LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD akuza të forta mediave/ Financoheni nga Rama për të shkruar kundër Bashës

8 Nëntor 2018, 20:01, Aktualitet CNA
PD akuza të forta mediave/ Financoheni nga Rama për të shkruar

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa është shprehur se disa media që financohen nga paratë që Edi Rama ju grabit shqiptarëve kanë sajuar, sot, nga hiçi një lajm kundër Kryetarit të Partisë Demokratike për ta lidhur atë më persona me të cilët ai nuk ka asnjë njohje dhe as lidhje.

Këtë gjë Zhupa e ka thënë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

?Partia Demokratike gjen rastin të theksojë një fakt që e dinë të gjithë shqiptarët: Lulzim Basha nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk ka për të pasur kurrë asnjë lloj lidhje me njerëz të botës së krimit? ? ka shkruar ajo më tej.

Ndërsa në përfundim të postimit të saj ajo ka shkruar se Lulzim Basha dhe Partia Demokratike janë të vendosur në luftën e tyre pa kompromis kundër krimit që ka kapur shtetin dhe kontrollon gjithë qeverisjen e vendit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga