LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Pasditja sjell surpriza

7 Nëntor 2018, 07:19, Aktualitet CNA
Kapriçot e motit/ Pasditja sjell surpriza

Deri në mesditë pjesa më e madhe e vendit dominohet nga mot kryesisht i vranët, herë pas here do të ketë intervale kthjellimesh.

Orët e pasdites sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të përkohshëm më të dukshëm në zonat Jugore dhe pjesërisht Qendra. Por shira më të pakët rrezikojnë zonat veriore.

Në mbrëmje dhe gjatë natës, shirat zhvendosen drejt zonave Lindore dhe Juglindore të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë rritur lehtë gjatë mëngjesit por rënie mesatarisht 2-3°C ka sjell mesdita duke ulur maksimumin në 23 gradë C.

Era do fryjë mesatare në Jug por e fortë në Veri dhe pjesërisht në qendër, me shpejtësi mbi 35 km/h nga Veri-Veriperëndimi ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë.

Lajmet e fundit nga