LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një yll si i ati: Vajza e Paul Walker feston 20-vjetorin

7 Nëntor 2018, 10:10, Lifestyle CNA
Një yll si i ati: Vajza e Paul Walker feston 20-vjetorin

Kanë kaluar 5 vite që nga vdekja e aktorit të famshëm Paul Walker, pas aksidentit me makinë në vitin 2013.

Dhe pas kësaj vemendja kaloi tek familjarët e tij, konkretisht tek e bija Meadow, e cila sapo festoi ditëlindjen e saj të 20-të. Ajo e tregoi këtë me anë të një postimi në Instagram ku shfaqej me një fetë tortë me çokollatë dhe sipër kishte vendosur numrin 20.

Modelja sapo kishte filluar të njihte më mirë të atin në kohën kur ai vdiq, pasi kishin filluar të jetonin bashkë. Pavarësisht ndarjes së parakohshme nga jeta duket se Meadow dhe Paul kanë qënë shumë të lidhur shpirtërisht me njëri-tjetrin.

?Kam gjetur veten duke reflektuar mbi pasionet e tij. Pasionin e tij për oqeanin, pasionin e tij për shpëtimin e kafshëve, pasionin e tij për të ndihmuar njerëzit dhe pasionin e tij për vullnetin e mirë spontan? ? ka treguar më herët Meadow.

Gjithashtu Meadow është një kopje e të atit edhe në pamjen e jashtme, bjonde dhe me sy blu, ajo është bërë një nga vajzat më të bukura që na kanë zënë sytë.

Lajmet e fundit nga