LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vodhi 360 litra naftë/ Arrestohet korçari

6 Nëntor 2018, 11:57, Aktualitet CNA
Vodhi 360 litra naftë/ Arrestohet korçari

Policia e Korçës ka vënë në pranga një shtetas, nën akuzën e vjedhjes.

Nga të dhënat e bëra të ditura nga policia mësohet se i arrestuari është shtetasi Spartak Shore, 37 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr 7 në Korçë, ky shtetas u kap duke i shitur një sasi prej 360 litra naftë shtetasit P.O, sasi e cila dyshohet se është vjedhur në automjetet e një firme, e cila po kryen punime pranë gazsjellësit TAP, në zonën e Vithkuqit.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Spartak Shore, 37 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr 7 në Korçë, ky shtetas u kap duke i shitur një sasi prej 360 litra naftë shtetasit P.O, sasi e cila dyshohet se është vjedhur në automjetet e një firme, e cila po kryen punime pranë gazsjellësit TAP, në zonën e Vithkuqit. Po punohet për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore./ CNA.al

Lajmet e fundit nga