LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kamionit i bllokohet timoni/ Përfundon në kanal

6 Nëntor 2018, 18:51, Aktualitet CNA
Kamionit i bllokohet timoni/ Përfundon në kanal

Një aksident është regjistrua mbrëmjen e sotme në në hyrje të autostradës Fier- Vlorë, në afërsi të Levanit.

Një kamion që transportonte lule dhe pemë dekorative ka dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar në kanalin pranë autostradës.

Mësohet se kamionit i është bllokuar timoni dhe ka përfunduar në kanal, duke shmangur  kështu një tragjedi të mundshme nga ky aksident. Po, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke drejtuar edhe lëvizjen e automjeteve me qëllim shmangien e bllokimit të trafikut./CNA.al

Lajmet e fundit nga