LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'Rrethi po ju ngushtohet, nuk keni më liri'/ Kë paralajmëroi Xhafaj

5 Nëntor 2018, 18:19, Aktualitet CNA
'Rrethi po ju ngushtohet, nuk keni më liri'/ Kë

Në fjalimin e tij të ?lamtumirës? Ministri i Dorëhequr Fatmir Xhafaj bëri një deklaratë tronditëse.

Xhafaj tha se nën drejtimin e tij, policia arriti të çonte në burg ata, që dukur nuk u thuhej as emri.

Më tej ministri i dorëhequr paralajmëroi se rrethi sa vjen dhe po ngushtohet dhe nuk do ta kenë më lirinë të zhvillojnë veprimtarinë e tyre kriminale.

?Përfaqësues të grupeve kriminale që deri dje emrin e tyre nuk guxonte kush t?i përmendte dhe jo më të mendonte për t?i vendosur në bankën e të akuzuarave nga drejtësia, sot gjenden në qeli, ndërsa ata që janë jashtë po e shohin çdo ditë që rrethi po ju ngushtohet, se nuk e kanë më lirinë të zhvillojnë veprimtarinë e tyre kriminale?, tha ai.

Kujtojmë këtu se pak javë më parë ranë ish-deputetë e PS-së Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Nuk nëse me  këto fjalë Xhafaj ka paralajmëruar politikën shqiptare, kjo ngelet për t?u parë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga