Kukësi kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Teutës/ Nuk do ta besoni dot arsyen – CNA
Connect with us

Aktualitet

Kukësi kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Teutës/ Nuk do ta besoni dot arsyen

Publikuar

-

FSHF ka përckatuar ditën e hënë për ndeshjen mes Kukësit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 13-të, të Superiores, por klubi verilindor kërkon të shtyhet kjo ndeshje.

Arsyeja? Nuk kanë sulmues. Duket e vështirë për t’u besuar, por ja që është e vërtetë.

Ekipi i trajnerit Armando Cungu ka probleme në sulm, pasi Haris Harba zgjidhi sot kontratën me drejtuesit kuksianë, ndërsa Dino Spehar nuk është aty ku duhet. Të gjendur në vështirësi, zyrtarët e nënkampionëve janë detyruar të kërkojnë shtyrjen e sfidës ndaj durrsakëve.

Reginaldo, pavarësisht se po kalon një moment jo të mirë, është sulmuesi kryesor i ekipit të tij dhe e gjithë barra e sulmit po bie mbi të. Sigurisht që FSHF-ja nuk pritet ta miratojë këtë kërkesë, por në futbollin tonë çfarë nuk ndodh! /CNA.al

Aktualitet

Lufta për KLSH-në/ Kush është “asi në mëngë” i Ilir Metës  

Publikuar

-

By

Kreut aktual të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj i mbaron mandati më datë 22 dhjetor 2018 dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shpallur garën për të propozuar emrin e ri që do të drejtojë këtë institucion.

CNA.al (City News Albania) raportoi e para listën e plotë, ku në sy bien mjaft emra të njohur nga politika, por edhe juristë dhe ekonomistë.

Ilir Meta me një lëvizje “taktike” në momentin që refuzoi dekretimin e Sandër Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme, propozoi Gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushën, që të marrë drejtimin e KLSH-së.

Vitore Tusha parimisht duket kandidaturë e pranueshme, nga PS, por si argument është sjellë fakti se ajo është zgjedhur në pjesën e strukturave drejtuese të gjyqësorit dhe kalimi i saj në krye të KLSH-së do të sillte probleme e vonesa në Reformën në Drejtësi.

Mesa duket socialistët e kanë vendosur qëndrimin e tyre dhe do ta rrëzojnë propozimin e Presidentit, por kuptohet që Ilir Meta ka një tjetër “as nën mëngë” dhe Vitore Tusha është një emër i hedhur për të treguar një standard të lartë nga ana e kreut të shtetit.

Njeriu i preferuar i Metës është Bahri Shaqiri, ish-kreu i SHISH, i cili është edhe këshilltari i tij në Presidencë, që duket të jetë edhe “asi nën mëngë”, por një emër tjetër duket të jetë edhe Anastas Angjeli.

Në fakt në 27 vite demokraci, pavarësisht sesi janë etiketuar, Kontrolli i Lartë i Shtetit nga viti ’91 është drejtuar nga opozita, nga Partia Demokratike, dikur nga Republikanët, sido që janë quajtur kryetarët.

Nëse do të emërohej Anastas Angjeli, ky do të ishte rasti i parë kur socialistët, në mënyrë të drejtpërdrejtë, merrnin kreun e KLSH-së. Por në rast se do të zgjidhej Bahri Shaqiri, dhe Ilir Metën do ta konsiderojmë opozitë, pasi LSI-ja, partia që ai themeloi dhe që tashmë drejtohet nga bashkëshortja e tij, është në opozitë, atëherë do të kemi sërish një kandidat, i cili do jetë i opozitës. Pra, 70% i Ilir Metës dhe 30% i Edi Ramës./ CNA.al

Lista e plotë-Zbulohen 30 kandidatët për kreun e KLSH/ Nuk mungojnë deputetë dhe prokurorë

Gara për drejtimin e KLSH-së/ Cili është emri që ka propozuar Meta

Presidenca bën publik kandidatët për kreun e KLSH/ Konfirmohet lista e CNA.al, shtohen dhe 4 emra

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zgjedhjet lokale/ KQZ miraton dy projektvendime

Publikuar

-

By

Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar dy projektvendime, atë të “Për miratimin e Planit Orientues të Veprimeve të KQZ për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 30 qershor 2019” dhe “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Në një deklaratë për media  KQZ njofton se për projektvendimin  për miratimin e Planit Orientues të Veprimeve të KQZ për zgjedhjet është vendosur miratimi i planit orientues, i cili parashikon të gjitha aktet që duhet të nxjerr KQZ, në funkison të realizimit të zgjedhjeve, si dhe afatet, referuar dispozitave të Kodit Zgjedhor, për miratimin e tyre.

Ndërsa për projekt vendimin e dytë atë të verifikimit të deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak ka vendosur njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak si më poshtë:

  • Qarku Tiranë, Bashkia Kamëz, zj. Marsela Hysa
  • Qarku Dibër, Bashkia Klos, zj. Marime Ademi
  • Qarku Kukës, Bashkua Tropojë, z. Gjovalin (Xhovalin) Biba

Plani veprimit_Zgjedhje-2019

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gara për kreun e PD në Durrës/ Zbulohen 4 rivalët

Publikuar

-

By

Partia Demokratike është duke zhvilluar proçesin e riorganizimit në bazë. Një nga degët e cila pret edhe mbylljen e proçesit është ajo e Durrësit.

Pas mbylljes së garave formale në grupseksione dhe zgjedhjeve ne seksione me letër në kafe pritet të zhvillohet Kuvendi i degës.

Në garë për kreun e PD-së në Durrës, një nga ish-bastionet e thella të demokratëve tashmë e përçarë dhe shpartalluar janë 4 kandidatë. Kjo degë njeh klane dhe përplasje të forta, ku nuk mungojnë edhe ndërhyrjet e Fahri Balliut, Grida Dumës apo të tjerë personazheve politikë dhe publikë.

CNA.al ka mësuar se tashmë janë zyrtarizuar katër kandidatë për kreun e degës. Pëllumb Berisha, ish-deputet dhe drejtues i lartë gjatë qeverisjes së PD, është një prejt kandidatëve, ai mban detyrën e nën/kryetarit të degës.

Luan Hoti është një tjetër kandidat, i cili garon për kreun e degës së Durrësit.

Neritan Gole është kandidati i tretë që pritet të rivalizojë në këtë garë, ku nuk do të mungojë edhe kryetari i komanduar, ish-ministri dhe ish-kandidati për Bashkinë e Durrësit që do rregullonte cilësinë e diellit dhe rërës, Ferdinand Xhaferraj.

Këto janë katër emrat që së shpejti pritet të përballen se kush prej tyre do të marrë drejtimin e një prej degëve më të mëdha të demokratëve në Shqipëri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:59 - 18 Nentor, 2018

Dimri paralizon rajonin, bllokohen 2 maune në Maqedoni

Prej dy ditësh në vendin tonë, në disa zona, ka nisur rënia dëborës, çka u bë problem edhe ditën e...

Aktualitet17:06 - 18 Nentor, 2018

U largua nëpërmjet Shqipërisë/ Mediat malazeze publikojnë fotot e Gruevskit

Mediat malazeze kanë zbuluar foto të arratisjes së Nikolla Gruevskit disa orë para se atij t’i dorëzohej refuzimi i kërkesës...

Aktualitet16:39 - 18 Nentor, 2018

Media gjermane thumbon Hungarinë/ Nuk i njeh ligjet për mikun e Obran, “refugjatin” Gruevski

Hungaria i kërcënon refugjatët me burg, nëse hyjnë ilegalisht në vend. Por me sa duket ligji nuk vlen për mikun...

Aktualitet15:47 - 18 Nentor, 2018

Sulmet ajrore ndaj ISIS/ Të paktën 40 persona kanë humbur jetën

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga sulmet ndaj bazave të ISIS në Siri. Mediat raportojnë se midis viktimave...

Aktualitet15:25 - 18 Nentor, 2018

Shpallja e pavarësisë/ Gazetari tregon të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit

Gazetari Ilir Ikonomi ka treguar të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Shqipërisë për shpalljen e pavarësisë. Në një...

Aktualitet14:48 - 18 Nentor, 2018

Shkundet Italia/ Regjistrohen lëkundje të forta tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur gjatë ditës së sotme Italinë. Mësohet se tërmeti është regjistruar rreth orës...

Aktualitet12:26 - 18 Nentor, 2018

Panairi i librit/ KLSH merr pjesë në edicionin e XXI-të

Në datat 14-18 nëntor 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë në edicionin e XXI të Panairit të Librit, në...

Aktualitet10:19 - 18 Nentor, 2018

Panik në Greqi/ Çfarë ka ndodhur në Athinë gjatë natës

Kryeqyteti i Greqisë, Athina ka qenë nën shtetrrethim të plotë gjatë natës. Mësohet se policia ka arrestuar 19 persona gjatë...

Aktualitet22:49 - 17 Nentor, 2018

Ndahen çmimet e letërsisë në Panairin e 21 të Librit

Sot në Panairin e 21-të të librit, një ditë para mbylljes në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet e këtij...

Aktualitet22:30 - 17 Nentor, 2018

Presidenti Trump në Kaliforni pas zjarreve shkatërrimtare

Presidenti Trumps ndodhet në Kaliforni për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret dhe për të takuar njerëz,...

Aktualitet19:30 - 17 Nentor, 2018

U shpall ‘non grata’/ Eurodeputetja qipriote nuk i ndal sulmet ndaj shqiptarëve

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous u shpall ‘non grata’ nga qeveria, pas dekaratave antishqiptare në varrimin e 35-vjeçarit, Kostantinos Kacifas. Por...

Aktualitet17:10 - 17 Nentor, 2018

Foto- ‘Tanku’ i Gruevskit/ Ja makina 600 mijë euro për të cilën akuzohet

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, që tashmë ndodhet në arrati është dënuar me dy vite burg, për aferën korruptive të blerjes së...

Aktualitet16:08 - 17 Nentor, 2018

‘Largohet nga Hungaria’/ Zyrtari i lartë tregon vendndodhjen e Gruevskit

Arratisja e ish-kryeministrit Maqedonas, Nikolla Gruevski ka qenë kryefjalë e mediave maqedonase, por jo vetëm. Referuar agjencisë së mediave bullgare...

Aktualitet10:33 - 17 Nentor, 2018

Kasapi: Kur shohim gjendra tumorale në mishin e derrit, e presim dhe ua shesim konsumatorëve

Nëse mendoni se mishi që blini te kasapët është i cilësisë më të mirë, duhet ta mendoni sërish pas deklaratës...

Aktualitet09:07 - 17 Nentor, 2018

CIA zbulon kush urdhëroi vrasjen e gazetarit

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi dyshohet të jetë urdhëruar personalisht nga se princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman. Në...

Aktualitet23:01 - 16 Nentor, 2018

Gjykata del kundër Donald Trump/ Riktheni lejen për gazetarin e CNN

Gjykata e Uashingtonit ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë t’i kthejë lejen e hyrjes reporterit të CNN-it, Jim Acosta, pas debatit...

Aktualitet22:25 - 16 Nentor, 2018

Shkrimtarja flet pa dorashka/ Është e tmerrshme të jesh burrë

Shkrimtarja Mimoza Ahmetin ka thënë se është e tmerrshme të jesh burrë. Në një intervistë në studion e emisionit “Provokacija”...

Aktualitet19:52 - 16 Nentor, 2018

Ciceroni ka jetuar në Shqipëri/ Gazetari zbulon banesën e tij

Gazetari Ilir Ikonomi ka postuar në rrjetet sociale një foto të vilës së Esat pashë Toptanit. Krahas kësaj fotoje gazetari...

Aktualitet18:18 - 16 Nentor, 2018

Panairi i librit/ Shqiptarët nuk kanë lekë për të blerë

Panairi i Librit vizitohet çdo nëntor nga mijëra qytetarë. Shumë shkojnë për kureshtje e këtu e kemi fjalën për nxënësit...

Aktualitet16:20 - 16 Nentor, 2018

Berlusconi sërish në telashe/ Zbulohen detaje të tmerrshme nga festat

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është sërish në telashe. Mediat italiane raportojnë se Berlusconi do dalë sërish përpara gjyqit, këtë herë...

Aktualitet15:15 - 16 Nentor, 2018

Pas dehjes, Junker “lë nam” sërish/ Shfaqet me dy këpucë të ndryshme

Jean Claude Junker, President i Komisionit Europian, prej kohësh është bërë objekt të qeshurash pas veprimeve të çuditshme që bën...

Aktualitet13:44 - 16 Nentor, 2018

Zaev ngre dyshime të forta/ Largimi i Gruevskit arratisje, apo rrëmbim

Pas arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, ka reaguar paraardhësi i tij kryeministri Zoran Zaev. Në një konferencë për shtyp,...

Aktualitet12:56 - 16 Nentor, 2018

Foto-“ Kur sunduesit grinden”/ Ismail Kadare prezanton në Panair botimin më të ri

Shkrimtari Ismail Kadare ka prezantuar ditën e sotme librin më të ri të tij në Panairin e 21-të të librit,...

Aktualitet12:10 - 16 Nentor, 2018

Ditë e trishtë për muzikën! Këngëtari i njohur ndahet nga jeta

Këngëtari legjendar i muzikës “country” dhe në të njëjtën kohë kitarist, Roy Clark është ndarë nga jeta mbrëmjen e së...

Aktualitet11:58 - 16 Nentor, 2018

Arratia e Nikolla Gruevskit/ LSDM akuza Mickoskit

Pas arratisjes së ish-kryeministrit Maqedonas Nikolla Gruevski, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë i ka bërë liderit të VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski se...

Aktualitet10:44 - 16 Nentor, 2018

Video-Tragjedi në Kaliforni/ 631 të zhdukur, 65 të vdekur nga zjarret

Rreth 65 persona kanë humbur jetën, ndërsa 631 të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë e zjarreve masive në Kaliforni.-raporton...

Aktualitet09:08 - 16 Nentor, 2018

Arratisja e Gruevskit/ Mali i Zi e pranon, ka dalë në datën 11 nëntor

Pas autoriteteve shqiptare, edhe ministria e Brendshme e Malit të Zi e pranoi se ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, ka hyrë...

Aktualitet20:12 - 15 Nentor, 2018

May zotohet se do të luftojë për planin e saj të Brexitit

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë në një konferencë për media se pavarësisht vendimeve të vështira, një draft marrëveshje për...

Trending

Read previous post:
Manfred Weber synon të vihet në krye të Komisionit të BE-së

Sot  Partia Popullore Europiane vendos në Helsinki se cili do të jetë kandidati kryesor i saj në zgjedhjet e majit...

Close