LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti i fuqishëm zhvendos nga vendi ishullin e famshëm grek

5 Nëntor 2018, 08:48, Aktualitet CNA
Tërmeti i fuqishëm zhvendos nga vendi ishullin e famshëm grek

Ditët e fundit në Greqi kanë rënë një sërë tërmetesh që janë ndier në disa raste edhe në Shqipëri.

Mirëpo sipas studiuesve një nga tërmetet e fuqishëm që ra para pak ditëve e ka zhvendosur në mënyrë të përhershme ishullin Zakinthos me të paktën 3 centimetra në jugperëndim.

Pasi ka analizuar  pamjet satelitore, të përfituara nga programi i vëzhgimit Copernicus Earth . Dr Athanassios Ganas i institutit të gjeodinamikës pranë observatorit kombëtar grek në Athinë,  sipas?Euronews? njofton se nuk është vene re ndonjë zhvendosje vertikale, vetëm horizontale.

Shkencëtarët ndërkohë po përpiqen të përcaktojnë nëse lëvizje të ngjashme prej tërmetit me magnitudë 6,4 mund të kenë pësuar edhe masive të tjera tokë aty pranë.

Tërmeti I fuqishëm e kishte epiqendrën 50 km larg brigjeve të Zakinthos, në një thellësi prej 10 km. Për fat të mirë nuk pati viktima apo të lënduar por vetëm dëme materiale.

Lajmet e fundit nga