Për pak bëhen me djalë, Almeda dhe Tolgahan blejnë vilën super luksoze – CNA
Connect with us

Aktualitet

Për pak bëhen me djalë, Almeda dhe Tolgahan blejnë vilën super luksoze

Publikuar

-

Pak ditë më parë, Almeda Abazi dha lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të parë.

Si duket djali i familjes Sayisman do të pritet në një shtëpi të re dhe jo aty ku ata nisën të jetonin pas martese.

Mediat turke shkruajnë se çifti ka blerë një super vilë në Çekmekoy. Vila është 4-katëshe dhe është në qytetin e bukur të Stambollit, ndërsa mësohet se u ka kushtuar 4.5 milionë lira turke.

Kjo vilë do të ketë një kopsht të madh dhe pishinë fantastike që mund ta shfrytëzojnë edhe gjatë dimrit.

Madje çifti i famshëm është edhe në kërkim të një shtëpiakeje, si dhe të një mamie që do ta ndihmojë bukuroshen shqiptare të rrisë djalin që do të vijë në jetë në 2019-ën.

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Braktisja nga qeveria/ Fermerët paralajmërojnë falimentimin  

Publikuar

-

By

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar takime më fermerët në zonën e Beratit, ku ndau shqetësimin e braktisjes nga qeveria dhe rrugën e zgjidhjes, nëpërmjet alternativës së Partisë Demokratike dhe zgjedhjes me votë të lirë të një qeverie që nuk është e kapur nga krimi dhe oligarkët. Mungesa e subvencioneve, çmimi i lartë i naftës dhe mungesa e infrastrukturës ishin tre shqetësimet kryesore të fermerëve, për të cilat Basha tha se zgjidhja është dhënë në programin e Partisë Demokratike.

“Nëqoftëse nuk të rimburson psh plehun që të ta japë jo në atë kosto, plasmasin nuk ta jep, 20 përqindëshin ta ka hequr, çfarë ngeli për ne? Nëse do të ndiqet kjo, është shumë e afërt që këtu do të falimentojnë të gjithë, pa përjashtim.”tha një fermer.

Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se “Nuk ka asnjë vend të Europës që bujqësia të funksionojë pa subvencione, as Ballkan. Ne s’themi se premtojmë mrekullira, por të paktën subvencione sa jep Kosova dhe Maqedonia do të japim. 150 milion euro në vit janë të domosdoshme që të paktën të ulin kostot e mekanikës apo, në rastin tuajc të plasmasit të serave, të pesticideve, të imputeve, fidanëve etj.”

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët në Poshnjë, pronarë të disa serave, Kreu i opozitës u shpreh se qeveria Rama punon për një grusht klientësh të saj dhe taksat e shqiptarëve shkojnë për të pasuruar këtë pakicë të koruptuar, duke ndarë me ta 2.2 miliardë euro.

“Me 2.2 miliard euro, ne mund të arrinim fare lehtësisht të shpërndanim 150 milion euro në vit për fermerët. Me 2.2 miliard euro ne mund të arrinim të rrisnim pensionet 30 përqind për gjithë shqiptarët.  Në vend që ndodhin këto dhe të ju prekin dhe të shpërndahet leku tek të gjithë shqiptarët, 10 veta marrin 2.2 miliardë euro dhe pjesa tjetër e popullit mbetet me gisht në gojë” – tha Basha.

Çmimi i rritur i naftës ishte një nga problemet kryesore të fermerëve, por kreu i opozitës i njohu ata me zgjidhjen që ofron Partia Demokratike, jo vetëm për fermerët, por për të gjithë ata që përdorin automjetet.

“Absolutisht për të gjithë vendin, hapi i parë do të jetë heqja e taksës Rama mbi naftën. Në momentin e parë që do të aplikojmë këtë masë, nafta do të jetë minimalisht 300 lekë më e lirë dhe pastaj do të ecim me hapa të tjerë me naftën bujqësore. Por, hapi i parë për të gjithë ekonominë do të jetë ulja e çmimit të naftës me 300 lekë.”- u shpreh Lulzim Basha.

Që ky plan të konkretizohet, kreu i opozitës u tregua i hapur me fermerët në Berat për pengesën që ndodhet përpara, pengesë e cila duhet larguar nëpërmjet bashkimit.

“Pa ndryshuar gjendja politike, pa pasur një qeveri që e ka të lidhur fatin me ju dhe jo me banditët dhe kriminelët, mos prisni të ketë ndryshim as në tavolinën tuaj, as në xhepat tuaj, as në serat tuaja, as në arat tuaja. Një shprehje kam dëgjuar këto 3-4 javë që kam lëvizur: Na ka shkuar në palcë! Nuk ka pse të na shkojë në palcë. Ne jemi shumica, ju jeni shumica. Ejani ta marrim fatin tonë në duart tona!”- tha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Panucci e pranon më në fund/ Ja ku kam gabuar

Publikuar

-

By

Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, doli në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Uellsit, ku foli për situatën e vështirë që po kalon Kombëtar.

Si është raporti juaj me presidentin e FSHF? Keni biseduar me Duken, kjo është ndeshja e fundit, apo do vazhdoni?

Këtë pyetje bëjani Dukës, mos ma bëni mua. Unë jam trajneri i Kombëtares dhe normalisht kam pozicionet dhe detyrat e mija. Këtu ka shumë të vërteta që nuk ka asnjë interes për t’i thënë, duhet të zgjidhim problemet e ekipit.

SI mund të dilet nga ky tunel?

Ka 1 vit e gjysmë që ekipi ka bërë një rënie, objektivi është të ecim sa më parë. Nga tuneli dilet duke punuar. Askujt nuk i intereson të thotë sa lojtarë i kanë munguar Shqipërisë në 1 vit e gjysmë. Gjermania doli e fundit në Ligën e Kombeve, imagjinoni çfarë mund t’i thonë të shkretit Lëv. Kur të jetë gjithë grupi në dispozicion, kjo skuadër mund të tentojë të shkojë në Kampionatin Europian. Duke qenë se unë jam përgjegjësi i vetëm, jam përpjekur të sjell diçka ndryshe. Duke qenë se janë njerëzit arrogantë dhe nuk ndryshojnë mendim, nuk kam asnjë problemi të them që duhet të ndryshojmë patjetër. Historia tregon diçka tjetër. Unë nuk jam idiot. Duhet të ndryshoj. Po vazhduam në këtë rrugë, vë në vështirësi lojtarët.

Çfarë do të ndryshojmë, duke filluar që nesër?

Nesër do të duhet një ulërimë nga lojtarët, duhet të tregojnë atributet e tyre. Dëgjoj një stadium që ofendon me të drejtë, jam një person serioz dhe e vuaj shumë këtë gjë. Kam gabuar në këtë vit idenë e futbollit që duhet të sillja. Prandaj do të ndryshojmë dhe shpresoj të shkojmë në një rrugë që do të jetë e dyta.

Mos ndoshta keni gabuar që keni qenë euforik?

Nuk kemi treguar atë që ne jemi si Kombëtare. Kjo peshon në karakterin tim. Nuk i stërvit çdo ditë lojtarët. Duhet të trajnosh sa më pak të jetë e mundur me ndryshimet e lojtarë. Shumë ekipe big ka rënë nga Liga, nuk kam dëgjuar për ndërrimin e trajnerit, kjo është gjeja e fundit që diskutohet. Në Kombëtare nuk ka asnjëherë provë, jemi përpjekur të sjellim një ide por nuk shkoi mirë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Del në ankand pasqyra 110-vjeçare e kapitenit të Titanic, besohet të jetë e pushtuar nga fantazma e tij

Publikuar

-

Një pasqyrë që ka qenë në zotërim të kapitenit të Titanikut, është vendosur në ankand për më shumë se 10,000 sterlina.

Pasqyra 110-vjeçare besohet të jetë e pushtuar një herë në vit nga fantazma e pronarit të saj të vjetër, Edward John Smith, i cili e la atë në tryezën e shtëpisë së tij para se të nisej për në lundrim me anijen fatkeqe.

Një shërbëtoreje të kapitenit, Ethelwynne, iu ofrua të merrte një send nga shtëpia e tij, pasi Smith humbi jetën kur anija që ai drejtonte goditi një ajsberg në 14 prill 1912, si një dhuratë në vend të pagave.

Por, vajza e tmerruar u tha të afërmve se ajo ende mund të shihte fytyrën e kapitenit Smith në pasqyrën e tij çdo vit në përvjetorin e fundosjes së Titanikut.

Që atëherë, pasqyra e “pushtuar” ka kaluar dorë më dorë në të afërmit e Ethelwynne-s dhe tani është në posedim të pronarit aktual, David Smith, i cili e mbajti atë në një kube për pesë vitet e fundit.

Pasqyra pritet të rrëmbejë më shumë se 10,000 sterlina nga koleksionistët kur të dalë në ankand këtë dhjetor.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:59 - 18 Nentor, 2018

Dimri paralizon rajonin, bllokohen 2 maune në Maqedoni

Prej dy ditësh në vendin tonë, në disa zona, ka nisur rënia dëborës, çka u bë problem edhe ditën e...

Aktualitet17:06 - 18 Nentor, 2018

U largua nëpërmjet Shqipërisë/ Mediat malazeze publikojnë fotot e Gruevskit

Mediat malazeze kanë zbuluar foto të arratisjes së Nikolla Gruevskit disa orë para se atij t’i dorëzohej refuzimi i kërkesës...

Aktualitet16:39 - 18 Nentor, 2018

Media gjermane thumbon Hungarinë/ Nuk i njeh ligjet për mikun e Obran, “refugjatin” Gruevski

Hungaria i kërcënon refugjatët me burg, nëse hyjnë ilegalisht në vend. Por me sa duket ligji nuk vlen për mikun...

Aktualitet15:47 - 18 Nentor, 2018

Sulmet ajrore ndaj ISIS/ Të paktën 40 persona kanë humbur jetën

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga sulmet ndaj bazave të ISIS në Siri. Mediat raportojnë se midis viktimave...

Aktualitet15:25 - 18 Nentor, 2018

Shpallja e pavarësisë/ Gazetari tregon të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit

Gazetari Ilir Ikonomi ka treguar të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Shqipërisë për shpalljen e pavarësisë. Në një...

Aktualitet14:48 - 18 Nentor, 2018

Shkundet Italia/ Regjistrohen lëkundje të forta tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur gjatë ditës së sotme Italinë. Mësohet se tërmeti është regjistruar rreth orës...

Aktualitet12:26 - 18 Nentor, 2018

Panairi i librit/ KLSH merr pjesë në edicionin e XXI-të

Në datat 14-18 nëntor 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë në edicionin e XXI të Panairit të Librit, në...

Aktualitet10:19 - 18 Nentor, 2018

Panik në Greqi/ Çfarë ka ndodhur në Athinë gjatë natës

Kryeqyteti i Greqisë, Athina ka qenë nën shtetrrethim të plotë gjatë natës. Mësohet se policia ka arrestuar 19 persona gjatë...

Aktualitet22:49 - 17 Nentor, 2018

Ndahen çmimet e letërsisë në Panairin e 21 të Librit

Sot në Panairin e 21-të të librit, një ditë para mbylljes në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet e këtij...

Aktualitet22:30 - 17 Nentor, 2018

Presidenti Trump në Kaliforni pas zjarreve shkatërrimtare

Presidenti Trumps ndodhet në Kaliforni për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret dhe për të takuar njerëz,...

Aktualitet19:30 - 17 Nentor, 2018

U shpall ‘non grata’/ Eurodeputetja qipriote nuk i ndal sulmet ndaj shqiptarëve

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous u shpall ‘non grata’ nga qeveria, pas dekaratave antishqiptare në varrimin e 35-vjeçarit, Kostantinos Kacifas. Por...

Aktualitet17:10 - 17 Nentor, 2018

Foto- ‘Tanku’ i Gruevskit/ Ja makina 600 mijë euro për të cilën akuzohet

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, që tashmë ndodhet në arrati është dënuar me dy vite burg, për aferën korruptive të blerjes së...

Aktualitet16:08 - 17 Nentor, 2018

‘Largohet nga Hungaria’/ Zyrtari i lartë tregon vendndodhjen e Gruevskit

Arratisja e ish-kryeministrit Maqedonas, Nikolla Gruevski ka qenë kryefjalë e mediave maqedonase, por jo vetëm. Referuar agjencisë së mediave bullgare...

Aktualitet10:33 - 17 Nentor, 2018

Kasapi: Kur shohim gjendra tumorale në mishin e derrit, e presim dhe ua shesim konsumatorëve

Nëse mendoni se mishi që blini te kasapët është i cilësisë më të mirë, duhet ta mendoni sërish pas deklaratës...

Aktualitet09:07 - 17 Nentor, 2018

CIA zbulon kush urdhëroi vrasjen e gazetarit

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi dyshohet të jetë urdhëruar personalisht nga se princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman. Në...

Aktualitet23:01 - 16 Nentor, 2018

Gjykata del kundër Donald Trump/ Riktheni lejen për gazetarin e CNN

Gjykata e Uashingtonit ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë t’i kthejë lejen e hyrjes reporterit të CNN-it, Jim Acosta, pas debatit...

Aktualitet22:25 - 16 Nentor, 2018

Shkrimtarja flet pa dorashka/ Është e tmerrshme të jesh burrë

Shkrimtarja Mimoza Ahmetin ka thënë se është e tmerrshme të jesh burrë. Në një intervistë në studion e emisionit “Provokacija”...

Aktualitet19:52 - 16 Nentor, 2018

Ciceroni ka jetuar në Shqipëri/ Gazetari zbulon banesën e tij

Gazetari Ilir Ikonomi ka postuar në rrjetet sociale një foto të vilës së Esat pashë Toptanit. Krahas kësaj fotoje gazetari...

Aktualitet18:18 - 16 Nentor, 2018

Panairi i librit/ Shqiptarët nuk kanë lekë për të blerë

Panairi i Librit vizitohet çdo nëntor nga mijëra qytetarë. Shumë shkojnë për kureshtje e këtu e kemi fjalën për nxënësit...

Aktualitet16:20 - 16 Nentor, 2018

Berlusconi sërish në telashe/ Zbulohen detaje të tmerrshme nga festat

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është sërish në telashe. Mediat italiane raportojnë se Berlusconi do dalë sërish përpara gjyqit, këtë herë...

Aktualitet15:15 - 16 Nentor, 2018

Pas dehjes, Junker “lë nam” sërish/ Shfaqet me dy këpucë të ndryshme

Jean Claude Junker, President i Komisionit Europian, prej kohësh është bërë objekt të qeshurash pas veprimeve të çuditshme që bën...

Aktualitet13:44 - 16 Nentor, 2018

Zaev ngre dyshime të forta/ Largimi i Gruevskit arratisje, apo rrëmbim

Pas arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, ka reaguar paraardhësi i tij kryeministri Zoran Zaev. Në një konferencë për shtyp,...

Aktualitet12:56 - 16 Nentor, 2018

Foto-“ Kur sunduesit grinden”/ Ismail Kadare prezanton në Panair botimin më të ri

Shkrimtari Ismail Kadare ka prezantuar ditën e sotme librin më të ri të tij në Panairin e 21-të të librit,...

Aktualitet12:10 - 16 Nentor, 2018

Ditë e trishtë për muzikën! Këngëtari i njohur ndahet nga jeta

Këngëtari legjendar i muzikës “country” dhe në të njëjtën kohë kitarist, Roy Clark është ndarë nga jeta mbrëmjen e së...

Aktualitet11:58 - 16 Nentor, 2018

Arratia e Nikolla Gruevskit/ LSDM akuza Mickoskit

Pas arratisjes së ish-kryeministrit Maqedonas Nikolla Gruevski, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë i ka bërë liderit të VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski se...

Aktualitet10:44 - 16 Nentor, 2018

Video-Tragjedi në Kaliforni/ 631 të zhdukur, 65 të vdekur nga zjarret

Rreth 65 persona kanë humbur jetën, ndërsa 631 të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë e zjarreve masive në Kaliforni.-raporton...

Aktualitet09:08 - 16 Nentor, 2018

Arratisja e Gruevskit/ Mali i Zi e pranon, ka dalë në datën 11 nëntor

Pas autoriteteve shqiptare, edhe ministria e Brendshme e Malit të Zi e pranoi se ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, ka hyrë...

Aktualitet20:12 - 15 Nentor, 2018

May zotohet se do të luftojë për planin e saj të Brexitit

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë në një konferencë për media se pavarësisht vendimeve të vështira, një draft marrëveshje për...

Trending

Read previous post:
Video- Presidenti Trump sulmon ashpër gazetarin e CNN

Jim Acosta sot gjatë një konforence  për shtyp në Shtëpinë e Bardhë është sulmuar ashpër Presidenti Trump. Trump u zemërua...

Close