Iftuar në “Ekopolitikë” në Ora News, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tirana Mark Crawford, foli për problemin e PPP-ve në vend.

Sipas tij, ky model investimi, pra nëpërmjet Partneritetit Publik-Privat, është model i njohur në një masë të madhe shtetesh. Edhe pse PPP-të është një praktikë e njohur, përsëri duhet pasur pasur kujdes në mënyrën se si implementohet ajo.

Ajo që vihet re në Shqipëri është konceptimi i gabuar i idesë së Partneritetit Publik-Privat. Kur një kompani private merr përsipër gjithë rezultatet, ajo do të marrë përsipër edhe riskun për gjithë projektin.

LEXO EDHE:  Nëna e indinjuar hap debate në internet: A duhet t’u lirojnë të rinjtë vendin të moshuarve në autobus?

Nga ana tjetër, kemi shfaqjen e një mënyre tjetër. Një kompani private financon projektin nëpërmjet buxhetit të shtetit e rrjedhimisht, qeveria përballet me një dyfishim kostoje.

Sipas z. Crawford, në Shqipëri duket se rëndom ndodh situata e mësipërme. Sipas tij, janë kompani të cilat, edhe pse amrrim përispër zbatimin e një projekti të caktuar, ato nuk marrin përispër gjithë riskun e tij por vetëm një pjesë të vogël. Në një farë mënyre, krijohet një partneritet mes publikut dhe një ndërmjetësi (brooker-i).

Pra, është pikërisht ky i fundit ai që nuk merr përsipër gjithë riskun e projektit pasi nuk ka interest të caktuar në gjithë investimin publik që është duke u zhvilluar apo nga investimi që bën qeveria./probiznes.al