LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal dhe korrupsion në Fondin Shqiptar të Zhvillimit/ Pse hesht prokuroria

7 Nëntor 2018, 11:01, Aktualitet CNA
Skandal dhe korrupsion në Fondin Shqiptar të Zhvillimit/ Pse hesht

CNA.al prej disa ditësh ka denoncuar një skandal i cili po ndodh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, një akt korruptiv për të cilin organet e drejtësisë nuk mund të heshtin.

CNA.al dy ditë më parë denoncoi me fakte atë që kishte shkruar një vit më parë në lidhje me tenderin për ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës, një tender i cili kap shifrën rreth 130 milion euro.

Mesditën e datës 5 nëntor, Fondi për Zhvillimin e Rajoneve, në bazë të procedurës ligjore, duhej të hapte ofertat për kompanitë e parakualifikuara për tenderin e rrugës së Lumit të Vlorës, por në fakt ofertat financiare nuk u hapën, duke ngritur dyshime se një skenar korruptiv po luhet ne zyrat e drejtuesve të institucionit. FSHZH hapi vetëm ofertat teknike dhe jo ato financiare, ndërkohë që kishte zhvilluar më parë një proçedure parakualifikuese.

Një tender korruptiv ku u zhvilluan dy faza parakualifikuese si kurrë ndonjëherë dhe nuk u hapën ofertat financiare për të shpallur fituesit, dhe gjithçka e kryer ngre të gjithë akuzat ndaj drejtuesve të institucionit se tenderi është i paravendosur.

Theksojmë që nuk ka provë më të madhe se sa fakti që FSHZH-ja justifikohet me proçedurat e donatorëve dhe për herë të parë zhvillon proçedurë me dy parakualifikime dhe nuk hap ofertat financiare.

CNA.al e ka denoncuar një vit më parë, dhe ndërkohë tre ditët e fundit e sollëm me prova dhe fakte konkrete. Dje i kemi shkruar edhe disa pyetje publike FSHZH-së, për të cilat askush nuk jep përgjigje, pas një sqarimi të parë tërësisht infantil dhe që nxirrte zbuluar institucionin. Për tenderin 130 milion euro vetë FSHZH-ja kërkon të fshihet pas gishtit me një skandal korruptiv, por prokuroria nuk mund ta tolerojë dhe nuk mund të heshtë.

Ky është një gur prove edhe për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imerajn, por edhe për Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Prokurorët nuk mund të heshtin për skandalet dhe korrupsionin në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, sepse nëse duan që të ketë efikasitet lufta kundër korrupsionit duhen vlerësuar denoncimet në media. Ose ne gënjejmë dhe duhet të dënohemi për shpifje ose duhet të hetohen ata që kapen në veprime korruptive./ CNA.al

Skandali në FSHZH/ Paravendoset fituesi i tenderit 45 milionë euro për rrugën e Lumit të Vlorës

Skandal në FSHZH/ Korrupsion me tenderin 130 milion euro?

Skandali me tenderat e paravendosur/ FSHZH-ja kapet në flagrancë, Prokuroria hesht

FSHZH reagon për tenderin korruptiv/ CNA.al i kthen përgjigje

Plas qelbi në FSHZH/ Korrupsion me tenderin e rrugës së Lumit të Vlorës, zbulohet skema

FSHZH mbytet nga korrupsioni/ Nëndrejtori justifikon abuzimin 

 

Lajmet e fundit nga