LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Unaza e Madhe’ u prek ndërtesat/ Kreu i ARRSH-së sqaron banorët

5 Nëntor 2018, 10:27, Aktualitet CNA
‘Unaza e Madhe’ u prek ndërtesat/ Kreu i ARRSH-së sqaron

Ditën e djeshme banorët e zonës së Astirit në Tiranë nga ?Pallati me Shigjeta? deri tek Shehi ?Shqiponja? kanë refuzuar prishjen e banesa e të tyre, të cilat preken nga projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Ditën e sotme kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro tha për mediat se nga ky rikualifikim do të preken gjithsej 317 banesa.

Sipas tij ndërtesat që janë në proces legalizimi do të bllokohen menjëherë, ndërsa të tjerat që kanë një dokument pronësie, do të shlyhen financiarisht pas verifikimeve në terren.

?Projekti është me rëndësi 100-vjeçare dhe do të shoqërohet me të gjithë elementët urbanë. Kemi dalë në terren dhe kemi bërë vlerësimin paraprak. Nga ky kontroll na del se në total janë 317 objekte, të cilat 163 janë në proces legalizimi, të cilat do të jenë të s?kualifikuar dhe 123 objekte janë me vërtetimi pronësie. Janë edhe objekte të tjera që nuk ka informacione të detajuara. Për objektet, kemi dy kategori objektesh, me dokumente pronësie dhe në proces legalizimi?,- u shpreh Qendro./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga