LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha ‘kryqëzon’ autoritet greke dhe shqiptare/ Heshtët për turpin në Bularat

8 Nëntor 2018, 20:57, Aktualitet CNA
Berisha ‘kryqëzon’ autoritet greke dhe shqiptare/ Heshtët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për thirrjet anti-shqiptare që u lëshuan gjatë ditës së sotme në ceremoninë mortore të 35-vjeçarit, Kostandino Kaçifas në Bularat të Gjirokastër.

Në një postim në rrjetet sociale Berisha ka shkruar se ekstremistët e tërbuar grek përdhosën territorin shqiptar.

?Te dashur miq, sot grupe ekstremistesh grek, raciste primitiv antishqiptare perdhosen territorin e Republikes se Shqiperise. Ata varrosen me parulla luftenxitese, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kacifas, i cili u vra ne nje perpjekje te armatosur me policine shqiptare.

Denoj me ashpersine me te madhe aktin primitiv te shfrytezimit te nje procesioni mortor nga ekstremiste, fanatike per qellime raciste dhe antishqiptare? ? ka shkruar Berisha më tej në postimin e tij.

Në përfundim të postimit, ai ka shkruar se dënon heshtjen e autoriteteve të Athinës dhe Tiranës.

?Denoj heshtjen para ketij akti perdhoses te territorit shqiptar te autoriteteve zyrtare te Athines dhe Tiranes, te cilat me qendrimet e tyre te papergjegjshme dhe histerike nxiten kete akt te shemtuar, nderkombetarisht te denueshem dhe qe sot heshtin per turpin e tyre?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga