LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata tronditëse/ Rama ka lidhje me deputetë kriminelë

8 Nëntor 2018, 19:05, Aktualitet CNA
Deklarata tronditëse/ Rama ka lidhje me deputetë kriminelë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se ai ka një shqetësim real për  Reformën Zgjedhore.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Mediu ka thënë se Reforma Zgjedhore nuk është e plotë.

?Kam një shqetësim real për Reformën Zgjedhore. Nuk është e plotë. Është thjeshtë një diskutim mes palësh, nuk janë diskutuar çështjen që kanë të bëjnë me Kushtetutshmërinë. Duhet zgjidhur çështja e blerjes së votës. Do bëjmë ç?do bëjmë ne do shkojmë në zgjedhje, por duhet një reformë e qenësishme, që s?ka të bëjë vetëm me votimin elektronik?, – deklaroi ai.

Më tej ai ka treguar se listat e hapura dhe mungesa e tyre ka sjellë një parlament më të dobët dhe se në të ka edhe elementë kriminalë dhe se ata janë të lidhur me kryeministrin Edi Rama.

?Kemi një parlament jo vetëm të dobët, por dhe të inkriminuar. Kanë dalë hapur për herë të parë elementë kriminalë. Janë të lidhur me vetë kryeministrin dhe ky nuk quhet përfaqësim i popullit. Opozita nuk e ka forcën për të blerë vota?, – ka theksuar aleati Bashës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga