Connect with Us

Çfarë hanë këto modelet vallë? Ja dietat që ndjekin engjëjt e “Victoria’s Secret”

Aktualitet

Çfarë hanë këto modelet vallë? Ja dietat që ndjekin engjëjt e “Victoria’s Secret”

Publikuar

-

Nuk duhet të mbani dietë duke mos ngrëne për të arritur format tuaja ideale. Por duhet të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme!

Dhe për këtë mund të mësoni nga dietat e engjëjve të “Victoria’s Secret”, të cilat kanë një të përbashkët: janë jashtëzakonisht të shëndetshme dhe respektojnë rregullat.

I vetmi moment kur ndjekin një dietë drastike është kur janë në pasarelë, pasi duhet të jetë më të dobëta se zakonisht.

Dieta e Kendall Jenner

“Të hash në mënyrë të shëndetshme është gjëja më e rëndësishme. Nuk stërvitem mirë nëse nuk ha në mënyrën e duhur. Dita ime fillon me një vezë, avokado dhe bollgur”, ka thënë bukuroshja.

Dieta e Adriana Lima

Ajo ka rrëfyer për “Daily Mail” se ushqehet vetëm me lëngje të shtrydhura me proteina për të paktën 9 ditë, pa shtuar asnjë ushqim të fortë dhe në 12 orët para sfilatës eliminon të gjitha lëngjet. Në fakt kjo është shumë pak e këshillueshme.

Dieta e Bella Hadid

Motra e vogël e Gigi rrëfen se nuk ka hequr dorë nga asgjë dhe ha sanduiçe e patate të skuqura pothuajse çdo ditë. Meritë e nënës natyre, por edhe e shumë, po shumë, aktiviteti fizik.

Dieta e Gigi Hadid

Për të mbajtur trupin në formë Gigi ka një stil jete të rregullt, një dietë e ekuilibruar dhe shumë aktivitet fizik. Në përgjithësi preferon ta bëjë vetë ushqimin mes sallatave dhe lëngjeve të frutave. Por dhe ajo nuk heq dorë nga dita e vështirë, kur mund të hajë gjithçka, përfshi edhe hamburger apo akullore.

LEXO EDHE:  Një “bombë” e vërtetë/ Modelja shqiptare çmend rrjetin me format e saj perfekte

Dieta e Behati Prinsloo

Bashkëshortja e Adam Levine është një pishtar i thjeshtësisë, siç ka thënë dhe vetë. “Jam për vaktet e shpejta dhe të thjeshta, por kjo nuk do të thotë që ha në “fast-food”, përkundrazi. Jetoj në Nju Jork, një qytet që të ofron mundësi nga më të ndryshmet dhe për të ngrënë shëndetshëm”, ka thënë ajo. Në ushqimet e saj nuk mungojnë as lëngjet e frutave dhe perimeve, sallatat dhe pula.

Dieta e Karlie Kloss

Shumë njerëz  pyesin veten se si ia del Kloss që të ketë forma aq të mira trupore. Natyrisht, dieta e saj është mjaft e vështirë. Ajo ka zbuluar për “Stylecaster” se çfarë ha ajo në një ditë të zakonshme. “Unë zakonisht filloj ditën time me një omëletë vezësh me avokado, salcë dhe kafe me qumësht bajamesh”, ka thënë ajo. Për drekë Kloss ka thënë se ushqehet me proteina dhe perime ose sallata. Ndërsa darka e Karlie Kloss përfundon me peshk ose zarzavate dhe perime.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Afera me inceneratorët/ SPAK ka prova të korrupsionit në Fier

Publikuar

-

Nga

Qyteti i Fierit, mëngjesin e djeshëm është zgjuar nën pushtetin e tymit, për shkak të djegies së mbeturinave urbane.

Edhe sot është e njëjta situatë, qyteti shfaqet i nxirë nga bloza dhe njerëzit në rrugë mezi dallojnë njëri tjetrin, ndërsa automjetet janë të detyruar të lëvizin me drita të gjata. (Lexo këtu)

Sot  CNA.al publikoi një tjetër video të djegies së plehrave, ndërkohë që jepen 30 milionë euro për inceneratorin e Fierit

Inceneratori duhej të kishte nisur nga puna shumë muaj më parë, ashtu siç Kryeministri Edi Rama  kishte premtuar më herët.

Por, sot jemi në kulmin e sezonit turistik, jemi në fund të Korrikut dhe qyteti i Fierit është i mbuluar nga tymi.

Prej dy ditësh po digjen plehrat në Mbrostar, duke kryer kështu një krim mjedisor. (Lexo këtu)

Në vend që këto plehra të digjeshin nga inceneratorët, sot po rrezikojnë jetën e qytetarëve të Fierit, të cilët janë detyruar të largohen edhe nga shtëpitë, nga tymi dhe bloza e mbeturinave.

Zona e mbetjeve duhej të kthehej në një park të gjelbër, por sot plehrat po digjen dhe inceneratori ka mbetur në tentativë, dhe as po funksionon dhe s’dihet se kur do të funksionojë, megjithëse shqiptarët kanë paguar miliona.

LEXO EDHE:  Dieta me qumësht për të rënë në peshë

LEXO EDHE:  Disa ditë pas lindjes/ Arbana zbulon sa kilogramë ka hequr dhe dietën që ndjek

SPAK-u ka prova të korrupsionit në Fier. Drejtuesi i SPAK Arben Kraja, mund të shkojë me makinë dhe të shikojë provën e aferës korruptive të  inceneratorëve.

Nëse vërtet SPAK është për drejtësi ashtu siç trumbeton, atëherë, Arben Kraja dhe prokurorët e tij, të marrin rrugën drejt Fierit, ndonëse do të jenë të detyruar të udhëtojnë në qytet me drita të gjata, por nga ana tjetër mund të sigurojnë provat për të cilat flasin se mbështeten.

Çfarë ka ndodhur me 30 milionë eurot e inceneratorit, pse nuk ka përfunduar, kush abuzoi me taksat e qytetarëve dhe më pas mori gucimin ti çojë ata drejt helmimit dhe vdekjes, duke iu vënë flakën mbeturinave?

Janë të gjitha këto pyetje por edhe më tepër që SPAK duhet t’u japë përgjigje dhe të hedhë dritë mbi aferën korruptive të inceneratorëve, duke çuar para drejtësisë përgjegjësit, kushdo qofshin ata.

Video që CNA.al ka sjellë dje dhe sot janë prova që hedhin dritë mbi aferën korruptive të inceneratorit të Fierit.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Burri i vuri zjarrin gruas në Gjirokastër/ Basha: Krim i tmerrshëm, dhuna ndaj grave një plagë e madhe sociale

Publikuar

-

Nga

Një 72-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë gruan e tij, duke i vënë zjarrin.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar duke e quajtur këtë ngjarje të papranueshme dhe një krim të tmerrshëm.

Basha e cilëson dhunën ndaj grave si një plagë në shoqërinë shqiptare që kërkon një kurë të shpjetë dhe gjithëpërfshirëse.

Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë, sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike. PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet”, shkruan kreu i PD në Twitter./ CNA.al

 

E rëndë/ Burri i vë flakën gruas me benzinë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ “Do të ketë dorëheqje më të forta në PD”

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ "Do të ketë dorëheqje më të forta në PD"

Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka bërë paralajmërimin e fortë duke u shprehur se do të ketë dorëheqje edhe nga degët e tjera të PD në rrethe dhe nga ato më të rëndësisshme.

E ftuar në emisionin “Breaking” ajo deklaroi se kreu i PD, Lulzim Basha është i vetmi përgjegjës për dorëhqejet masive në Korçë.

Ajo theksoi se kjo është dhe arsyeja pse ai në konferencën për media anashkaloi çështjen duke mos u përgjigjur.

Ai anashkaloi rastin e Korçës, pse ai është përgjegjës në rastin e Korçës dhe për situatën e PD. Do të kemi dorëheqje të tjera edhe nga degët e tjera të PD-së. Të rëndësishme, anëtarësia e PD po vlon, e kjo vjen menjëherë pas Kuvendit”, tha Harxhi.

Ajo akuzoi Bashën se po zbaton prej kohësh marrëveshjen politike të katër vite më parë të 17 majit.

LEXO EDHE:  FOTOT-Kejvina, Oriola apo Luana?/ Çfarë i bashkon tre femrat “më fatale” të showbizit

LEXO EDHE:  Dieta me qumësht për të rënë në peshë

Situata është e rëndë, PD po zhbëhet çdo ditë e më tepër, grupe e njerëz po largohen dhe vetëflijohen, Korça nuk është i vetmi rast, por është rasti më flagrant. Situata në Korçë vlonte për shumë kohë, jo vetëm para e pas fushatës. Kjo tregon se PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi, e askush nuk merr masa dhe kjo për mua është shqetësuese”, vijoi më tej Harxhi.

Gjithashtu nënvizioi se do të jetë reagime të tjera pasi sipas saj Basha nuk ka kohezion politik brenda PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE