Zgjedhjet në SHBA/ Ben Blushi “fiton” një vend në Asamblenë e Nevadas – CNA
Connect with us

Aktualitet

Zgjedhjet në SHBA/ Ben Blushi “fiton” një vend në Asamblenë e Nevadas

Publikuar

-

Një kandidat për Asamblenë e Distriktit 36 të Nevadas, ka siguruar një fitore të pazakontë në zgjedhjet amerikane.

Dennis Hof vdiq më 16 tetor , por emri i Hofit ende figuronte në fletëvotimet e distriktit të tij dhe ka mposhtur kundërkandidatin, edhe pse ka vdekur para zgjedhjeve.

Por, kjo ngjarje në SHBA, përkon fiks me librin “Kandidati” të Ben Blushit, i cili personazh kryesor kishte një kandidat të vdekur, që më pas fiton zgjedhjet.

Ngjarjet e romanit të Blushit zhvillohen në sfondin e një palë zgjedhjeve ku personazhi kryesor, megjithëse i vdekur, arrin të zgjidhet kryetar Bashkie. Kandidati quhet Kadim Sedini dhe konkurron për kryetar Bashkie në qytetin e Basenit.

Pra, libri i Ben Blushit me sa duket është bërë realitet në SHBA, ku një kandidat i vdekur ka fituar zgjedhjet./CNA.al

Aktualitet

E thotë trajneri i Argjentinës / “Messi nuk luan dot futboll tani”

Publikuar

-

By

Drejtori i ekipit përfaqësues të Argjentinës, Cesar Luis Menotti foli mbi aktivitetin intensiv dhe aktivizimin e gjatë të Lionel Messi gjatë kësaj periudhe. Deri tani, në rikthimin e tij në ekipin përfaqësues të Argjentinës, prej nga ku ishte tërhequr që pas Kupës së Botës “Rusi 2018”, Lionel Messi është aktivizuar në mënyrë të pandërprerë te Barcelona.

“Kam frikë nëse Messi luan. E shoh atë me një sfilitje të rëndësishme emocionale mes Champions League dhe ekipit kombëtar. E shoh atë shumë të lodhur. Është padyshim mirë nëse ai dëshiron të luajë me Argjentinën”, deklaroi drejtori i bardhekaltërve, Menotti.

Menotti interesohet shumë për mirëqënien e Messit dhe kjo mund të nënkuptojë se argjentinasi i Barcelonës nuk do të luajë fare të premten. Vetëm një mundësi stërvitje me kombëtaren mund të jetë mjafjtueshëm.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Publikuar

-

By

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm.

Dhoma e Apelit e Mekanizmit që trashëgoi Gjykatën për Krime Luftë në Hapësirat e ish Jugosllavisë, hodhi poshtë ankesat e tij dhe e dënoi me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të zakoneve të luftës.

Radovan Karaxhiç, që shpallur fajtor në vitin 2016 për për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve e zakoneve të luftës, lidhur me rolin e tij udhëheqës në fushatën e terrorit ndaj popullsisë civile, përfshirë masakrën e Srebrenicës, ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Ai qe dënuar atëbotë me 40 vjet heqje lirie.

Gjykata e shpalli fajtor për gjenocid për masakrën e Srebrenicës, që synonte vrasjen e “të gjithë burrave të aftë për luftë” dhe shfarosjen e komunitetit mysliman boshnjak në atë zonë në korrik të vitit 1995, pasi forcat serbe e morën nën kontroll qytetin që ishte shpallur “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Familjarët e mijëra burrave të masakruar nga serbët e Bosnjës në Srebrenicë në vitin 1995, duartrokitën derisa në Hagë gjykatësit e Kombeve të Bashkuara i shqiptuan dënimin me burgim të përjetshëm ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç.
Familjarët e mijëra burrave të masakruar nga serbët e Bosnjës në Srebrenicë në vitin 1995, duartrokitën derisa në Hagë gjykatësit e Kombeve të Bashkuara i shqiptuan dënimin me burgim të përjetshëm ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç.

Radovan Karaxhiç u dënua për përndjekje, shfarosje, deportim, zhvendosje të dhunshme dhe vrasje – por u lirua na akuza për gjenocid lidhur me një fushatë për të përzënë myslimanët boshnjakë dhe kroatët nga fshatrat e pushtuara nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1992- 1995.

Radovan Karaxhiçi, ishte zyrtari më i lartë që përballet me Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, lidhur me luftën e Bosnjës, në të cilën u vranë mbi 100 mijë veta.

Radovan Karaxhiç qe arrestuar në korrik të vitit 2008 në Beograd, pas 11 vjet arratisjeje.

Ish psikiatri 73 vjeçar, ende në gjendje të mirë shëndetësore, që dikur drejtonte të vetëshpallurën Republikë e Serbëve të Bosnjës, mbante titullin e komandantit suprem të forcave të saj të armatosura.

I vetmi zyrtar më i lartë që është përballur me Gjykatën e Hagës për krime lufte, ishte ish presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, cili vdiq në Hagë në vitin 2006, para se të përmbyllej gjykimi kundër tij për krime lufte e gjenocid ne Bosnjë, Kroaci dhe në Kosovë.

Ratko Mladiç, gjenerali që komandonte forcat e serbëve të Bosnjës, u dënua ne vitin 2017 me burgim të përjetshëm nën akuzat për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ratko Mladiçi u dënua për vrasjen e mbi 8 mijë burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë.

Ish oficer i ushtrisë jugosllave, Ratko Mladiç, mori komandën e trupave të serbëve të Bosnjës në vitin 1992 të cilat u bën përgjegjëse për mizori përfshirë vrasjet, përdhunimet masive e përndjekjet madje edhe në praninë e mijëra trupave të Kombeve të Bashkuara.

Masakra e Srebrenicës dhe rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës, ishin zhvillimet që kthyen botën kundër forcave serbe dhe nxitën sulme ajrore të NATO-s, që çuan në përfundimin e luftës me marrëveshjen e arritur ne Dayton të Ohios në Shtetet e Bashkuara, në nëntor të vitit 1995.

Ratko Mladiç, kishte qëndruar në Beograd në vitet e para pas ngritjes së akuzave ndaj tij, ndërsa ishte fshehur pas rënies së presidentit serb Sllobodan Millosheviç në vjeshtën e vitit 2000.

Në maj të vitit 2011 ai u arrestua në një fermë në Serbinë veriore, pas një periudhe trysnie të Bashkimit Evropian mbi Serbinë që aspiron integrimet evropiane./voa/

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Test/  A ke dy minuta kohë për të gjetur se çfarë nuk shkon në këtë imazh?

Publikuar

-

Mund të të duket sikur në imazh shihni një kuzhinë të thjeshtë, me pjata, gota, tavolinë, por ka diçka që nuk shkon. A provove të fokusohesh dhe të kuptosh se çfarë nuk shkon?

Të këshillojmë ta shohësh më me kujdes imazhin!

Tani me siguri do ta kesh më të qartë. Me siguri të ka vënë pak në vështirësi,

Një ndihmë  e vogël, në figurë janë tre kafshë. A mund të na thuash se ku ndodhen ato ?/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Aktualitet23:46 - 9 Mars, 2019

“A të ka ngacmuar ndonjë deputet? Ja përgjigja e papritur e Grida Dumës

Grida Duma iu përgjigj shumë pyetjeve nga Ermali sot në emisionin Xing me Ermalin. Cili deputet të ka gjuajtur më...

Trending

Read previous post:
Liberalizimi i vizave çështje politike?/ Veseli: Racizëm i skajshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se pret që Austria të...

Close