LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mbaje veten kryeministër se le nam”/ Ish-ministri tallet keqazi me Ramën

6 Nëntor 2018, 10:45, Aktualitet CNA
“Mbaje veten kryeministër se le nam”/ Ish-ministri tallet

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, aktualisht kryetar i grupit parlamëenentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me fjalimin e sotëm të kryeministrit Rama nga foltorja e Kuvendit, ku hodhi jo oak akuza e paralajmërime ndrejtim të presidentit Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili ka ironizuar fjalën e Ramës, ndërsa shkruan se ?kryeministri i plagosur shpirterisht qan per Lleshaj ne kuvend?.

Më tej, deputeti i LSI shkruan ?Mbaje veten kryeminister se le nam mos ngaterro punet e shtetit me punet e shpirtit,?

Postimi i plotë:

Kryeministri i plagosur shpirterisht qan per Lleshaj ne kuvend.

Kryeministri qe nuk vuri kujen se Shqiperia u mbyt me droge dhe u pagezua si Kolumbia e Europes, apo qe eshte vendi i pare ne Europe per emigrimin e femijeve, apo qe u rikthye ne listen e zeze te vendeve qe pastrojne para,apo qe krimi i organizuar dhe dhjetra banda jane sheshit neper Shqiperi sot: vuri kujen ne mes te parlamentit e qan e qan aq fort per lleshajn.
Duket nje qarje qe shkon pertej kushtetutes,nje qarje, qe i del nga zemra,nga shpirti dhe nga trupi..
Mbaje veten kryeminister se le nam mos ngaterro punet e shtetit me punet e shpirtit.

Lajmet e fundit nga