LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

10 mënyra si të vishni çizmet këtë sezon

6 Nëntor 2018, 22:00, Aktualitet CNA
10 mënyra si të vishni çizmet këtë sezon

Nga çizmet e gjata te ato që vijnë deri te kyçi i këmbës, ky sezon është më i përshtatshëm për t?i veshur. Kombinimi me veshje klasike apo serioze e bën akoma më të veçantë paraqitjen tuaj. Më poshtë mund të shihni 10 mënyra si të kombinoni çizmet në këtë sezon:

Stili klasik

Mos nënvlerësoni fuqinë e çmimeve klasike me taka të larta që mund të kombinohen mjaft mirë me një fund me pala shumëngjyrësh dhe një xhaketë të hedhur nën supe.

Çizmet e bardha

Jepini fund mitit më të madh se vjeshta nuk duhet kaluar me veshje të bardha. Përkundrazi, çizmet e bardha bëjnë kontrast me rrobat tuaja dhe do të dukeni me mjaft stil.

Çizmet kastor ngjyrë blu

Ato i japin ngjyrë dhe shije veshjes suaj. Lejojani vetes pak ngjyra të ndezura në vjeshtë dhe do të ndiheni mjaft mirë me zgjedhjen tuaj.

Çizmet që vijnë deri te kyçi i këmbës

Gjysmë-çizmet ju lejojnë të përthyeni xhinset apo pantallonat tuaja për të nxjerrë në pah kyçin e hollë të këmbës.

E kuqja e nxehtë

Çdo lloj çizme në ngjyrë të kuqe do ta bënte  paraqitjen tuaj mjaft seksi.

Çizme të gjata dhe fund i shkurtër

Ky është kombinimi perfekt nëse dëshironi që të dukeni seksi në një natë jashtë me miqtë tuaj.

Çizmet me bazë lulesh

Dhurojini ngjyra veshjes suaj me një palë çizme me lule për vjeshtë.

Frymëzohuni nga ?Yeezy?

Inspirohuni nga stili që ofron Kanye West për të veshur çizmet më të kërkuara të këtij viti dhe kombinojini ato me një pale xhinse të grisura.

Çizmet e motoristëve

Frymëzohuni nga stili i Kate Moss për të veshur çizmet e motoristëve dhe për t?i kombinuar ato me pallto oversize.

Lajmet e fundit nga