LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Mish e raki në shkolla’/ Nikolla i përgjigjet dhëmb për dhëmb Boçit

6 Nëntor 2018, 14:38, Aktualitet CNA
‘Mish e raki në shkolla’/ Nikolla i përgjigjet dhëmb

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka reaguar pas akuzave të bëra nga deputeti i PD-së, Luçiano Boçi disa ditë më parë.

Kujtojmë këtu se Boçi me anë të një statusi në rrjetet sociale Boçi shkruante se në një shkollë në Skrapar ishte shtruar mishi i pjekur dhe rakia, ndërkohë që krahas me denoncimin kishte postuar edhe fotot që sipas të cilit, tregonin degradimin që kishte pësuar shkolla.

?Jemi në epokën e klasave digjitale pra, të Ramës e Linditës, ?ku vlon mishi e rakia, tym e flakë të bëhet dija?- shkruante ndër të tjera deputeti i PD-së në postimin e tij.

Ndërsa në reagimin e saj në rrjetet sociale Nikolla i ka konsideruar shpifje fotot e publikuara nga deputeti i Partisë Demiokratike, Luçiano Boçi dhe ka sqaruar se shkolla ishte mbyllur për arsye sigurie dhe po rikonstruktohej, duke sqaruar edhe arsyen se përse kishte ndodhur situata në fjalë.

?Ja e vërteta mbi fotot e publikuara nga deputeti i PD, që shpifjen e ka kthyer në tiparin e tij dallues sa herë flet apo shkruan.

Fotot që serviren me komentet denigruese, nuk janë bërë në ditë mësimi dhe as me nxënës apo mësues të shkollës.

Bëhet fjalë për shkollën (me një klasë të vetme) vartëse në fshatin Çorrotat, e cila në 15.02.2018 është mbyllur për arsye sigurie. Bashkia Skrapar ka bërë ndërhyrjen për ta sjellë në kushte për vijimin normal të mësimit.

Kryeplaku i fshatit, z. Albert Paja, ka vënë në dispozicion shtëpinë e tij për tre nxënësit dhe mësuesin e tyre? ?shkruan mininstrja në postimin e saj.

Më tej, ajo shkruan se pas përfundimit të punimeve, kryeplaku i fshatit ka shtruar një drekë për punëtorët dhe prindërit, të cilët kontribuan për meremetimin e shkollës-klasë.

?Ja se si gënjeshtra dhe shpifja e sjell këtë foto të bërë në shkurt të 2018-ës, kur shkolla-klasë nuk funksiononte si e tillë, sikur është sot. Madje, edhe personat në foto bëhen mësues apo nxënës.

E lehtë z. Deputet. Meqenëse tre nxënësit e shkollës janë të vegjël, shih me kujdes se mos dallon mësuesin. Mirëpo, një gjë duhet ta dini z. Deputet: arsimin në “hell” nuk e çon dot balta që prodhon ti me një zell të admirueshëm, që tregon qartë se interesi juaj nuk është arsimi, por rreshtimi politik në PD?, – ka vazhduar ajo në postimin e saj.

Kurse në pëfundim të postimit Lindita Nikolla ka shkruar se postimi i deputetit Luçiano Boçi duhet lexuar edhe një herë, për të kuptuar se se sa i aftë dhe i përgjegjshëm është ky deputet./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga