka bërë liderit të VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski se...

Aktualitet10:44 - 16 Nentor, 2018

Video-Tragjedi në Kaliforni/ 631 të zhdukur, 65 të vdekur nga zjarret

Rreth 65 persona kanë humbur jetën, ndërsa 631 të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë e zjarreve masive në Kaliforni.-raporton...

Aktualitet09:08 - 16 Nentor, 2018

Arratisja e Gruevskit/ Mali i Zi e pranon, ka dalë në datën 11 nëntor

Pas autoriteteve shqiptare, edhe ministria e Brendshme e Malit të Zi e pranoi se ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, ka hyrë...

Aktualitet20:12 - 15 Nentor, 2018

May zotohet se do të luftojë për planin e saj të Brexitit

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë në një konferencë për media se pavarësisht vendimeve të vështira, një draft marrëveshje për...

Trending

Read previous post:
Video- Presidenti Trump sulmon ashpër gazetarin e CNN

Jim Acosta sot gjatë një konforence  për shtyp në Shtëpinë e Bardhë është sulmuar ashpër Presidenti Trump. Trump u zemërua...

Close