Bularatin e përdhoi PS, PD, LSI dhe Prokuroria e Edit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Bularatin e përdhoi PS, PD, LSI dhe Prokuroria e Edit

Publikuar

-

Bularatin e VorioEpirit dhe Tubimin kriminal dhe të Paligjshëm në Bularat e prodhoi Klasa jonë Politike (Edi, Meta, Basha) dhe Porkuroria e Edit pasi nuk e shpallën terrorist terroristin Kaçifas dhe akt terrorist veprimet e tij të armatosura në Bularat deri sa u vra në shkëmbim zjarri me forcat RENEA)”,- kështu shkruan avokati Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale.

më tej avokati shkrun “Siç e kam kërkuar live në Fax News që ditën e ngjarjes deri më sot si Qeveria, si Opozita, si Presidenti dhe vetë Prokuroria e Edit hezituan ti vënë emrin që ka sipas Kodit Penal! Nëse do të etiketohej si terrorizëm dhe do të fillonte hetimi si akt terrorist atëhere Greqia do të detyrohej të bashkëpunonte për hetimin sipas detyrimeve ndërkombëtare përkatëse për të hetuar çfarë kishte parandodhur në Greqi dhe kush ishin bashkëpunëtorët nëse kishte pasur të tillë. Kjo do t’ja mbyllte gojën çdo kujt që të përfshihej në një aktivtet kriminal terrorist dhe të gjithë do ta dënonin të detyruar.

Por sot ata të gjithë bashkë përsëri bashkë me juristët e tyre dhe Prokurorinë e Reformës në Drejtësi të Soros po heshtin edhe për etiketimin ligjor të aktivitetit kriminal sot në Bularat ku u përfshijnë deputetë dhe politikanë të Shqipërisë dhe qytetarë shqiptarë dhe grekë.

Sot në Bularat janë konsumuar 6 vepra të rënda penale që dënohen secila me burgim! Por ne në burg fusim ata që protestojnë për mbrojtjen e shtëpisë dhe pronës, ata që s’kanë të paguajnë energjinë dhe ata që i gjuajnë me vezë plehrave! Ndërkohë për këtë heshtin juristët e Qeverisë dhe Opozitës!!!

Nëse do të kishte ndodh një ngjarje e ngjashme në Greqi me komunitetin shqiptar çam sot një burg i ri do hapej për t’u mbushur me të gjithë pjesmarrësit e supozuar.

Ndaj ne kemi nevojë për një klasë të re politike që nuk i lëpijnë b.. Greqisë dhe nuk bashkëpunojnë fshehtas për të prodhuar akte terrorizmi dhe kriminale për të shmangur vëmendjen nga problemi i problemeve, pazaret e ndyra për shitjen e detit dhe skandalin që plasi në Greqi për miliona euro të hedhura në Shqipëri dhe implikimin e George Soros të denoncuar nga vetë klasa politike greke!

Ja dhe Nenet e Kodit Penal që dënojnë me burg organizatorët dhe pjesmarrësit në tubimin e paligjshëm që cënoi rëndë integritetin territorial të Shqipërisë sot në Bularat në 08.11.2018:

Neni 211
Provokimi i luftës
Kryerja e veprimeve që synojnë të provokojnë luftë apo të vënë Republikën e Shqipërisë përpara rrezikut të ndërhyrjes nga fuqi të huaja, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 223
Thirrjet publike për veprime të dhunshme
Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 232/a
Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste
Nxitja, thirrja publike, shpërndarja e shkrimeve ose propaganda në forma të tjera, që synon mbështetjen ose kryerjen e një apo më shumë veprave për qëllime terroriste dhe për financimin e terrorizmit, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.

Neni 232/b
Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste
Kanosja serioze për kryerjen e veprave për qëllime terroriste, që i bëhet një autoriteti publik, edhe të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 265
Nxitja e urrejtjes ose grindjeve
Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit seksual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, me qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

Neni 266
Thirrja për urrejtje nacionale
Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë, duke i fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet”.

Aktualitet

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur shqiptar/ Ja kur mbahen homazhet

Publikuar

-

By

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur shqiptar, Kozma Lara

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare kompozitori i njohur shqiptar, Kozma Lara.

Lara ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ndërsa lajmin e hidhur e ka dhënë akademiku Vaso Tole, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Me dhimbje ndajmë në këtë orë të vonë, lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Kozma Lara (1932-2019).
Homazhet në nderim të Tij do të mbahen nesër në hollin e Universitetit të Arteve, ditën e shtunë, datë 19 janar 2019, nga ora 11.00-12.00.
I paharruar do të mbetesh profesori ynë! 😓

P.s: Intervista e Tij e fundit dhënë pas aktivitetit që Akademia e Shkencave dhe Universiteti i Arteve organizuan për të më 14 dhjetor 2018, në Akademinë e Shkencave.”-shkruan Vaso Tole në postimin e tij.

Kozma Lara lindi më 1932 në Durrës. Ai është autor i shumë krijimeve muzikore: kuartete, trio, romanca, rapsodi etj, si dhe ka krijuar shumë këngë për fëmijë. Ka qenë President i Shoqatës muzikore “Tonin Harapi”, i festivalit të përvitshëm të Romancës Shqiptare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe kompozitorëve të Shqipërisë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shtypi i ditës, 19 janar 2019

Publikuar

-

By

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 19 janar 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Meta dekreton Edi Ramën ministër: Shmanga krizën”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Sfida e Instagramit, ‘fytyra’ e vërtetë e VIP-ave”.

“Koha Jonë” hapet me titullin “Presidenca jep gjak, Presidenti jep oksigjen”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Pedagogët i bashkohen studentëve: Të hënën të gjithë në protestë”.

“Shekulli” hapet me titullin “Koalicioni i madh, 21 parti për ndryshimin e Kodit Zgjedhor”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Kokëdhima dhe Agron Duka: Të bashkohemi për zgjedhje të lira”.

“Epoka e re” hapet me titullin “Angazhimi i dy qeverive eleminoi burokracitë”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Kosova nuk tërhiqet nga taksa 100% ndaj mallrave serbe”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Grida Duma sfidon hapur Bashën/ PD ka nevojë për fitues të vërtetë

Publikuar

-

By

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetja Grida Duma

Partia Demokratike do të mbledhë sot Këshillin e ri Kombëtar, ku ndër të tjera mësohet se një ndër zërat më aktivë të kësaj partie, Grida Duma nuk do  ta mbajë më postin e sekretares. E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, të Arjan Çanit, Duma tha se do të kandidojë vetëm për Kryesinë , pasi Lulzim Basha vendosi të shkurtojë sekretariatin dhe të vendosë vetëm teknikë.

Por, Grida Duma mbrëmë ka folur pa doreza, duke kërkuar që Basha të bëjë një garë të vërtetë, pasi sipas saj vetëm në këtë mënyrë mund të ketë suksese PD.

Më tej, Grida Duma theksoi domosdodhmërinë që ekipi i PD duhet të qartësohet.

“Unë jam njeri super i vlerësuar në PD, nuk është çështje me Bashën por është meritën e njeriut dhe kontributit në PD… Ndihem e vlerësuar për kandidaturë. Shpresoj që të ofrohet garë e duhur për fituesin e vërtetë, sepse ata që vijnë fitues nga gara e vërtetë, atëherë do kenë suksese. Por nëse e vlerëson vetëm kryetari, nuk kthehet fitues. Ekipi besoj se i ka ardhur koha të qartësohet, jam për një ekip të qartë. Është në dorë të Bashës ta bëjë këtë dhe padiskutim ky është qëndrimi im, që të ketë një ekip të qartë. E kam thënë edhe më herët ketë, se përndryshe njerëzit do të vazhdojnë te kërkojnë “kush, kush, kush”, tha Grida Duma./CNA.al

Basha hedh në kosh edhe Grida Dumën

Grida Duma, personazhi që duhet në krye të PD

Grida Duma del hapur kundër Lulzim Bashës

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:20 - 17 Janar, 2019

Vizita e Putin në Serbi/ Tregon dy gabimet e Kosovës

Presidenti rus, Vladimir Putin i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Serbi. Nga konferenca me homologun e tij serb...

Aktualitet16:11 - 17 Janar, 2019

Kaos në Universitetin e Durrësit/ Pedagogët bashkohen me studentët

Pedagogët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë firmosur një peticion për të mbështetur protestën e studentëve. Ndërsa, studentët prej...

presidenti rus vladimir putin presidenti rus vladimir putin
Aktualitet15:58 - 17 Janar, 2019

Putin në Serbi/ Reagojnë Oganizatat joqeveritare

Organizatat joqeveritare në Serbi kanë thënë sot se modeli i pushtetit autoritar që përdor presidenti rus, Vladimir Putin nuk duhet...

Aktualitet11:40 - 17 Janar, 2019

Në kujtim të aktorit korçar Jani Riza

Kujtojme sot 73 vjetorin e lindjes se aktorit te mirenjohur Korcar Jani Riza qe per fat te keq eshte ndare...

Aktualitet08:53 - 17 Janar, 2019

Putin sot në Beograd/ Mitrovica “pushtohet” nga flamujt dhe shkrimet ruse

Në ditën kur presidenti rus Vladimir Putin pritet të vizitojë Beogradin, në veri të Mitrovicës janë vendosur gjithandej flamuj të...

kryeministrja e anglise, theresa may, ne deklarate kryeministrja e anglise, theresa may, ne deklarate
Aktualitet20:37 - 16 Janar, 2019

Brexit/ Theresa May fiton në mocionin e mosbesimit

Parlamenti britanik nuk e ka miratuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Theresa May. Pas votimit, kryeministrja Theresa May tha...

stema e ushtrise clirimtare te kosoves stema e ushtrise clirimtare te kosoves
Aktualitet18:44 - 16 Janar, 2019

Krimet e luftës/ Komandanti i UÇK-së përpara Gjykatës Speciale

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku ka përfunduar ditën e sotme intervistimin nga Prokuroria Speciale e Hagës. Pas...

ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat
Aktualitet15:58 - 16 Janar, 2019

Ndryshimi i emrit të Maqedonisë/ Zbulohet qëndrimi i Rusisë

Rusia ka ngritur një pikëpyetje në lidhje me marrëveshjen e ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Ministri i Jashtëm i Rusisë,...

ish-komandanti thirret nga gjykata speciale ish-komandanti thirret nga gjykata speciale
Aktualitet15:41 - 16 Janar, 2019

Akuza për krime lufte/ Ish-komandanti në Gjykatën Speciale

Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”, është  thirrur nga Gjykata Speciale. Tara është...

voa, zeri i amerikes ne shqip voa, zeri i amerikes ne shqip
Aktualitet10:58 - 15 Janar, 2019

E quajti kazan/ “Zëri i Amerikës” i përgjigjet Ramës

Media amerikane më e madhe dhe më jetëgjatë, në Shqipëri, “Zëri i Amerikës” mbushi  sot 75-vjet transmetim. Ditën e djeshmje...

masakra ku u vrane 45 vete ne recak masakra ku u vrane 45 vete ne recak
Aktualitet10:47 - 15 Janar, 2019

Masakra e Reçakut/ Ende nuk ka drejtësi

20-vjet kanë kaluar nga masakra në Reçak të Shtimës në Kosovë dhe asnjë shenjë nuk ka që të bëjë lidhjen...

Aktualitet13:54 - 13 Janar, 2019

Foto/ Zgjidhet ministri i ri i Mbrojtjes në Greqi

Është zgjedhur personi i cili do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes në Greqi. Menjëherë pas dorëheqjes së Panos Kammenos nga...

Aktualitet13:30 - 13 Janar, 2019

Paralajmëron drejtori i Policisë/ Çfarë do ndodhë me grupet kriminale

106-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit është festuar edhe në Drejtorinë Vendore të qyetit të Elbasanit. Drejtori i Policisë...

Aktualitet11:43 - 13 Janar, 2019

Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes në Greqi

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka dhënë dorëheqjen. Kammenos, i cili njëkohësisht është edhe lider i partisë ANEL, ka...

Aktualitet14:49 - 12 Janar, 2019

Shpërthim i fuqishëm në Paris/ 2 të vdekur 30 të plagosur

Parisi u trondit nga një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e sotëm. Shpërthimi ndodhi si rezultat i rrjedhjes së gazit në...

Aktualitet10:02 - 12 Janar, 2019

Shpërthim në qendër të Parisit/ Raportohet për disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Opera, në Paris. Mësohet...

Aktualitet19:46 - 11 Janar, 2019

Kuvendi çan bllokadën e votave/ Miratohet emri Maqedonia e Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot  ndryshimin e Kushtetutës për marrëveshjen me Greqinë në lidhje me çështjen e ndryshimit...

Aktualitet18:53 - 11 Janar, 2019

Skandali në Pashaliman/ Reagon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar pas vjedhjes së tre armëve automatike në bazën ushtarake të Pashalimanit...

Aktualitet15:29 - 11 Janar, 2019

Thirrja e Alia Asllanit më aktuale se kurrë/ Mbushni xhepe, mbushni arka, të “pabrek” ju gjeti dreka, milionier ju gjeti darka!

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani,...

Aktualitet13:49 - 11 Janar, 2019

Debati për Cakajn/ Albin Kurti zë ngushtë Ramën

Debati për mosdekretimin e Gent Cakaj ka përfshirë të gjithë spektrin politik në Kosovë. Pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta,...

Aktualitet13:09 - 11 Janar, 2019

Dëbora izolon Kukësin/ Ndërhyn ushtria

Forcat e ushtrisë janë nisur drejt fshatit Tërshenë të Kukësit, ku që prej mbrëmjes së djeshme një 50-vjeçar është shumë...

Aktualitet10:10 - 11 Janar, 2019

“$525,000+ për Shqipërinë në 3 minuta”, Albanian Scholarship Effort

Nga Besart Çopa * Në moshën 15 vjecare unë isha Shqiptari i parë që iku në një nga gjimnazet më...

Kultura09:19 - 11 Janar, 2019

Konkurs poetik, për dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani

“Botimet TROPOJA”, në nderim të emrit e veprës të Bylbyl Hazir Breçanit: “Dëshmor i Kosovës dhe i Shqipërisë”, “Qytetar Nderi”...

Aktualitet01:08 - 11 Janar, 2019

VIDEO-Përplasje në fakultetin e drejtësisë/ Policia futet në ambientet ku janë ngujuar studentët

Policia private qe ruan godinen, është futur rreth ores 00.30 minuta, në ambientet e brendëshme të Fakultetit të Drejtësisë, ku...

Aktualitet21:02 - 9 Janar, 2019

Themeluesi i Amazon ndahet nga gruaja, bien aksionet e kompanisë në bursat ndërkombëtare

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe gruaja, Mc Kenzie, do të ndahen. Ata të dy do të ndahen pas 25...

Aktualitet17:57 - 9 Janar, 2019

Administrata e Trump degradon misionin e BE në SHBA

Administrata e presidentit Donald Trump ka degraduar vitin e kaluar statusin e misionit të Bashkimit Europian pa bërë asnjë njoftim....

drejtesia, vettingu, kalimi drejtesia, vettingu, kalimi
Aktualitet11:18 - 9 Janar, 2019

Kreu i Gjykatës së Kurbinit del para Vettingut/ KPK zbulon pasurinë e fshehur

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit, do të japë sot vendimin për Kryetarin e Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjonin, vendim i...

Aktualitet09:42 - 9 Janar, 2019

Video/ Festivali i akullit dhe borës

Në Kinë është hapur Festivali ndërkombëtar i Harbinit, i skulpturave të akullit dhe borës. I vendosur në provincën e Heilongjangut...

Trending

Read previous post:
Manfred Weber synon të vihet në krye të Komisionit të BE-së

Sot  Partia Popullore Europiane vendos në Helsinki se cili do të jetë kandidati kryesor i saj në zgjedhjet e majit...

Close