SHBA, bashkëpunim apo rivalitet pas zgjedhjeve – CNA
Connect with us

Aktualitet

SHBA, bashkëpunim apo rivalitet pas zgjedhjeve

Publikuar

-

Relievi politik ndryshoi këtë javë në Uashington pas rezultatit të zgjedhjeve për Kongres. Demokratët e opozitës kanë fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa republikanët kanë forcuar kontrollin në Senat. Rezultati nga shumë analistë shihet si një vlerësim i ndarë i elektoratit për udhëheqjen e Presidentit Donald Trump.

Presidenti Trump foli dje në Shtëpinë e Bardhë për mundësinë e bashkëpunimit me demokratët, të cilët tani kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve.

“Dua të shoh bashkëpunim dypartiak. Dua të shoh unitet. Mendoj se shanset janë të mira, ndoshta jo në çdo temë, por gjithsesi ekzistojnë shanse të mira për bashkëpunim”.

Presidenti Trump i quajti meritë të tij fitoret e republikanëve në Senat:

“Mendoj se rezultatet që kam dëgjuar dhe besoj se do të konfirmohen, dëshmojnë se njerëzit më pëlqejnë mua dhe punën që po bëj”.

Udhëheqësja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi la të hapur mundësinë për bashkëpunim me presidentin mbi kujdesin shëndetësor dhe tema të tjera.

“Do të përpiqemi për bashkëpunim dypartiak. Besojmë se e kemi për detyrë të identifikojmë pika të përbashkëta aty ku është e mundur. Aty ku është i pamundur bashkëpunimi, ne do t’u përmbahemi parimeve tona”.

Demokratët shprehen të kënaqur me rezultatet në Dhomën e Përfaqësuesve, por të zhgënjyer nga humbjet në Senat. Ish-ligjvënësi Patrick Murphy foli në emisionin e Zërit të Amerikës, Plugged In:

“Nuk ishte një valë e madhe ndryshimi siç ishte parashikuar. Kjo dëshmon se njerëzit nuk votojnë më së shumti për temat, por lidhur me Presidentin Trump”.

Pas zgjedhjeve të së martës, është i paqartë kursi që do të marrë politika në Uashington, thotë analistja Karen Tumulty:

“Kemi dëgjuar një vendim të përzier. U duk sikur dallga blu ndeshi në murin e kuq. Mendoj se aleatët e Amerikës nëpër botë do ta kenë shumë të vështirë të kuptojnë çfarë po ndodh përveçse do të shohin ngecje të përsëritura në Kongres”.

Analisti John Fortier thotë se nuk duhet të mendohet si i pamundur një farë bashkëpunimi mes presidentit dhe demokratëve:

“Ka gjëra që mund të arrihen me bashkëpunim mes demokratëve dhe republikanëve. Është e vështirë pasi të dyja palët kanë qëndrime diametralisht të kundërta. Megjithatë ka gjëra që mund të realizohen, por jo axhenda e presidentit”.

Por presidenti mund të stepet nëse demokratët hapin procese hetimore mbi Shtëpinë e Bardhë, thotë politologia Molly O’Rourke:

“Do të ndryshojnë shumë gjërat në presidencën Trump tani që demokratët kanë Dhomën e Përfaqësuesve, e cila ka mundësinë ta sfidojë presidentin në axhendën legjislative, por edhe në mënyrën si udhëhiqet administrata”.

Pas zgjedhjeve për Kongres, Presidenti Trump duket edhe se ka marrë zemër, por edhe sikur është vënë përballë një sfide të re. Por ai duket i gatshëm për dy vitet e fundit të mandatit të tij që besohet se do të sjellin beteja të forta politike.

Aktualitet

Nga “humbi maloku”, tek numri dy i PD-së

Publikuar

-

By

Basha Bardhi ne nje deklarate per mediat

Lulzim Basha do të mbledhë sot Këshillin e ri Kombëtar, ku ashtu sikurse CNA.al ka paralajmëruar do të zhvillohet një garë formale, për zgjedhjen e lidershipit të ri.

Ajo që bie në sy është fakti që gjithçka është e vendosur paraprakisht nga Lulzim Basha dhe familja e tij e cila ka marrë në dorë drejtimin e PD-së, dhe mbledhja e sotme, duket të jetë një tjetër farsë e Lulzim Bashës.

Një tjetër detaj që vlen të theksohet është se Lulzim Basha ka vendosur në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhin, një ish-ministër teknik, i qeverisjes Rama-Basha.

Lulzim Basha duke se ka shumë shpresa tek Gazmend Bardhi, i cili shihet edhe si një figurë që mbështet fuqishëm edhe nga “kukumjaçkat” e PD-së.

Ai që në zgjedhjet e 2013-ës thoshte pas humbjes së PD, perballë  koalicionit të qelbësirave, bërtiste e ulëriste, “humbi maloku”, duke ju drejtuar kështu ish-kryeministrit dhe liderit historik të demokratëve, Sali Berishës, sot Gazmend Bardhi është përzgjedhur nga Luli si numri dy i PD-së.

Partia Demokratike ka shumë kapacitete dhe mund të krijonte një ekip që të siguronte fitoren përballë Edi Ramës, por Lulzim Basha ka vendosur jo ringritjen e PD-së, por konsolidimin e Republikës së Re dhe mbajtjen në pushtet të Ramës.

Ai që fërkonte barkun për humbjen e PD-së, “humbjen e malokut” tashmë do të jetë numri dy i Republikës së Re të Lulzim Bashës./ CNA.al

Luli emëron Haxhi Lleshin e PD-së

Faktet-Basha emëron sekretarët dhe Kryesinë/ Gara gënjeshtra e radhës

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

AMA i tërheq vëmendjen Top Channel, konstaton shkelje në emisionin e Arbana Osmanit

Publikuar

-

arbana osmani

Autoriteti i Medias Audiovizive i ka tërhequr vëmendjen televizionit “Top Channel”, pasi ka konstatuar shkelje në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” të moderuar nga Arbana Osmani.

Vendimi i AMA-s, sikurse edhe citohet në letrën drejtuar Top Channel vjen pas reagimeve masive në rrjetet sociale, por edhe nga reagimi i 36 organizatave, të cilat punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe për të drejtat e vajzave dhe grave.

Mënyra e trajtimit të historisë personale të një gruaje, viktimë e dhunës në familje, ushtruar nga bashkëshorti i saj, u cilësua si rast abuzimi dhe nxiti një valë të re komentesh të cilat paragjykojnë gratë e dhunuara, duke justifikuar dhunën ndaj  tyre.

Kështu,  AMA ka vendosur t’i tërheqë vëmendjen Top Channel.

“Ama vendosi sanksionin “Tërheqje vëmendje” ndaj subjektit tuaj audiovizv. në rast përsëritje të shkeljes, do të fillojë procedimin sipas kërkesave të parashikuara ligjore”- thuhet në letrën dërgua televizionit kombëtar, firmosur nga kreu i AMA-s Gentian Sala.

Gjatë transmetimit të programit me 12 janar 2019 , u përshkrua në mënyrë të detajuar historia e një gruaje viktime e dhunës në familje ushtruar nga bashkëshorti i saj.

“Mënyra e trajtimit të historisë personale të Znj. E. justifikon dhe legjitimon ushtrimin e dhunës me bazë gjinore, duke u bërë faktor në riviktimizimin e vajzave e grave të dhunuara. Trajtimi jo i drejtë i këtij rasti abuzimi ka nxitur një valë të re komentesh të cilat paragjykojnë gratë e dhunuara, duke justifikuar dhunën ndaj tyre. Kjo qasje përforcon stereotipet gjinore ku gratë perceptohen si të nënrenditura, si pronë dhe ku dhuna tolerohet apo justifikohet dhe vjen si pasojë e një “faji” të viktimës.

Zonja E. i kërkonte falje bashkëshortit në emision për faktin që e kishte denoncuar në polici pas dhunës së ushtruar prej tij dhe kjo jepej në televizion me nota romantizmi.” – citohet ndër të tjera në raportin e Ama-s. Burimi:gazeta sot

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Luli emëron Haxhi Lleshin e PD-së

Publikuar

-

By

Ish-presidenti Bujar Nishani, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD, Lulzim Basha

Partia Demokratike, do të mbledhë sot Këshillin e ri Kombëtar, i cili do të zgjedhë lidershipin e ri. Gjatë mbledhjes së sotme do të zgjidhen nënkryetarët e Partisë, Sekretari i përgjithshëm dhe 4 sekretarë.
Por, Bash aka shpikur edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar dhe aty ka vendosur ish-presidentin Bujar Nishani.
Njëlloj siç ishte Haxhi Lleshi në kohën e diktaturës, Basha ka shpikur një post të ri, në kuadër të reformimit të Partisë Demokratike.
Ashtu si në kohën e diktaturës, ku Sekretari i Parë emëronte Haxhi Lleshin, një personazh me të cilin dikur tregonin barcaleta, sot Basha si sekretar i parë i Republikës së tij të Re, emëron Bujar Nishanin si “Haxhi Lleshin” e tij.
Haxhi Lleshi ishte një personazh qesharak , ish-president i kohës së diktaturës, ndërsa Bujar Nishani, është ish-presidenti i Sali Berishës.
Në fakt, lideri me “frymë perëndimore”, sikurse pretendon se është Basha, po e rikthen Partinë Demokratike në frymën e diktaturës./CNA.al

Faktet-Basha emëron sekretarët dhe Kryesinë/ Gara gënjeshtra e radhës

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:20 - 17 Janar, 2019

Vizita e Putin në Serbi/ Tregon dy gabimet e Kosovës

Presidenti rus, Vladimir Putin i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Serbi. Nga konferenca me homologun e tij serb...

Aktualitet16:11 - 17 Janar, 2019

Kaos në Universitetin e Durrësit/ Pedagogët bashkohen me studentët

Pedagogët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë firmosur një peticion për të mbështetur protestën e studentëve. Ndërsa, studentët prej...

presidenti rus vladimir putin presidenti rus vladimir putin
Aktualitet15:58 - 17 Janar, 2019

Putin në Serbi/ Reagojnë Oganizatat joqeveritare

Organizatat joqeveritare në Serbi kanë thënë sot se modeli i pushtetit autoritar që përdor presidenti rus, Vladimir Putin nuk duhet...

Aktualitet11:40 - 17 Janar, 2019

Në kujtim të aktorit korçar Jani Riza

Kujtojme sot 73 vjetorin e lindjes se aktorit te mirenjohur Korcar Jani Riza qe per fat te keq eshte ndare...

Aktualitet08:53 - 17 Janar, 2019

Putin sot në Beograd/ Mitrovica “pushtohet” nga flamujt dhe shkrimet ruse

Në ditën kur presidenti rus Vladimir Putin pritet të vizitojë Beogradin, në veri të Mitrovicës janë vendosur gjithandej flamuj të...

kryeministrja e anglise, theresa may, ne deklarate kryeministrja e anglise, theresa may, ne deklarate
Aktualitet20:37 - 16 Janar, 2019

Brexit/ Theresa May fiton në mocionin e mosbesimit

Parlamenti britanik nuk e ka miratuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Theresa May. Pas votimit, kryeministrja Theresa May tha...

stema e ushtrise clirimtare te kosoves stema e ushtrise clirimtare te kosoves
Aktualitet18:44 - 16 Janar, 2019

Krimet e luftës/ Komandanti i UÇK-së përpara Gjykatës Speciale

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku ka përfunduar ditën e sotme intervistimin nga Prokuroria Speciale e Hagës. Pas...

ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat
Aktualitet15:58 - 16 Janar, 2019

Ndryshimi i emrit të Maqedonisë/ Zbulohet qëndrimi i Rusisë

Rusia ka ngritur një pikëpyetje në lidhje me marrëveshjen e ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Ministri i Jashtëm i Rusisë,...

ish-komandanti thirret nga gjykata speciale ish-komandanti thirret nga gjykata speciale
Aktualitet15:41 - 16 Janar, 2019

Akuza për krime lufte/ Ish-komandanti në Gjykatën Speciale

Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”, është  thirrur nga Gjykata Speciale. Tara është...

voa, zeri i amerikes ne shqip voa, zeri i amerikes ne shqip
Aktualitet10:58 - 15 Janar, 2019

E quajti kazan/ “Zëri i Amerikës” i përgjigjet Ramës

Media amerikane më e madhe dhe më jetëgjatë, në Shqipëri, “Zëri i Amerikës” mbushi  sot 75-vjet transmetim. Ditën e djeshmje...

masakra ku u vrane 45 vete ne recak masakra ku u vrane 45 vete ne recak
Aktualitet10:47 - 15 Janar, 2019

Masakra e Reçakut/ Ende nuk ka drejtësi

20-vjet kanë kaluar nga masakra në Reçak të Shtimës në Kosovë dhe asnjë shenjë nuk ka që të bëjë lidhjen...

Aktualitet13:54 - 13 Janar, 2019

Foto/ Zgjidhet ministri i ri i Mbrojtjes në Greqi

Është zgjedhur personi i cili do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes në Greqi. Menjëherë pas dorëheqjes së Panos Kammenos nga...

Aktualitet13:30 - 13 Janar, 2019

Paralajmëron drejtori i Policisë/ Çfarë do ndodhë me grupet kriminale

106-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit është festuar edhe në Drejtorinë Vendore të qyetit të Elbasanit. Drejtori i Policisë...

Aktualitet11:43 - 13 Janar, 2019

Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes në Greqi

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka dhënë dorëheqjen. Kammenos, i cili njëkohësisht është edhe lider i partisë ANEL, ka...

Aktualitet14:49 - 12 Janar, 2019

Shpërthim i fuqishëm në Paris/ 2 të vdekur 30 të plagosur

Parisi u trondit nga një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e sotëm. Shpërthimi ndodhi si rezultat i rrjedhjes së gazit në...

Aktualitet10:02 - 12 Janar, 2019

Shpërthim në qendër të Parisit/ Raportohet për disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Opera, në Paris. Mësohet...

Aktualitet19:46 - 11 Janar, 2019

Kuvendi çan bllokadën e votave/ Miratohet emri Maqedonia e Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot  ndryshimin e Kushtetutës për marrëveshjen me Greqinë në lidhje me çështjen e ndryshimit...

Aktualitet18:53 - 11 Janar, 2019

Skandali në Pashaliman/ Reagon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar pas vjedhjes së tre armëve automatike në bazën ushtarake të Pashalimanit...

Aktualitet15:29 - 11 Janar, 2019

Thirrja e Alia Asllanit më aktuale se kurrë/ Mbushni xhepe, mbushni arka, të “pabrek” ju gjeti dreka, milionier ju gjeti darka!

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani,...

Aktualitet13:49 - 11 Janar, 2019

Debati për Cakajn/ Albin Kurti zë ngushtë Ramën

Debati për mosdekretimin e Gent Cakaj ka përfshirë të gjithë spektrin politik në Kosovë. Pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta,...

Aktualitet13:09 - 11 Janar, 2019

Dëbora izolon Kukësin/ Ndërhyn ushtria

Forcat e ushtrisë janë nisur drejt fshatit Tërshenë të Kukësit, ku që prej mbrëmjes së djeshme një 50-vjeçar është shumë...

Aktualitet10:10 - 11 Janar, 2019

“$525,000+ për Shqipërinë në 3 minuta”, Albanian Scholarship Effort

Nga Besart Çopa * Në moshën 15 vjecare unë isha Shqiptari i parë që iku në një nga gjimnazet më...

Kultura09:19 - 11 Janar, 2019

Konkurs poetik, për dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani

“Botimet TROPOJA”, në nderim të emrit e veprës të Bylbyl Hazir Breçanit: “Dëshmor i Kosovës dhe i Shqipërisë”, “Qytetar Nderi”...

Aktualitet01:08 - 11 Janar, 2019

VIDEO-Përplasje në fakultetin e drejtësisë/ Policia futet në ambientet ku janë ngujuar studentët

Policia private qe ruan godinen, është futur rreth ores 00.30 minuta, në ambientet e brendëshme të Fakultetit të Drejtësisë, ku...

Aktualitet21:02 - 9 Janar, 2019

Themeluesi i Amazon ndahet nga gruaja, bien aksionet e kompanisë në bursat ndërkombëtare

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe gruaja, Mc Kenzie, do të ndahen. Ata të dy do të ndahen pas 25...

Aktualitet17:57 - 9 Janar, 2019

Administrata e Trump degradon misionin e BE në SHBA

Administrata e presidentit Donald Trump ka degraduar vitin e kaluar statusin e misionit të Bashkimit Europian pa bërë asnjë njoftim....

drejtesia, vettingu, kalimi drejtesia, vettingu, kalimi
Aktualitet11:18 - 9 Janar, 2019

Kreu i Gjykatës së Kurbinit del para Vettingut/ KPK zbulon pasurinë e fshehur

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit, do të japë sot vendimin për Kryetarin e Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjonin, vendim i...

Aktualitet09:42 - 9 Janar, 2019

Video/ Festivali i akullit dhe borës

Në Kinë është hapur Festivali ndërkombëtar i Harbinit, i skulpturave të akullit dhe borës. I vendosur në provincën e Heilongjangut...

Trending

Read previous post:
Presidenti Trump nderon viktimat e komunizmit

Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu të mërkurën në mbrëmje nderimin e tij për viktimat e komunizmit, mbi 100 milionë vetë...

Close