LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal/ Si e fshehu policia vrasjen e bërë nga kryeplaku i fshatit në Librazhd

7 Nëntor 2018, 18:56, Aktualitet CNA
Skandal/ Si e fshehu policia vrasjen e bërë nga kryeplaku i fshatit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tij qytetari digjital ka shkruar se policia ka fshehur një vrasje, e cila është bërë nga kryeplaku i fshatit, Zdrajsh në Librazhd, Kapllan Deda.

?Pershendetje doktor. Jam prej librazhdi komuna orenje. Doja denoncoja  krim qe ka ndodh ne pyll me fshatin tone zdrojsh katun .Me janar kti viti u vra ne pyll me sepate Idriz Byci duke prere drru per te fituar kryeplaku i fshatit Kapllan Deda qe kishte zaptu pyllin e I maroi drrute . Ne gjithe fshatin tone thon qe e vrau kryeplaku Kapllan Deda me sepaten e vet se Idrizi shkret i tha PSE mcove me pre drru se un jam puntor per rrugen. kapllanin e nimoi policia e bon sikur vrasjen e boni Fiqeri Haskurti qe esht me kartele I smure e vrau gjoja konflikt per pron me rruga?, – ka shkruar qytetari në mesazhin e tij.

Më tej ai shkruan se Fiqeri Haskurti po bën burg se Kapllan Dedën e ndihmoi policia për të fshehur krimin.

?Tashi fiqeriu shkret po bo burg not ene shenjat e gishtave nuk I kan dal ne spat Kane dale the Kapllan dedes ket se majten as I ore npolici se e nimune. Kapllani duhet te ishte be burg se ai rri tap ne fshat tu thon jam I pari fshatit spy’s un tvras e sme fut njeri mren se kam krah.ene policia ka frik prej kapllanit po tankohet ai.I detyro njerzit te hypin te furgoni cunit tvet e furgonat e tjer si le me punu I nalo me polici. dit tjeter Doktorr sa to marr do ti coj me video se thon e kan filmu incizu kur ka qen tap kapllani qeeerem mm mmmk mmm. Qe ka pranu vet vrasjen tu fol e tu permen emrat e atyne qe e nimojne . Tlutem doktor publikoje e nxirre ta marrin vesh tgjith e ta fusin nburg ket se mori nqaf 2 familje?, – ka treguar qyetari më tej./ CNA.al

Lajmet e fundit nga