Kunatat e Rilindjes dhe kunati i madhërishëm – CNA
Connect with us

Aktualitet

Kunatat e Rilindjes dhe kunati i madhërishëm

Publikuar

-

Sot Partia Demokratike denoncoi një sërë kunatash dhe fmailjarësh të zyrtarëve të lartë dhe ministrave socialistë të punësuar në shtet.

Një Fondin e Kujdesit Shëndetësor ku janë punësuar sipas denoncimit nga Izmira Ulqinaku, “motra e Arben Ahmetajt, e emëruar zëvendësdrejtore e përgjithshme pak ditë më parë, kunata e Ogerta Manastirliut, kunata e Taulant Ballës, kunata e Engjëll Agaçit, kunata e Fatmir Xhafës. Me pak fjalë, e gjithë vëmendja është për kunatat!”

Një denoncim që shoqërohet dhe me shifren 310 milionë euro që ka si buxhet ky institucion, ku në fakt personat e mësipërm janë rrogëtarë. Tani duhet të punojnë ose jo, apo janë ose jo në konflikt interesi, këtë e sqaron ligji, por politikisht dhe moralisht ky denoncim duket si një kompleks i Lulzim Bashës ndaj kunatave pasi i kanë bërë copë e çikë, kunatin që në fakt është drejtuesi i PD-së, por në hije. Pikërisht atë kunat me xhiro miliarda në kohën e Rilindjes.

Denoncimi flet për të punësuar dhe nepotizëm, patjetër që ka një problem dhe PD bën betejën mediatike për t’i thënë shqiptarëve se Rilindja ka punësuar familjarët e saj, por Rilindja na ka 3-fishuar xhiron e kun

Skema e PD

atit dhe ai paguan më pak tatime.

Sa të zotët janë, e meritojnë ose jo, këtë nuk e tha konferenca e Izmirës, vetëm theksoi nepotizmin dhe Kunatat, sepse “gjuha shkon ku dhemb dhëmbi”, thotë populli. Gati sa s’tha në fund “Rroftë Kunati ynë i Madhërishëm”.

Prandaj për të shuar denoncimet mbi kunatin e Lulit dhe skandalet e tij, për të bërë barazime,  duhet të sulmojnë çdo kunat dhe kunatë që punon në administratë, kjo komandë vjen nga Luli apo vetë kunati i madhërishëm që drejton PD ende ka dyshime.

Kjo zgjidhje ka vlerë kur janë të barabartë, por le të bëjmë disa krahasime, të sjellim dhe fakte konkrete. Së pari pa marrë në mbrojtje kunatat e përmendura në denoncim, asnjëra prejt tyre apo të gjitha së bashku nuk besojmë se vlejnë si pasuri, sa fitimi i deklaruar tek tatimet nga Erjon Isufi, kunati i Lulit. As rrogë në vit të gjitha bashkë, nuk marrin aq sa Erjoni paguan taksa në shtet, sepse paguan shifra qesharake, apo sa rroga e tij ose e Aurela Isufit në vit.

Kunatat kanë të drejtë të punojnë e në rast se janë në shkelje të ligjit të pushohen nga puna, për më tepër të ketë edhe përgjegjësi politike e ligjore për ata që i kanë emëruar, por ato kurrë nuk mund të krahasohen me kunatin e madhërishëm dhe të jenë kauza të krahasuara me të.

LEXO EDHE:  Qytetarët kryqëzojnë Ramën/ “Mjerë populli me këta…”

Ato punojnë në administratë për një rrogë, ai ka leje ndërtimi e pallate në emër të babait, ato janë zyrtare shteti që marrin rroga maksimumi 10 milionë lekë të vjetra në vit bruto, ndërsa kunati mori 20 miliardë lekë nga shembja e një pallati ndërtuar ne bregun e Jonit, pasi u zhgrrye në një takim me Edi Ramën dhe bëri pazare me Rilindjen, për kunatin.

Kunatat janë problem se janë zv-drejtore, shefe sektori apo specialiste të thjeshta, kunati ynë është “Sulltani i Madhërishëm” i PD-së.

Erjon Isufi

Deputetët i bën kunati, kryetarët e degëve kalojnë nga kunati, kandidatët e bashkive nga Kunati, këshilltarët nga kunati, imazhin e bën kunati, jo se themi ne, por sepse akuzat kanë qenë të drejtpërdrejta dhe Basha i ka pranuar në heshtje. Kunatat janë specialist, por nuk besojmë se e dinë listën e deputetëve të Rilindjes ashtu siç e di Odeta e Kunatit listën e Republikës së Re, 3 muaj përpara zgjedhjeve.

Kunati në çdo aspekt është i pakrahasueshëm, jo për dhjetëra pallate të ndërtuara, jo për dhjetëra biznese me miliona dollarë xhiro, por sepse ai është i madhërishmi në PD.

Kunatat e ministrave e zyrtarëve mund t’i krahasojmë me kunatat e deputetëve apo disa zyrtarëve të PD, apo shefave të departamenteve. Kunati i madhërishëm i PD është  kryetari hije, nuk nxirret inati me disa kunata zyrtarësh. Ai krahasohet psh me kunatin e Ramës, megjithëse dhe ai nuk është vetë Rama, siç kemi ne kunatin tonë. Ndaj ndoshta më lart nuk kemi gabuar në fakte e sqarime.

Prandaj këto kunatat ngado t’i vërtisësh prapë nuk na del hesapi kur denoncimi për to bëhet që të jenë njësoj në opinion me kunatin tonë të “madhërishëm”, që seç paska një hall tani.

Kot lodhet zyra e shtypit të PD, kot lodhet Luli të sulmojë dhe akuzojë, këto që i përflet e thotë të vërtetat për Kunatin e tij, se kështu ka bërë me shumë kundërshtarë politikë, por ka humbur.

Ka humbur sepse demokratët dhe shqiptarët e kanë mësuar tashmë se në Shqipëri ka vetëm një kunat dhe ai është Kunati i madhërishëm i Lulit dhe askush tjetër nuk është si ai./ CNA.al

Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit

A do t’i kontrollojnë tatimet kompanitë me miliona dollarë të Lulzim Bashës ?!

Kompanitë e familjarëve të Bashës 2 miliardë lekë xhiro, deklarojnë fitime thërrimet/ Evazion fiskal qindra milonë lekë?!

Zbulohen 6 biznese të kunatit të Lulzim Bashës/ I fundit u hap 6 ditë më parë

Denoncoi falimentimin e bizneseve/ Kunati i Bashës lulëzon

Aktualitet

Zhyteni gishtin 30 sekonda në ujë të ftohtë dhe zbuloni a jeni të shëndetshëm

Publikuar

-

Një test i thjeshtë në kushte shtëpie mund t’iu ndihmojë të kuptoni nëse keni probleme shëndetësore apo jo.

Ajo që duhet të bëni është t’i fusni duart në një enë me ujë shumë të ftohtë për 30 sekonda. Pasi të bëhet koha, do të kuptoni nëse jeni të shëndetshëm apo keni probleme me sistemin kardiovaskular.

Nëse majat e gishtave do t’u bëhen të bardha apo të kaltra, atëherë me shumë mundësi mund keni problem me qarkullimin e gjakut.

LEXO EDHE:  Lufta për KLSH-në/ Kush është “asi në mëngë” i Ilir Metës  

Ndryshimi i konsiderueshëm i temperaturës apo stresi mund të shkaktojë ngërçe të enëve të gjakut, të cilat dërgojnë gjak te gishtat, hunda apo veshët.

Si rezultati kësaj, këto pjesë të trupit nuk furnizohen mjaftueshëm me gjak dhe mund të mpihen. Për të qenë më të sigurt, gjëja më e mirë që mund të bëni është të shihni një mjek.

Mos harroni, është më mirë ta parandalosh sesa ta luftosh një sëmundje!/Burimi:Agroweb

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Panuccin nuk e mbajnë më nervat/ Zihet me gazetarin: Mbylle gojën!

Publikuar

-

By

Christian Panucci ka dalë sot në konferencë për mediat në prag të takimit miqësor ndaj Uellsit. Trajneri italian, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë ka qenë shumë i tensionuar dhe pyetjet e replikat e tij me gazetarët, ishin të shumta.

Ka mjaftua një pyetje e gazetarit të “Supersport”, ku e pyet Panuccin se kush është fajtor për këtë situatë në kombëtare deh më pas, shton se nëse do të ishte ai Armand Duka, a do të shkarkonte apo do të mbante Panuccin.

Pas përgjigjes së dhënë, Panucci i ka kërkuar gazetarit të heqë telefonin nga dora, pasi është mungesë respekti, duke i treguar se është edhe i edukuar vetë. Në fakt, duke parë gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht Panucci, nuk mund të pritet reagim tjetër, pasi flitet që ndeshja me Uellsin, mund të jetë e fundit për të.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e ambasadorit amerikan/ Erion Veliaj është qen sulmi i Edi Ramës

Më pas, vetë tekniku Panucci është kapur me gazetarin duke e konsideruar me ironi “profesor”, ndërkohë që kur vetë gazetari reagon, Panucci shprehet: Qepe gojën, po flas unë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi në CNA.al/ Administrata sjellje skandaloze, nënës me dy fëmijë nuk i jepet asistenca

Publikuar

-

By

Një denoncim ka mbërritur sot në redaksinë e CNA.al. Një nënë me dy fëmijë, të moshës 12 dhe 5-vjeçare, denoncon sjelljen e punonjësve të Bashkisë në Himarë.

Sonila Halili, nënë e dy fëmijëve, e ndarë nga burri tha për CNA.al se jeton në Himarë, ndërsa gjendjen civile e kishte në Elbasan.

Ndërkohë Bashkia në Himarë, i ka kërkuar që në mënyrë që të të ketë mundësi të marrë asistencën sociale për fëmijët, duhet që të regjistrohet në gjendjen civile të zonës ku banon.

LEXO EDHE:  Video-“Tjetër thotë, e tjetër bën”/ Kur Rama premtonte se nuk do prishte shtëpitë

Për këtë arsye, ajo tha se i ka tërhequr dokumentet nga Elbasani dhe i ka zhvendosur në Himarë, aty ku jeton bashkë me dy fëmijët, por sërish pagesën nuk ka mundur ta marrë.

Sipas saj, punonjësja e Bashkisë i është përgjigjur se duhet të shkojë në Tiranë pa i dhënë asnjë lloj shpjegimi tjetër.

Denoncuesja thekson se është nënë e vetme me dy fëmijë dhe se e ka të pamundur të vijë në Tiranë, por nga ana e Bashkisë nuk i është dhënë asnjë zgjidhje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:59 - 18 Nentor, 2018

Dimri paralizon rajonin, bllokohen 2 maune në Maqedoni

Prej dy ditësh në vendin tonë, në disa zona, ka nisur rënia dëborës, çka u bë problem edhe ditën e...

Aktualitet17:06 - 18 Nentor, 2018

U largua nëpërmjet Shqipërisë/ Mediat malazeze publikojnë fotot e Gruevskit

Mediat malazeze kanë zbuluar foto të arratisjes së Nikolla Gruevskit disa orë para se atij t’i dorëzohej refuzimi i kërkesës...

Aktualitet16:39 - 18 Nentor, 2018

Media gjermane thumbon Hungarinë/ Nuk i njeh ligjet për mikun e Obran, “refugjatin” Gruevski

Hungaria i kërcënon refugjatët me burg, nëse hyjnë ilegalisht në vend. Por me sa duket ligji nuk vlen për mikun...

Aktualitet15:47 - 18 Nentor, 2018

Sulmet ajrore ndaj ISIS/ Të paktën 40 persona kanë humbur jetën

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga sulmet ndaj bazave të ISIS në Siri. Mediat raportojnë se midis viktimave...

Aktualitet15:25 - 18 Nentor, 2018

Shpallja e pavarësisë/ Gazetari tregon të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit

Gazetari Ilir Ikonomi ka treguar të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Shqipërisë për shpalljen e pavarësisë. Në një...

Aktualitet14:48 - 18 Nentor, 2018

Shkundet Italia/ Regjistrohen lëkundje të forta tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur gjatë ditës së sotme Italinë. Mësohet se tërmeti është regjistruar rreth orës...

Aktualitet12:26 - 18 Nentor, 2018

Panairi i librit/ KLSH merr pjesë në edicionin e XXI-të

Në datat 14-18 nëntor 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë në edicionin e XXI të Panairit të Librit, në...

Aktualitet10:19 - 18 Nentor, 2018

Panik në Greqi/ Çfarë ka ndodhur në Athinë gjatë natës

Kryeqyteti i Greqisë, Athina ka qenë nën shtetrrethim të plotë gjatë natës. Mësohet se policia ka arrestuar 19 persona gjatë...

Aktualitet22:49 - 17 Nentor, 2018

Ndahen çmimet e letërsisë në Panairin e 21 të Librit

Sot në Panairin e 21-të të librit, një ditë para mbylljes në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet e këtij...

Aktualitet22:30 - 17 Nentor, 2018

Presidenti Trump në Kaliforni pas zjarreve shkatërrimtare

Presidenti Trumps ndodhet në Kaliforni për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret dhe për të takuar njerëz,...

Aktualitet19:30 - 17 Nentor, 2018

U shpall ‘non grata’/ Eurodeputetja qipriote nuk i ndal sulmet ndaj shqiptarëve

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous u shpall ‘non grata’ nga qeveria, pas dekaratave antishqiptare në varrimin e 35-vjeçarit, Kostantinos Kacifas. Por...

Aktualitet17:10 - 17 Nentor, 2018

Foto- ‘Tanku’ i Gruevskit/ Ja makina 600 mijë euro për të cilën akuzohet

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, që tashmë ndodhet në arrati është dënuar me dy vite burg, për aferën korruptive të blerjes së...

Aktualitet16:08 - 17 Nentor, 2018

‘Largohet nga Hungaria’/ Zyrtari i lartë tregon vendndodhjen e Gruevskit

Arratisja e ish-kryeministrit Maqedonas, Nikolla Gruevski ka qenë kryefjalë e mediave maqedonase, por jo vetëm. Referuar agjencisë së mediave bullgare...

Aktualitet10:33 - 17 Nentor, 2018

Kasapi: Kur shohim gjendra tumorale në mishin e derrit, e presim dhe ua shesim konsumatorëve

Nëse mendoni se mishi që blini te kasapët është i cilësisë më të mirë, duhet ta mendoni sërish pas deklaratës...

Aktualitet09:07 - 17 Nentor, 2018

CIA zbulon kush urdhëroi vrasjen e gazetarit

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi dyshohet të jetë urdhëruar personalisht nga se princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman. Në...

Aktualitet23:01 - 16 Nentor, 2018

Gjykata del kundër Donald Trump/ Riktheni lejen për gazetarin e CNN

Gjykata e Uashingtonit ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë t’i kthejë lejen e hyrjes reporterit të CNN-it, Jim Acosta, pas debatit...

Aktualitet22:25 - 16 Nentor, 2018

Shkrimtarja flet pa dorashka/ Është e tmerrshme të jesh burrë

Shkrimtarja Mimoza Ahmetin ka thënë se është e tmerrshme të jesh burrë. Në një intervistë në studion e emisionit “Provokacija”...

Aktualitet19:52 - 16 Nentor, 2018

Ciceroni ka jetuar në Shqipëri/ Gazetari zbulon banesën e tij

Gazetari Ilir Ikonomi ka postuar në rrjetet sociale një foto të vilës së Esat pashë Toptanit. Krahas kësaj fotoje gazetari...

Aktualitet18:18 - 16 Nentor, 2018

Panairi i librit/ Shqiptarët nuk kanë lekë për të blerë

Panairi i Librit vizitohet çdo nëntor nga mijëra qytetarë. Shumë shkojnë për kureshtje e këtu e kemi fjalën për nxënësit...

Aktualitet16:20 - 16 Nentor, 2018

Berlusconi sërish në telashe/ Zbulohen detaje të tmerrshme nga festat

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është sërish në telashe. Mediat italiane raportojnë se Berlusconi do dalë sërish përpara gjyqit, këtë herë...

Aktualitet15:15 - 16 Nentor, 2018

Pas dehjes, Junker “lë nam” sërish/ Shfaqet me dy këpucë të ndryshme

Jean Claude Junker, President i Komisionit Europian, prej kohësh është bërë objekt të qeshurash pas veprimeve të çuditshme që bën...

Aktualitet13:44 - 16 Nentor, 2018

Zaev ngre dyshime të forta/ Largimi i Gruevskit arratisje, apo rrëmbim

Pas arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, ka reaguar paraardhësi i tij kryeministri Zoran Zaev. Në një konferencë për shtyp,...

Aktualitet12:56 - 16 Nentor, 2018

Foto-“ Kur sunduesit grinden”/ Ismail Kadare prezanton në Panair botimin më të ri

Shkrimtari Ismail Kadare ka prezantuar ditën e sotme librin më të ri të tij në Panairin e 21-të të librit,...

Aktualitet12:10 - 16 Nentor, 2018

Ditë e trishtë për muzikën! Këngëtari i njohur ndahet nga jeta

Këngëtari legjendar i muzikës “country” dhe në të njëjtën kohë kitarist, Roy Clark është ndarë nga jeta mbrëmjen e së...

Aktualitet11:58 - 16 Nentor, 2018

Arratia e Nikolla Gruevskit/ LSDM akuza Mickoskit

Pas arratisjes së ish-kryeministrit Maqedonas Nikolla Gruevski, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë i ka bërë liderit të VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski se...

Aktualitet10:44 - 16 Nentor, 2018

Video-Tragjedi në Kaliforni/ 631 të zhdukur, 65 të vdekur nga zjarret

Rreth 65 persona kanë humbur jetën, ndërsa 631 të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë e zjarreve masive në Kaliforni.-raporton...

Aktualitet09:08 - 16 Nentor, 2018

Arratisja e Gruevskit/ Mali i Zi e pranon, ka dalë në datën 11 nëntor

Pas autoriteteve shqiptare, edhe ministria e Brendshme e Malit të Zi e pranoi se ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, ka hyrë...

Aktualitet20:12 - 15 Nentor, 2018

May zotohet se do të luftojë për planin e saj të Brexitit

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë në një konferencë për media se pavarësisht vendimeve të vështira, një draft marrëveshje për...

Trending

Read previous post:
Video- Presidenti Trump sulmon ashpër gazetarin e CNN

Jim Acosta sot gjatë një konforence  për shtyp në Shtëpinë e Bardhë është sulmuar ashpër Presidenti Trump. Trump u zemërua...

Close