Manfred Weber synon të vihet në krye të Komisionit të BE-së – CNA
Connect with us

Aktualitet

Manfred Weber synon të vihet në krye të Komisionit të BE-së

Publikuar

-

Sot  Partia Popullore Europiane vendos në Helsinki se cili do të jetë kandidati kryesor i saj në zgjedhjet e majit 2019. Kandidati me shanse më të  mëdha është Manfred Weber,i cili konkurron me rivalin e tij finlandez, Alexander Stubb. Por kush është Manred Weber?

Në  krye të grupit më të madh në Parlamentin Europian, Manfred Weber, erdhi në vitin 2014. Ai konsiderohet si njeri i kompromisit, që mundohet me zë të ulët ta mbajë të bashkuar grupin e tij. Spektri i 219 deputetëve në Partinë Popullore Europiane është i madh: nga hungarezët djathtistë e deri te belgët liberalë.

Me pikëpamjet e tij proeuropiane, Weber dallon edhe nga partia e vet, Unioni Kristiansocial i Bavarisë (CSU). Prandaj edhe në zgjedhjet e fundit të vitit 2014, CSU nuk donte ta vinte as si kandidat. Në çështjen e migracionit ai diti të manovronte me zgjuarsi herë duke anuar nga pozicioni i kancelares dhe kryetares së CDU-së, Angela Merkel, e herë nga ana e ministrit të brendshëm dhe kryetarit të CSU-së, Horst Seehofer. Manfred Weber mbajti në fraksion edhe njëmbëdhjetë anëtarët e partisë hungareze antieuropiane Fidesz, megjithë kritikën masive nga shumë anë.


 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pa mbështetjen e kancelares Merkel, Manfred Weber nuk do të kishte shans në konkurrimin e tij për t’u bërë kandidati kryesor për zgjedhjet e Parlamentit Europian në maj 2019

Merkel e mbështet

Por atë e mbështet kancelarja gjermane, Angela Merkel. Pa këtë mbështetje, shanset e Weberit për t’u shpallur si kandidati kryesor në zgjedhjet europiane do të ishin thuajse zero. Flitet se Merkel është marrë vesh për këtë me presidentin francez, Macron. Sepse, sipas shumë gjasave, kush del fitues i zgjedhjeve për Parlamentin Europian, bëhet kryetar i Komisionit të BE-së. Nëse ky post kaq i rëndësishëm zihet nga Gjermanët, atëherë në krye të Bankës Qendrore Euoropiane do të vihet një francez. Por zyrtarisht Angela Merkel nuk shprehet për këtë karuzel personeli në Bruksel.

Sikurse shumë politikanë të BE-së, edhe Manfred Weber ka problemin se atë nuk e njohin shumë njerëz jashtë qarqeve të Brukselit dhe qarkut të votimit të tij në Bavari. Shumë përfaqësues të vendeve të vogla gjermane, pavarësisht nga personi i Manfred Weber-it, e vënë në dyshim idenë që kryetari i Komisionit të jetë gjerman. Ata kanë frikë se kështu shteti më i fuqishëm i BE-së mund të bëhej dominant për ta. Prej vitit 1967 nuk ka qenë më asnjë gjerman në krye të Komisionit. Asokohe ishte Walter Hallstein, i cili nuk kandidoi për herë të dytë, për shkak të presionit të Francës.

Manfred Weber është katolik dhe e ka bërë karrierën në partinë rajonale bavareze dhe është anëtar në shumë instanca udhëheqëse të kësaj partie. Në vitin 1996 ai themeloi një firmë këshillimore për çështje të teknikës së mjedisit, të cilën vazhdon ta udhëheqë edhe sot, sipas të dhënave të tij në uebfaqen e Parlamentit Europian. Këtu ai hyri në vitin 2004, pas një stacioni të shkurtër si deputet në Parlamentin e Landit.

Kritikuesit e tij dyshojnë në aftësitë e tij për të qenë pasardhës i Juncker-it, si kryetar i Komisionit. Sepse ai nuk ka pasur asnjëherë asnjë post qeveritar, ndryshe nga kryekomisionerët e deritanishëm, Juncker, Barroso ose Prodi, të cilët kanë qenë të gjithë kryeministra të vendeve të tyre dhe e njihnin nga brenda biznesin e Këshillit të BE-së.


 

 

 

 

 

 

 

 

 

A mjafton kalibri i Weber-it për t’u bërë pasardhës i kryetarit të deritanishëm të Komisionit, Jean Claude Juncker?

Jo automatizëm

Por, zgjedhja si kandidat kryesor i Partisë Popullore Europiane, nuk do të thotë automatikisht kryekomisioner. Për shkak të rritjes së numrit të populistëve të djathtë në të gjithë Europën, nuk dihet ende se si mund të jetë përbërja e Parlamentit Europian, që do të dalë nga zgjedhjet e majti 2019. Me gjasë, që konservatorët dhe socialdemokratët të mos e arrijnë dot maxhorancën dhe që ato të kenë nevojë për një forcë të tretë. Socialdemokratët kanë thënë që tani se ata nuk do të votojnë për Manfred Weberin nëse ky do të kandidojë për kryetar komisioni.

Dhe e paqartë është edhe se si do të sillet partia e re e presidentit francez Emmanuel Macron, “En Marche”, në parlamentin e ardhshëm. Macron ka thënë se nuk do të ketë automatizëm ndërmjet kandidatit kryesor dhe presidentit të Komisionit. Të drejtën e propozimit për këtë post e kanë vetë shtetet anëtare. Pra, Manfred Weber, është ende në fillim të një fushate të madhe zgjedhore së cilës nuk i dihet fundi. Shansi i tij që të zëvendësojë me të vërtetë presidentin e deritanishëm, Jean-Claude Juncker , që ka qenë 20 vjet kryeministër dhe flet katër gjuhë të huaja, nuk janë shumë të mëdha. Por ndoshta në fund mund t’i jepej si ngushëllim një tjetër post tjetër i lartë, si për shembull ai i kryetarit të Parlamentit Europian.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Parlamenti i kriminalizuar/ Dade: Pasojat e tanishme burojnë nga koha e Fatos Nanos

Publikuar

-

By

E ftuar në emisionin “Provokacija”, ish-deputetja e PS-së Arta Dade foli për situatën aktuale politike dhe në veçanti për situatën në Partinë Socialiste.

Më tej Dade tha se nuk mund ta mohojë se pasojat e tanishme të politikës, ku bëhen deputetë persona me të shkuar kriminale, burojnë nga koha e Fatos Nanos.

“Pasojat e tanishme burojnë edhe nga koha e Fatos Nanos. Për hir të së vërtetës në 2005 për herë të parë në Partinë Socialiste u afrua edhe ndonjë njeri i dyshimtë”,- tha Dade. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arta Dade: Edi Rama ka përzënë themeluesit e PS-së

Publikuar

-

By

E ftuar në emisionin “Provokacija”, ish-deputetja e PS-së, Arta Dade, ka folur edhe për largimin e saj nga Partia Socialiste.

Sipas DadeS, themeluesit e kësaj partie, në njëfarë mënyre, janë përzënë dhe kjo për shkak të një autoritarizmi që është rritur brenda PS-së.

“Për shkak të një autoritarizmi, që ka ardhur duke u rritur brenda PS-së, disa nga ata që kanë themeluar partinë, kanë ikur nga partia. Nuk dua të përdor termin janë përzënë, po dua të tregohem më diplomate dhe të them që kanë ikur. Përkundë atyre të ikurve, qeveria Rama ka njerëz pareputacion dhe që nuk sjellin asgjë pozitive në të mirë të Shqipërisë”,- tha Dade. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

De Ligt zgjedh ekipin e ri / Juventus ngel thatë në merkato

Publikuar

-

By

Matthijs De Ligt dëshiron të luajë në La Liga sezonin tjetër. Mbrojtësi që aktivizohet me skuadrën e Ajax ia ka shprehur këtë dëshirë edhe menaxherit të tij Mino Raiola.

Dhe skuadra e përzgjedhur nga De Ligt është Barcelona, ku dy muaj më parë ka firmosur edhe shoku i tij i skuadrës, 21-vjeçari Frenkie De Jong. Një lajm që ka lënë duarbosh shumë nga skuadrat e tjera pretendente për të marrë talentin e ardhshëm folandez.

Për De Ligt janë në garë edhe Atletico Madrid, Manchester City, PSG dhe Juventus. Madje bardhezinjtë dukeshin në “pole” për ta marrë lojtarin, teksa kishin edhe mbështetjen e menaxherit të tij Raiola. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet17:05 - 22 Mars, 2019

Kosova, si Shqipëria/ Miraton rezolutën që ndalon lojrat e fatit

Me 74 vota në favor Parlamenti i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë, që pezullohen lojërat e fatit...

Aktualitet16:56 - 22 Mars, 2019

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26...

Aktualitet15:17 - 22 Mars, 2019

Brexit do t’i kushtonte shtrenjtë Gjermanisë

Brexit-i u shty! Dhe krerëve të BE-së të mbledhur në Bruksel sërish u ra një gur nga zemra. Sepse BE-ja...

Aktualitet15:12 - 22 Mars, 2019

Bashkëpunim me Rusinë?/ Trump: Raporti të bëhet publik

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të...

Aktualitet14:14 - 22 Mars, 2019

Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

Nga Franco Venturini Më shumë se asnjëherë sulltan, tani që ka superpushtet të garantuar nga ndryshimet kushtetuese, e megjithatë, presidenti...

Aktualitet14:10 - 22 Mars, 2019

Opsionet e reja për Brexit-in

Britania e Madhe do të dilte pas një jave nga BE-ja. Por ky vendim u shty edhe ca. Cilat janë...

Aktualitet09:39 - 22 Mars, 2019

Gjermania miraton ligjin e ri/ 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta....

Kultura15:31 - 21 Mars, 2019

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Më kujtohet si tani: Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”,...

qerim mata qerim mata
Aktualitet13:22 - 21 Mars, 2019

Ndahet nga jeta regjizori i njohur/ Kush ishte  artisti që fshihej pas “Lefter Lefterit”

Qerim Mata, i njohur ndryshe edhe i Lefter Lefteri personazh i luajtur prej tij në filmin “ I teti në...

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Trending

Read previous post:
SHBA, bashkëpunim apo rivalitet pas zgjedhjeve

Relievi politik ndryshoi këtë javë në Uashington pas rezultatit të zgjedhjeve për Kongres. Demokratët e opozitës kanë fituar shumicën në...

Close