Keni nevojë të bini në peshë? Hani çdo ditë mëngjes, por kujdes… – CNA
Connect with us

Life Style

Keni nevojë të bini në peshë? Hani çdo ditë mëngjes, por kujdes…

Publikuar

-

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Madje ai luan rol kryesor në rënien në peshë.

Personat të cilët hanë mëngjes kanë një metabolizëm më të shëndetshëm.

Por çfarë duhet ngrënë dhe si ndikon ngrënia e të njëjtit ushqim çdo mëngjes.

 

Ja përse është një ide e mirë të hash të njëjtin mëngjes

Kur hani të njëjtin mëngjes, sidomos kur përfshini shumë nga vlerat ushqimore, ndërtoni një rutinë ideale për organizmin.

Mëngjesi duhet të ketë të përfshirë kos, të paktën një frut dhe perime si dhe arrorë e drithëra.

Pra nëse hani kos me tërshërë dhe fruta të stinës, vezë të përgatitura omletë apo dhe të ziera, si dhe bukë të thekur me mjaltë, kombinime të tilla janë të gjitha të shëndetshme.

Përsëritja e një rutine të tillë ndihmon metabolizmin dhe ruajtjen e një peshe të ekuilibruar.

Rastet kur ngrënia e të njëjtit mëngjes është e gabuar

Përzgjedhja e ushqimeve është shumë e rëndësishme.

Ndodh që mëngjesi që ju konsumoni të jetë i gabuar.

Mos zgjidhni drithëra industriale, të cilat kanë sheqerna të shtuara apo dhe ngjyrues.

Një mëngjesi i tillë nuk është aspak i shëndetshëm.

Shumë njerëz konsumojnë më shumë karbohidrate, duke menduar se i japin më shumë energji gjatë ditës.

Kështu ata konsumojnë shumë bukë dhe brumëra dhe harrojnë ushqimet e tjera.

Por, sipas të dhënave të AgroWeb, proteinat janë ato që duhet të konsumoni më shumë në mëngjes.

Ushqimet me proteina janë vezët, kosi, produktet e bulmetit dhe peshku.

Po ashtu edhe gjiza përmban shumë proteina.

Proteina gjendet edhe në produkte me bazë bimore si arrorët, farat dhe bishtajoret.

Duke konsumuar më shumë proteina, pesha qëndron në nivelet e shëndetshme, si dhe do të shikoni se si do të humbisni kilogramët e tepërt.

Aktualitet

Bixhoz me dashurinë/ Om dhe Gori zbulojnë sekretin e Zvetlanës

Publikuar

-

Shivai vë në provë Najantarën dhe kupton se ajo nuk është nëna e Anikës. Ai vendos të zbulojë çfarë qëllimi ka ajo. Shivai detyron Najantarën të bëjë testin e ADN-së. Pinki ndryshon përgjigjen e analizave dhe përzë Najantarën. Najantara kërcënon Pinkin se do i tregojë gjithçka Shivait. Anika kërcënon Najantarën se do lajmërojë policinë. Shivai i tregon Anikës përgjigjen e analizave dhe i thotë se Najantara është nëna e saj. Ajo tronditet por as përgjigja e analizave nuk e bind dhe është e sigurt që Najantara nuk është nëna e saj. Najantara rrëmben Sahilin.

Anika zbulon se Shivai e ka gënjyer pasi në përgjigjen e analizave shkruhet se ajo nuk është nëna e saj. Gori plagos Kalin gjatë martesës dhe ja mbath. Om sjell Gorin në shtëpinë Oberoi dhe e prezanton si gruan e tij. Mirëpo e gjitha është strategji e tij për t’i dhënë fund lojës së Zvetlanës. Om nuk pranon ta mbajë Gorin në dhomën e tij. Gori arrin të zbulojë sekretin që mban roboti. Ajo dhe Om gjejnë në robot videon e Zvetlanës. Ata tronditen kur mësojnë se Zvetlana mban maskë. Om dhe Gori vihen në kërkim të Zvetlanës së vërtet.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Xhenet/Mine i tregon të vërtetën Xhenetit para të gjithëve, Arzu tronditet

Publikuar

-

Xhenet shkon në darkë me Orhanin. Ozlem i habit të gjithë kur vjen edhe ajo. Sema thotë se e thirri ajo Ozlemin. Pas Ozlemit vjen edhe Mine. Ajo i tregon Xhenetit foton e vajzës dhe i thotë se ajo vdiq sot. Xhenet e përqafon. Arzu mundohet të shmangë skandalin duke i ftuar Minen dhe Xhenetin të flasin jashtë. Mine i tregon Xhenetit se ajo nuk është nëna e saj. Arzu dhe të gjithë tronditen. Mine largohet duke e lënë Xhenetin të tronditur.

Xhenet ndjek Minen. Mine nuk i jep shpjegim dhe largohet. Xhenet i kërkon falje të gjithëve dhe kërkon leje të largohet. Rëza kërkon të dijë më shumë dhe i ofron ndihmë Xhenetit për të gjetur nënën e saj. Ozlem akuzon Arzun se po qëndron me Mahirin për para. Xhengiz nxehet dhe ngre dorë. Nilgyn e ndalon. Ozlem kërcënon Xhengizin. Xhenet habit Mukadezin kur i kërkon fotografi të nënës dhe kërkon të dijë për të. Rëza debaton me Selmën. Ai pëson sërish infarkt. Mahir i thotë Arzus se do ishte divorcuar me të nëse nuk do ishte Melisa. Rëza dhe Orhan vendosin të kërkojnë nënën biologjike të Xhenetit. Arzu shqetësohet dhe i thotë Rëzait të mos ngatërrohet në çësthjet personale të punonjësve. Ozlem i tregon Selimit se Mine nuk ishte nëna e Xhenetit.

Selim nxehet me të atin kur kupton se ai e ka gënjyer. Suna i thotë Mukadezit se ka ardhur koha t’ja thonë të vërtetën Xhenetit. Mukadez kujton momentin kur Arzu i tha se nuk është gjyshja e Xhenetit. Mukadez i thotë Sunës se ka të drejtë por fillimisht duhet të gjejnë babain e saj. Arzu porosit punonjësit e kompanisë mos t’ja japin Rëzait dosjen e Xhenetit. Selim i ofron ndihmë Xhenetit për të gjetur nënën e saj. Arzu bën një plan që Xhenetin ta pushojnë nga kompania. Selim pyet Xhengizin për karficën në sy të Arzus. Ai kërkon të dijë me ngulm se kujt ja dhuroi karficën.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ta marrim vesh njëherë e mirë: Ja cilat ushqime duhen konsumuar dhe cilat jo gjatë periudhës së periodave

Publikuar

-

Kemi dëgjuar shpesh për ushqime që ndihmojnë në pastrimin e fytyrës, shëndetin e flokëve, kujtesën e mirë apo edhe që sjellin lumturinë.

Dhe për të gjitha femrat që akoma nuk e dinë dhe sikletosen shumë gjatë periudhës së periodave, ka disa ushqime që mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të barkut dhe do të shmangin iritimin.

Ndërkohë duhet eliminuar konsumimi i disa ushqimeve të tjera që shkaktojnë fryrje dhe dhimbje të barkut gjatë menstruacioneve.

 Duhen shmangur me patjetër:

1.Pijet e gazuara

Pijet e gazuara ndikojnë në fryrjen e barkut dhe si pasojë në shtimin e dhimbjeve, zgjidhni ujin në vend të tyre.

 

2.Ushqimet e përpunuara

A selection of processed food and drink on a white background including pIzza, cola, buscuits and sausage rolls

Ushqimet e përpunuara përmbajnë shumë natrium dhe si pasojë shkaktojnë fryrje barku, ndaj shmangini produktet e paketuara.

 

3.Ushqimet e skuqura

Ushqimet e skuqura rritin nivelin e estrogjenit tuaj, i cili ndikon te dhimbjet menstruale, prandaj hiqni dorë nga to.

 

4.Bishtajoret

Edhe bishtajoret shkaktojnë fryrje të barkut, prandaj lërini mënjanë që të shmangi sikletin.

 

5.Drithërat e rafinuara

Drithërat e rafinuara i humbasin disa nga vlerat e tyre ushqyese  dhe si pasojë ndërhyjnë në sheqerin tuaj në gjak.

 

6.Ushqimet me shumë yndyrë

Ushqimet me yndyrë të lartë ndikojnë në aktivitetin e hormoneve tuaja. Ata shkaktojnë dhimbje dhe inflamacion.

 Duhet të konsumoni me patjetër:

1.Lakër jeshile

Gjatë menstruacioneve nivelet e hekurit bien ndjeshëm dhe prandaj duhet të konsumoni sa më shumë produkte që përmbajnë hekur.

 

2.Portokalle

Konsumimi i kalciumit redukton depresionin dhe ankthin. Vitamina D rregullon enzimin që konverton triptofanin në serotonin, neurotransmetues që ndihmon në rregullimin e gjendjes tuaj.

Së bashku, kalciumi dhe vitamina D shmangin simptomat PMS. Nivelet e larta të kalciumit gjithashtu mund të lehtësojnë dhimbjet, duke vepruar si relaksues i muskujve.

 

3.Banane

Një banane është një nga ushqimet më të mira për rritjen e humorit që mund të hani, në sajë të dozës së lartë të vitaminës B6.

Ato janë të pasura me kalium dhe magnez, të cilët mund të zvogëlojnë mbajtjen e ujit dhe fryrjen. Gjithashtu ndihmojnë rregullimin e sistemit tuaj të tretjes.

 

4.Shalqi

Menstruacionet janë periudha që të gjitha femrat kërkojnë sa më shumë ëmbëlsira dhe frutat janë gjithmonë në listë, prandaj shalqiri është i duhuri për konsum.

 

5.Salmon

48012044 – raw salmon fillet with rosemary pepper sweetbread and salt on baking paper rustic theme with copy-space

Salmoni është përgjigjja për të gjitha problemet tuaja në këtë periudhë. Është i pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat punojnë për të relaksuar muskujt tuaj, duke lehtësuar dhimbjen.

 

6.Brokoli

Brokoli përmban të gjitha lëndët ushqyese që luajnë një rol në lehtësimin e simptomave të PMS-magnezit, kaliumit, kalciumit dhe vitaminave A, C, B6 dhe E.

 7.Çokollatë të zezë

Çokollata e errët është një burim i mirë i magnezit, i cili jo vetëm që stimulon gjendjen e temperaturës, por gjithashtu ndihmon në rregullimin e serotoninës – hormonit të lumturisë.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:59 - 18 Nentor, 2018

Dimri paralizon rajonin, bllokohen 2 maune në Maqedoni

Prej dy ditësh në vendin tonë, në disa zona, ka nisur rënia dëborës, çka u bë problem edhe ditën e...

Aktualitet17:06 - 18 Nentor, 2018

U largua nëpërmjet Shqipërisë/ Mediat malazeze publikojnë fotot e Gruevskit

Mediat malazeze kanë zbuluar foto të arratisjes së Nikolla Gruevskit disa orë para se atij t’i dorëzohej refuzimi i kërkesës...

Aktualitet16:39 - 18 Nentor, 2018

Media gjermane thumbon Hungarinë/ Nuk i njeh ligjet për mikun e Obran, “refugjatin” Gruevski

Hungaria i kërcënon refugjatët me burg, nëse hyjnë ilegalisht në vend. Por me sa duket ligji nuk vlen për mikun...

Aktualitet15:47 - 18 Nentor, 2018

Sulmet ajrore ndaj ISIS/ Të paktën 40 persona kanë humbur jetën

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga sulmet ndaj bazave të ISIS në Siri. Mediat raportojnë se midis viktimave...

Aktualitet15:25 - 18 Nentor, 2018

Shpallja e pavarësisë/ Gazetari tregon të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit

Gazetari Ilir Ikonomi ka treguar të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Shqipërisë për shpalljen e pavarësisë. Në një...

Aktualitet14:48 - 18 Nentor, 2018

Shkundet Italia/ Regjistrohen lëkundje të forta tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur gjatë ditës së sotme Italinë. Mësohet se tërmeti është regjistruar rreth orës...

Aktualitet12:26 - 18 Nentor, 2018

Panairi i librit/ KLSH merr pjesë në edicionin e XXI-të

Në datat 14-18 nëntor 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë në edicionin e XXI të Panairit të Librit, në...

Aktualitet10:19 - 18 Nentor, 2018

Panik në Greqi/ Çfarë ka ndodhur në Athinë gjatë natës

Kryeqyteti i Greqisë, Athina ka qenë nën shtetrrethim të plotë gjatë natës. Mësohet se policia ka arrestuar 19 persona gjatë...

Aktualitet22:49 - 17 Nentor, 2018

Ndahen çmimet e letërsisë në Panairin e 21 të Librit

Sot në Panairin e 21-të të librit, një ditë para mbylljes në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet e këtij...

Aktualitet22:30 - 17 Nentor, 2018

Presidenti Trump në Kaliforni pas zjarreve shkatërrimtare

Presidenti Trumps ndodhet në Kaliforni për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret dhe për të takuar njerëz,...

Aktualitet19:30 - 17 Nentor, 2018

U shpall ‘non grata’/ Eurodeputetja qipriote nuk i ndal sulmet ndaj shqiptarëve

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous u shpall ‘non grata’ nga qeveria, pas dekaratave antishqiptare në varrimin e 35-vjeçarit, Kostantinos Kacifas. Por...

Aktualitet17:10 - 17 Nentor, 2018

Foto- ‘Tanku’ i Gruevskit/ Ja makina 600 mijë euro për të cilën akuzohet

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, që tashmë ndodhet në arrati është dënuar me dy vite burg, për aferën korruptive të blerjes së...

Aktualitet16:08 - 17 Nentor, 2018

‘Largohet nga Hungaria’/ Zyrtari i lartë tregon vendndodhjen e Gruevskit

Arratisja e ish-kryeministrit Maqedonas, Nikolla Gruevski ka qenë kryefjalë e mediave maqedonase, por jo vetëm. Referuar agjencisë së mediave bullgare...

Aktualitet10:33 - 17 Nentor, 2018

Kasapi: Kur shohim gjendra tumorale në mishin e derrit, e presim dhe ua shesim konsumatorëve

Nëse mendoni se mishi që blini te kasapët është i cilësisë më të mirë, duhet ta mendoni sërish pas deklaratës...

Aktualitet09:07 - 17 Nentor, 2018

CIA zbulon kush urdhëroi vrasjen e gazetarit

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi dyshohet të jetë urdhëruar personalisht nga se princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman. Në...

Aktualitet23:01 - 16 Nentor, 2018

Gjykata del kundër Donald Trump/ Riktheni lejen për gazetarin e CNN

Gjykata e Uashingtonit ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë t’i kthejë lejen e hyrjes reporterit të CNN-it, Jim Acosta, pas debatit...

Aktualitet22:25 - 16 Nentor, 2018

Shkrimtarja flet pa dorashka/ Është e tmerrshme të jesh burrë

Shkrimtarja Mimoza Ahmetin ka thënë se është e tmerrshme të jesh burrë. Në një intervistë në studion e emisionit “Provokacija”...

Aktualitet19:52 - 16 Nentor, 2018

Ciceroni ka jetuar në Shqipëri/ Gazetari zbulon banesën e tij

Gazetari Ilir Ikonomi ka postuar në rrjetet sociale një foto të vilës së Esat pashë Toptanit. Krahas kësaj fotoje gazetari...

Aktualitet18:18 - 16 Nentor, 2018

Panairi i librit/ Shqiptarët nuk kanë lekë për të blerë

Panairi i Librit vizitohet çdo nëntor nga mijëra qytetarë. Shumë shkojnë për kureshtje e këtu e kemi fjalën për nxënësit...

Aktualitet16:20 - 16 Nentor, 2018

Berlusconi sërish në telashe/ Zbulohen detaje të tmerrshme nga festat

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është sërish në telashe. Mediat italiane raportojnë se Berlusconi do dalë sërish përpara gjyqit, këtë herë...

Aktualitet15:15 - 16 Nentor, 2018

Pas dehjes, Junker “lë nam” sërish/ Shfaqet me dy këpucë të ndryshme

Jean Claude Junker, President i Komisionit Europian, prej kohësh është bërë objekt të qeshurash pas veprimeve të çuditshme që bën...

Aktualitet13:44 - 16 Nentor, 2018

Zaev ngre dyshime të forta/ Largimi i Gruevskit arratisje, apo rrëmbim

Pas arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, ka reaguar paraardhësi i tij kryeministri Zoran Zaev. Në një konferencë për shtyp,...

Aktualitet12:56 - 16 Nentor, 2018

Foto-“ Kur sunduesit grinden”/ Ismail Kadare prezanton në Panair botimin më të ri

Shkrimtari Ismail Kadare ka prezantuar ditën e sotme librin më të ri të tij në Panairin e 21-të të librit,...

Aktualitet12:10 - 16 Nentor, 2018

Ditë e trishtë për muzikën! Këngëtari i njohur ndahet nga jeta

Këngëtari legjendar i muzikës “country” dhe në të njëjtën kohë kitarist, Roy Clark është ndarë nga jeta mbrëmjen e së...

Aktualitet11:58 - 16 Nentor, 2018

Arratia e Nikolla Gruevskit/ LSDM akuza Mickoskit

Pas arratisjes së ish-kryeministrit Maqedonas Nikolla Gruevski, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë i ka bërë liderit të VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski se...

Aktualitet10:44 - 16 Nentor, 2018

Video-Tragjedi në Kaliforni/ 631 të zhdukur, 65 të vdekur nga zjarret

Rreth 65 persona kanë humbur jetën, ndërsa 631 të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë e zjarreve masive në Kaliforni.-raporton...

Aktualitet09:08 - 16 Nentor, 2018

Arratisja e Gruevskit/ Mali i Zi e pranon, ka dalë në datën 11 nëntor

Pas autoriteteve shqiptare, edhe ministria e Brendshme e Malit të Zi e pranoi se ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, ka hyrë...

Aktualitet20:12 - 15 Nentor, 2018

May zotohet se do të luftojë për planin e saj të Brexitit

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë në një konferencë për media se pavarësisht vendimeve të vështira, një draft marrëveshje për...

Trending

Read previous post:
Alarm për bombë/ Evakuuohen pasagjerët në stacionin hekurudhor

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje policinë spanjolle të Barcelonës. Policia ka evakuuar pasagjerët, të cilët po udhëtonin...

Close