Connect with Us

Liberalizimi i vizave çështje politike?/ Veseli: Racizëm i skajshëm

Aktualitet

Liberalizimi i vizave çështje politike?/ Veseli: Racizëm i skajshëm

Publikuar

-

Konfirmohet/ Kadri Veseli infektohet me koronavirus

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se pret që Austria të procedojë në Këshill të Ministrave, çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjatë një konferencë për media, Veseli ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë mbetur të izoluar padrejtësisht.

“Deri më tani na është thënë që liberalizimi s’është çështje politike, por tërësisht teknike. Tani kanë filluar të ndihen zëra se është çështje politike. Do të thotë se për 10 vite nuk ka pasur ndonjë kriter të caktuar që qytetarët të mos mund të lëvizin lirshëm nëpër Evropë”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, Kosova do të vazhdojë të këmbëngulë në të drejtën e saj për të lëvizur, do të vazhdojë lobimin deri në fund, raporton Express.

LEXO EDHE:  Ngërçi për Gjykatën Speciale, pritet ndërhyrje e faktorit ndërkombëtar

“Nuk tërhiqem nga sfida, por do të jem akoma edhe më i zëshëm. Ne jemi krenar për çka jemi, por duhet të jemi më insistues akoma dhe s’duhet të lejojmë të na mohohet e drejta të lëvizim. Përndryshe, ky do të ishte racizëm i skajshëm”, ka përfunduar Veseli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Çdo votë për PS e pastër, me djersë dhe pa zarfe”/ Braçe: Nuk i kam trajtuar kurrë njerëzit si plaçkë

Publikuar

-

Nga

“Çdo votë për PS e pastër, me djersë dhe pa zarfe”/ Braçe: Nuk i kam trajtuar kurrë njerëzit si plaçkë

Zv.kryeministri Erion Braçe thotë se çdo votë që ka sjellë fitoren e Partisë Socialiste është e pastër dhe e pacënueshme, dhe kurrë e blerë.

Ai thekson me anë të një statusi në rrjetet sociale se nuk ka pasur kërcënime, shantazh, dhunë apo presion ndërsa shton se kurrë nuk i ka trajtuar njerëzit si plaçkë që mund të blihen me zarfe.

“17. 611 vota për PSSH! 54.57% te votës popullore! 19.23% te votave  te Partise Socialiste ne  qarkun Fier! Kjo është fitorja e PS ne Divjake, Terbuf, Grabian, Gradishte, Remas, Allkaj, Krutje, Bubullime, Kolonje!

Cdo vote, cdo vote deri tek vota e 17. 611-te, e paster, e pacenueshme! vote mundi e djerse, vote prej punes, vetem prej punes! kurre e blere!

LEXO EDHE:  Nënshkruhet marrëveshja/ Policia e Kosovës në Shqipëri për sezonin e verës

LEXO EDHE:  Korrespodenti i Reutersit, mbrojtës i ashpër i arkitekturës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Kurre e marre me kercenim, shantazh, presion, dhune! Kurre e kushtezuar! Zero! Asnje e tille! perkundrazi,  vote e sfiduar nga nje sistem kriminal prej te pasurish nga evazioni, tenderat, kontratat mizerabel, krimi sic nga ballshi ne terbuf e grabian, nga Malesia e Kukesi ne Mize e Zharnec, nga Lushnja ne Remas e Bedat,

Nga Divjaka me zarfa ne lagjet e saj! Kurre ne jeten time nuk i trajtova njerezit si placke! Kurre ne jeten time nuk i vura njeriut cmim! Ndaj i shoh ne sy te gjithe; mbeshtetes, votues, kundershtues!”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Publikuar

-

Nga

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Gjatë ditës së nesërme një fronti mesatar i ftohtë ajror pritet të depërtojë në Ballkan. Përderisa fronti destabilizon motit në veriperëndim të Balkanit tek ne rriten temperaturat.

Fronti i ftohtë ajror do të shkaktojë përkeqësim të motit që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia gjatë së premtës dhe orëve të hershme të mëngjesit duke kushtëtuar reshje shiu, ulje të temperaturave dhe rrebeshe lokale të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Me ardhjen e frontit në territoret tona të shtunën pritet dobësimi i tërësishëm i tij, prandaj tek ne nuk priten reshje atmosferike, përpos disa riga të dobëta dhe afatshkurtra në ndonjë rajon në Kosovë shkruan Meteoalb.

LEXO EDHE:  Fitoi tenderin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës/ Reagon Behgjet Pacolli: Është nder dhe privilegj i madh

LEXO EDHE:  Fitoi tenderin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës/ Reagon Behgjet Pacolli: Është nder dhe privilegj i madh

Fronti i ftohtë tek ne do të hetohet vetëm në bazë të erërave veriore, disa vranësirave dhe uljeve të temperaturave. Ulja e temperaturave do të jetë e përkohshme dhe shumë afatshkurtër, ngase me kalimin e frontit menjëherë pritet stabilizim i plotë i motit dhe ngritje e temperaturave. Dita e diel pritet të jetë pranverë e vërtetë me mot të këndshëm dhe shumë rreze diellore.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nisma për shkarkimin e Metës/ Klotilda Ferhati sqaron procedurat

Publikuar

-

Nga

Nisma për shkarkimin e Metës/ Klotilda Ferhati sqaron procedurat

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati ka folur mbi nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke u shprehur se ditën e nesërme në Kuvend do  të vendoset nëse do të miratohet apo jo raporti i komisionit të ligjeve.

Ajo tha se pas votimit të raportit do të ngrihet Komisioni Hetimor që do të hetojë për shkeljet e bëra.

Më tej, ajo shton se presidenti ka të drejtë të kërkojë që të dëgjohet dhe komisioni cakton orën dhe datën dhe i jep kohën e mjaftueshme për tu sqaruar.

“Disa nga arsyet e parashtruara në kërkesën bërë nga kolegët deputetë janë shkeljen e parimit të unitetit kombëtare. Duke mbështetur opozitën dhe denigruar mazhorancën, nxitje e urrejtjes. Në fazën e dytë kalon nesër, do të votohet nëse do ta miratojnë apo jo raportin e komisionit të ligjeve. Duhet të jenë 90 vota dhe unë mendoj se ata vota do të jenë. Ka premisa që kjo kërkesë të arrihet. Nesër do të vendoset për raportin dhe do të ngrihet komisioni hetimor që do të hetojë shkeljet. Presidenti thirret për tu dëgjuar mbi këta akuza.

Në fakt rregullorja që nëse ai dëshiron mund të dëgjohet në komision do ti japë kohën për tu sqaruar. Kjo çështje vendoset nga komisioni i ligjeve.”, deklaroi Ferhati./CNA.al

LEXO TE PLOTE