LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali-ARMO djeg solar 5 herë mbi normat/ Helmohen qytetarët, institucionet heshtin

6 Nëntor 2018, 11:02, Aktualitet CNA

Kompania ruse e cila ka në përdorim rafinerinë e naftës në Ballsh po kryen një krim mjedisor dhe institucionet po heshtin, për të mos shkuar deri tek akuzat për korrupsion që mbulojnë heshtjen.

CNA.al ka mësuar nga burime zyrtare se të paktëntre institucionë duket të jenë përfshirë në skandalin e rradhës nga ARMO e cila sot është në kontrollin e një kompanie Ruse afër presidentit Putin.

ARMO po djeg solar për nevojat e saj me përmbajtje squfuri të paktën 5 herë më shumë se normat e lejuara. Konkretisht ARMO përdor rreth 4-5 mijë ton solar në muaj për nevojat e saj, solar të cilin e prodhon vetë dhe më pas e përdor për proçesin e përpunimit të naftës dhe benzinës.

Kjo lëndë djegesë solari, sipas normave duhet të jetë jo me shumë se 1% squfur, por në fakt ARMO konsumon solar me përmbajtje 5%  squfur. Kjo është cilësia që prodhon vetë kompania dhe atë konsumon, megjithëse kjo nuk lejohet dhe është 5 herë më e lartë se norma.  Tre institucione janë në dijeni dhe duken të përfshira në këtë skandal.

Së pari IQT (Inspektoriati Qëndror Teknik) që duhet të bëjë analizat e solarit që ARMO prodhon dhe konsumon, por mesa duket ingranazhet korruptive funksionojnë kur lyhen me solar të ndotur. Ky institucion ju vërsulet fabrikave të bukës për lëndën djegëse, karburanteve ju bën matje çdo ditë, por nuk shkon të kontrollojë ARMO-n për lëndën djegëse që përdor. Dikush ka marrë peng institucionin ose korrupsioni ka mbytur IQT.

Nga ana tjetër qëndron ministria e Mjedisit, e cila është përballë një rasti flagrant.

Dhe institucioni i tretë është drejtoria e Përgjithshme e Doganave që duhet të kontrollojë çertifikatën e cilësisë të produktit që konsumohet.

Ky është një nga ato raste që hedh poshtë çdo propagandë të qeverisë dhe punën e institucioneve për mjedisin. Ky është një rast flagrant që sjell ndotje dhe pasoja të mëdha për qytetarët që shkaktohet nga një rafineri nafte ditë-natë, por institucionet përgjegjëse nuk kanë as sy, as veshë dhe as ligj për të zbatuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga