LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Haradinaj thirrje Thaçit/ Analizo pjesëmarrjen në dialog me Vuçiçin

8 Nëntor 2018, 12:42, Aktualitet CNA
Haradinaj thirrje Thaçit/ Analizo pjesëmarrjen në dialog me

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka hezitime që çështja e liberalizimit të vizave të vendoset në axhendën e takimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.

Pas mbledhjes së Këshillit ndërministror për Integrimin Evropian, Haradinaj ka bërë të ditur se përkundër faktit që Kosova i ka kaluar dy faza të rëndësishme të procesit të liberalizimit, vlerësimin e Komisionit Evropian dhe votimin e Parlamentit Evropian për të filluar dialogun. Tani ka mungesë të gatishmërisë për ta vënë në rend dite këtë çështje nga ana e Këshillit të Ministrave me arsyetimin se mungon vullneti politik.

?Ne si Qeveri e Kosovës po insistojmë që kjo çështje të vihet në rend dite të Këshillit të Ministrave pavarësisht a votojnë për po ose kundër. Nuk bën të paragjykohet rezultati dhe të mos vihet në rend dite. Unë besoj se po të hyjë në axhendë të Këshillit të Ministrave liberalizimi do të votohet? është shprehur Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës e ka hequr paralele ndaj liberalizimit të vizave edhe me takimin e së enjtës ndërmjet presidentëve Thaçi dhe Vuçiç duke thënë se BE-ja po i jep shumë rëndësi dialogut duke e detyruar Kosovën të jetë pjesë e tij mirëpo duke iu mohuar qytetarëve të saj të lëvizin pa viza.

?Do të ishte shumë keq që njërës palë, në këtë rast Kosovës t?i thuhet të marrë pjesë në dialog e qytetarët e tu nuk kanë të drejtë të lëvizin pa viza. Thaçi është mirë të analizojë vetë se çfarë është duke bërë, a duhet të vazhdojë të shkojë në këto takime kështu apo duhet të pranojë që çdo agjendë e vendit të vet të varet nga disponimi i vendit fqinj?, ka deklaruar Haradinaj, shkruan rel.

Kryeministri Haradinaj ka konfirmuar se në fillim të dhjetorit në Kosovë do të qëndrojë Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, i cili do të diskutojë me autoritetet në Prishtinë për zbatimin e reformave për integrim në BE.

09:43 Aktualitet

DUM-DHËNËSIT

1 Fiqir-ngathja:Siç po mësohet, nga shestuesit e përditshëm ...

Lajmet e fundit nga