LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Antikomunistët akuza Bashës/ Mbron persekutorët

7 Nëntor 2018, 15:21, Aktualitet CNA
Antikomunistët akuza Bashës/ Mbron persekutorët

Nebil Çika kryetari i i shoqatës të persekutuarve antikomunistë ka shkruar një artikull me titullin ?Pse i ?druhet? Basha antikomunizmit?!?

Në këtë artikull ai shkruan se si kryetari i PD-së,Lulzim Basha ka ndërmarrë një tur në bazë, takime me militantë e qytetarë për të sqaruar platformën e tij opozitare.

E kam ndjekur me vëmendje dhe çuditërisht nuk kam dëgjuar prej tij as edhe një fjalë për komunizmin , autorët e krimeve te të cilit apo pinjollët e tyre që sundojnë sot vendin e janë praktikisht edhe kundërshtarët e tij politike .

Pak befasuese kjo për mua njëherazi edhe e pa kuptimtë për kryetrarin e një parti që ka shprese të vetme të ardhjes në pushtete, pikërisht mbështetjen dhe votën e antikomunistëve shqiptar. Me çudit edhe për një arsye tjetër , Pasi paraardhësi i tij në krye PD z. Berisha, të paktën ne opozitë , e përdorte retorikën antikomuniste edhe pse në pushtet e ?harronte? gjithmonë atë .

Por Basha duket se e shmang antikomunizmin , i druhet atij , jo vetëm si retorikë por edhe në iniciativat e kauzat e tij politike e ligjore . Ai dhe të tjerë në PD , propagandojnë si arritje te madhe të tij ligjin për dekriminalizimin e politikës që bëri të mundur largimin e disa përfaqësuesve (ordiner) të krimit nga parlamenti ,por siç e pranon edhe vetë z. Basha , krimi i organizuar ka kapur sot ,me shume se kurdo herë , të gjitha pushtet gjë që e ka bere të pa vlefshëm e të dështuar ligjin e tij të dekriminalizimit . Ndoshta ka edhe arsye të tjera ,por mendoj se arsyeja kryesore e dështimit është pikërisht mos përfshirja në këtë ligj e autorëve të krimeve të komunizmit. Dhe logjikisht, kur parlamenti ,politika , administrata shtetërore institucionet e sigurisë kombëtare e publike , janë te mbushur pot me autore te krimeve të komunizmit ( vepra të renda penale si krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ) krimet si korrupsioni e trafiqet e pa ligjshme duken lule para tyre . Kjo ka bere që bijtë e etërve ,në pushtet e ne opozite , të mos kenë aspak frike nga veprimtaritë e tyre kriminale , pasi duke i krahasuar me ato të etërve apo të kolegëve komunistë qe nuk u ndëshkuan kurrë, këto janë shume më pak të rënda.

E njëjta situate është edhe me vetingun e pushtetit gjyqësor. Ligji dhe institucionet qe bëjnë vetingun ndëshkojnë gjyqtar e prokurorë edhe për veprimtari te pa ligjshme të afërmve te tyre por jo për krimet e renda politike qe ata kane kryer ne shërbim te diktaturës komuniste .
Te njëjtën qasje z. Basha po demonstron edhe me projekt ligjin për vetingun e politikës qe po prezanton ne turin në fjalë. Edhe ku projekt -ligj parashikon shume krime vetëm ato te komunizmit jo.
Siç konstatuam me lartë qasja e z. Basha me atikomunizmin është e zbehtë për mor te thënë e paqenë dhe ne këto kushte çdo njeri normal vret mendjen për arsyen e kësaj logjike që , sipas mendimit tim , më se shumti dëmton Bashën dhe partinë e tij . Mund te këtë qindra arsye por un besoj se thelbësorja është konflikti i interesit që ka shumica e kupolës drejtuese në PD me antikomunizmin , për shkak të implikimit te tyre apo te të afërmve te tyre në krimet komuniste . Siç tha edhe në përvjetorin e fundit të vrasjes se Azem Hajdarit , z. Berisha , PD edhe pas 28 vjetësh mbetet në ideologji, program, drejtim e përfaqësim politik, ?parti e bijve të etërve komunistë? , batak jashtë të cilit me sa duket z. Basha ose nuk mundet , ose nuk dëshiron të dalë.

Nuk e di si e ka menduar këtë pune por besoj se e gjithë kjo shkon se pari kundër tij si ne aspektin e politikës se brendshme ashtu edhe në te kundërt trendin antikomunist të politikës ndërkombëtare SHBA Itali , Britani e tje . Sigurisht që Basha i di vet punët e i përcakton vete prioritetet e tij politike e elektorale dhe un nuk e kam tagrin e as mundësinë ti them çfarë te thotë e te beje , por ajo që me shqetëson mua ,dhe besoj gjithë antikomunistët e te djathtët shqiptarë , është dilema e madhe në se PD-ja , partia që për 28 vite ka marre pa kushte vota tona , mund të jete edhe më tej përfaqësuesja jonë politike e elektorale ?! Mendoj që durimi dhe sidomos iluzioni ka një kufi edhe ne politike . Për shumë të djathtë e antikomuniste , ish të përndjekur politike , pronare legjitime , intelektuale , atdhetare , njerëz te këtij vendi që ende besojnë te liria ,demokracia , drejtësia dhe vlerat perëndimore , sidomos për brezin i ri , është absurde dhe e papranueshme që kjo pjesë qe përbën te paktën gjysmën e elektoratit të ngelet prej 73 vjetësh e papërfaqësuar politikisht e elektoralisht . Kjo bëhet me akute kur vete ajo partia, që ka marrë deri tani votën tonë . nuk bën më as përpjekje formale për ta marre edhe me tej atë . Kjo gjë që e ka bërë domosdoshmëri një plan B përfaqësimi, projektet për të cilin nuk janë më një aspirata apo ide edhe për këtë një shtyse e madhe ka qenë e mbetet edhe kjo qasje e zbehte me antikomunizmin dhe antikomunistët e z. Basha dhe shume prej bashkëpunëtorëve të tij në krye te PD. Për një gjë besoj se biem te gjithë dakord : Nuk ka më bythe të rrije fakti që Shqipëria te ketë tre parti të majta dhe asnjë të djathtë . Kjo në vitin 2018 është thjeshtë ?. e pa pranueshme .

Lajmet e fundit nga