LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lufta mes Presidencës dhe Qeverisë/ Rama paralajmëron Metën

6 Nëntor 2018, 10:01, Aktualitet CNA
Lufta mes Presidencës dhe Qeverisë/ Rama paralajmëron Metën

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Parlamenti i ka kërkuar Presidentit Ilir Meta ta rimendojë vendimin e tij lidhur me propozimin për Sandër Lleshin, Ministër të Brendshëm, në të kundërt marrdhëniet mes tyre ?do të thyhen?.

Rama është shprehur se Qeveria që ai drejton nuk është as si ajo e Berishës dhe as si ajo e Metës, kur ishte në krye të LSI-së, kohë kur ishin në aleancë.

?Ne nuk kemi qenë asnjëherë si ata që u detyruam ti largojmë nga pushteti para 5 vitesh dhe as si ata që i detyruam të largohen para 1 viti.

Uroj që të gjendet nga ana e Presidentit të gjendet dëshira dhe guximi për të mos e çuar krisjen në thyerje. Nuk do jetë fundi i botës, por duhet shmangur?,- u shpreh Rama.

Kujtojmë këtu se prej ditësh në media po qarkullon lajmi se mes Ramës dhe Metës ka nisur një luftë e ftohtë. / CNA.al

 

Lajmet e fundit nga