LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali në “Stop”/ Zbulohet mashtrimi me miliona euro

6 Nëntor 2018, 20:17, Aktualitet CNA
Skandali në “Stop”/ Zbulohet mashtrimi me miliona euro

Mbrëmjen e sotme në emision ?Stop? në Tv Klan shtetasi Vullnet Mema tregoi se si ra pre e Mirela Laçit drejtuese e kompanisë ?Lela shpk? , e cila arriti t?i merrte plot 19 mijë Euro.

Ajo i tha se kishte shumë para në llogarinë e saj në bankën ?Intesa Sanpaolo?, por që t?i zhbllokoheshin duhet të paguante komision. Kjo ishte alibia e saj që Vullneti t?i jepte paratë.

?Shkuam në bankë bashkë me Mirelën. Aty na priti një punonjëse me mbiemër Cani. U ulëm përballë saj, nxorrëm kartat e identitetit dhe filloi procedura. Ajo kërkoi që të përgatitej për të lëvizur 800 mijë Euro, lekët e ngrira që kishte në bankë, por për këto duhej të paguante një komision. Në qoftë se komisioni do të kalonte në emrin e Mirelës do të ishte mbi 60 mijë Euro, por në qoftë se e kalonin nga Mirela te unë kishte goxha zbritja. Këtë ma tha punonjësja e bankës që të reduktoni humbjet tha? , tregoi ai.

Më pas Vullnet Mema e denoncoi Mirelën dhe kjo e fundit u dënua me 2 vjet e 7 muaj burg për mashtrim në sektorin privat. Po kështu ai hapi një çështje civile për kthimin e 19 mijë eurove, të cilën e fitoi.

Bisedat e plota

Përmbaruesi Lek Doda ? Kam çuar për Lelën, Lelën. Unë nuk mund të veproja për shoqërinë, por ngaqë i thashë, për sa kohë do t?i paguash? Do i paguaj për një muaj. Po pas një muaji? Tha: Bëj çfarë të duash! I thashë s?kam çfarë të bëj, por bëj një shkresë dhe thuaj që të veprojë tek firma, edhe bëri deklaratën. Pra deklaroj me përgjegjësi të plotë, nëse unë Vullnet Memës nuk i paguaj lekët brenda një muaji, autorizoj përmbaruesin gjyqësor, që të veprojë mbi llogaritë e firmës time dhe unë i kam bllokuar llogaritë e firmës këtu pra?

Vullneti ? Me pëlqimin e saj.

Përmbaruesi Lek Doda ? Pra me shkresën 298-299 brenda një date unë kam bllokuar edhe llogaritë e firmës edhe llogaritë e saj dhe banka më sjell përgjigje të shkresës 299 thotë: Datë 11 po ju njoftojmë se u krye bllokimi i llogarive të shoqërisë ?Lela sh.p.k?, e cila është kliente e NBG, bankës tonë. Llogaritë u bllokuan për vlerat e detyrimeve aq e kaq, të cilat janë të disponueshme në llogari.

Por ditën e ekzekutimit të vendimit, NBG Bank u shpreh se llogaria e kompanisë ?Lela sh.p.k.? ishte zero dhe në përgjigjen e parë ishte bërë një lapsus në lidhje me disponueshmërinë e llogarisë për shlyerjen e detyrimeve.

Përmbaruesi Lek Doda ? Dhe pas kësaj ju njoftojmë se në llogarinë e shtetases Mirela Laçi janë të disponueshme 5.9 dollarë dhe jo shuma prej 26 mijë e kaq lekë, i ka bërë të ndara. Ju kërkojmë ndjesë, pasi balanca e llogarive të shoqërisë ?Lela sh.p.k? ka qënë zero. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me përgjigjen nga ana jonë, thotë në shkresën nr.298, datë aq e kaq për shtetasen Mirela Laçi, e cila ka pasur në llogari  9 dollarë dhe zero, zero euro. Për të qënë transparent, po ju dërgojmë të gjitha lëvizjet për dy debitorët, datë 11 deri më sot.

I pyetur për llogaritë e Mirela Laçit, punonjësi i NBG Bank u shpreh: ?Ndërsa individi ose administratorja ka 3 llogari, që për momentin janë të gjitha zero. Llogaria e kompanisë dhe administratores vazhdojnë të jenë të bllokuara. Në këtë moment që po flasim janë të bllokuara. Prandaj llogarita unë këto??

Përpos lapsusit të përgjigjes, punonjësi vërejti se edhe llogaria e kompanisë ?Lela sh.p.k? kishte probleme.

?Llogaria e kompanisë më del e bllokuar me 2 milionë e 793 mijë e 848 ? është llogari në euro, pse ma kanë vënë kaq?! Për mua do të thotë janë 2 milionë e 700 mijë euro, është llogari euro?.

Në këtë histori, të denjë për subjekt filmi nga Holliwood, përfshihen edhe persona të tjerë. Emisioni ?Stop? mësoi se avokati Myrteza Myftari, ka qenë i arrestuar një vit më parë për mashtrim dhe shumat arrijnë në miliona euro.

Emisioni ?Stop? nxori në dritë bashkëpunimin e Mirela Laçit me avokatin Myrteza Myftarin, i cili një vit më parë është arrestuar për mashtrim. Bëhet fjalë për dhunë fizike dhe shuma që arrijnë në miliona euro.

Vullnet Mema ? Por Mirela ka bërë një deklaratë noteriale me Myrteza Myftarin, ku thotë se Dega e Thesarit duhet t?i lëvrojë kësaj 8 milionë e 300 mijë euro.

Noteri 1 ? Në zyrën tonë është bërë vetëm vërtetimi i nënshkrimit, që do të thotë që kur firmosën këtë veprim kanë qënë këtu tek ne. Kaq!

Vullneti Mema ? Kanë bërë një kontratë shit-blerje?

Noteri 2 ? E di, e di. E njoh atë?

Vullneti Mema ? 270 m2.

Noteri 2 ? Ka bërë një deklaratë me Myrtezain kjo.

Vullneti Mema ? Ajo më thotë, që e kam bërë në trysni e sipër të këtij zotërisë? Si qëndron e vërteta këtu?

Noteri 2 ? Ç?je lidhur ti me këto? E njoh unë Mirelën, ka bërë një veprim ajo me këtë Myrtezain, ka bërë një deklaratë.

Vullneti Mema ? Myrtezai në burg qe, më habite me Myrtezain? është shumë i zoti.

Përmbaruesi Lek Doda ? I zoti?

Vullneti Mema ? Po!

Përmbaruesi Lek Doda ? Ka qenë në burg, ore?

Vullneti Mema ? Anëtari i Dhomës së Avokatisë Amerikane në burg? Se kishte licencë, kartëvizita, merrte edhe çështje nga jashtë. Kështu tha edhe jashtë shtetit?

Përmbaruesi Lek Doda ? Po, po! Kryesisht më shumë merr brenda shtetit. Mirelën e ka pasur kliente.

Vullneti Mema ? E ka mbajtur ky?

Përmbaruesi Lek Doda ? Po ti e di, që e ka pas kliente. Mirelës i mori një tokë tek Zogu i Zi, përpara se të fillonim procedurat ne.

Vullneti Mema ? Ooo, 270 m2,  900 e ca mijë euro. E kam atë dokumentin.

Mirela i rrëfeu denoncuesit se është shfrytëzuar nga Myrteza Myftari, madje ndaj saj është ushtruar edhe dhunë fizike vetëm për t?i marrë paratë.

Vullneti Mema ?  Unë dua t?i zbardh të gjitha. Ty të ka detyruar dikush ta bësh këtë?

Mirela Laçi ? E sa më kanë detyruar mua? Mua më kanë detyruar tek noteri me forcë, me dhunë.

Vullnet Mema ? Ti kishe në bankë 2 milionë e 700 mijë euro.

Mirela Laçi ? A janë 2 milionë e 700 mijë euro? 1 milonë mbaji ti! 1 milionë e 700 mijë unë, mos vuajnë fëmijët se po më vdesin?

Ore, a ka më të sigurtë, ta them në sy të të gjithëve. Pse? Kammllef me Myrteza Myftarin. Kur të mbaroj punë me ty, të dal në stacion, të rregulloj edhe gojën mu në gjykatë, t?i them ku je?? Kaq ka burri! Dy duar për një kokë janë. Unë po mbijetoj. Do t?i duroj, kam ndenjt urtë ndoshta, kam dhe traumë. Mua Myrteza Myftari më ka vënë dorë, më ka marrë peng.

Lajmet e fundit nga