LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga sherri me Nevinën tek rrahja nga Saimir Kodra, nuk mbarojnë konfliktet për Eni Shehun

6 Nëntor 2018, 12:10, Lifestyle CNA
Nga sherri me Nevinën tek rrahja nga Saimir Kodra, nuk mbarojnë

Pak ditë më parë u përfol në mediat rozë për një hatërmbetje mes gazetarit Eni Shehu dhe prezantueses Nevina Shtylla.

Ishte kjo e fundit që në një intervistë deklaroi se Eni i kishte bërë bllok, ndonëse të dy kishin qenë kolegë në Klan dhe punonin për të njëjtin emision. Por i pyetur nga ?Class? në lidhje me marrëdhënien e tij me Nevinën, Eni Shehu tha se ai nuk ka pasur kurrë marrëdhënie shoqërore me moderatoren, vetëm pune. Por duke shtuar se Nevina po drejton një program që e ka urryer, koment që mbart goxha mllef.

Mirëpo gazetari i njohur i kulturës nuk e ka herën e parë që përfshihet në debate apo sherre me personazhe të tjerë publikë.

Kjo pasi sipas Panoramës rreth dy vite më parë Eni Shehu ka pasur një sherr me Saimir Kodrën. Kështu fjalët dolën në atë kohë se Kodra e ka qëlluar me shpullë gazetarin.

I gjithë debati nisi pasi gazetari i ?ABC News?, ka qenë duke filmuar drejtuesin e emisionit investigativ Saimir Kodrën, i cili ka qenë i ulur në kafen e ?Klan?- it bashkë me disa persona të tjerë dhe po bashkëbisedonin.

Kodra ka vënë re se gazetari Eni Shehu po e xhironte me celularin e tij dhe kjo duket se e ka nervozuar tej mase.

Ai i është drejtuar gazetarit Shehu me fjalët:

Je mësu me ato të tjerët ti, po unë të bëj atë që s?ta ka bërë njeri?
Më pas, Saimiri ka dalë jashtë kontrollit dhe duke e sharë ka qëlluar me shpullë Eni Shehun, i cili është rrëzuar përtokë.

Gjithashtu gazetari Eni është rrahur më parë edhe nga drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, në ambientet e këtj tempulli tëkulturës.

Sipas Çulit gazetari ka ngacmuar aktorët, pasi ishte i droguar. Incidenti u shënua në Teatrin Kombëtar kur po jepej premiera e shfaqjes ?Tri Motrat?. Gazetari tha se është gati që të bënte testin e drogës, pas akuzave që i bëri drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli./Burimi”Panorama”

Lajmet e fundit nga