LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Kacifas/ Bashkia e Dropullit merr përsipër shpenzimet e ceremonisë mortore

7 Nëntor 2018, 12:57, Aktualitet CNA
Vrasja e Kacifas/ Bashkia e Dropullit merr përsipër shpenzimet e

Bashkia e Dropullit në një mbledhje jashtë radhe ka marrë vendimin për të paguar të gjitha shpenzimet financiare për ceremoninë e varrimit në Bularat të greko-shqiptarit Kostandinos Kacifa, i cili mbeti i vrarë nga RENEA.

Ky vendim i Bashkisë është bërë i ditur nga nënkryetari i Bashkisë Dropull, Mihal Mano.

Sipas tij, ky vendimi është marrë me motivacionin se familja e Kacifas nuk është në gjendje të mirë ekonomike, si dhe ngjarja është e ndjeshme për komunitetin e minoritarëve në jug të Shqipërisë.

Ndërsa, ceremonia e varrimit për Kostandino Kacifas do të mbahet nesër në orën 13:00./ CNA.al

Lajmet e fundit nga