LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetimet për ish-ministrin/ Zhvillime të reja në dosjen 'Tahiri'

7 Nëntor 2018, 10:11, Aktualitet CNA
Hetimet për ish-ministrin/ Zhvillime të reja në dosjen

Prokuroria për Krimet e Rënda ka vendosur të administrojë si provë vendimin e gjykatës së Katanias, i cili e shpall të pafajshëm ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në lidhje me dosjen ?Habilaj?.

Vendimi i gjykatës së Katanias u depozitua pak ditë më parë nga vetë ish-ministri Samir Tahiri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa sot mësohet se do të shqyrtohet bashkë me provat e tjera.

Sipas hetimeve italiane, Tahiri nuk ishte i përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj dhe drejtësia italiane vendosi të mos ngrejë asnjë akuzë ndaj ish-ministrit.

Por Tahiri është ende nën hetim në Shqipëri, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dy akuza ndaj ish-ministrit, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga