LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasi i shpëtoi mbidozës së drogës, Demi Lovato kapet mat me të dashurin e ri

5 Nëntor 2018, 21:30, Aktualitet CNA
Pasi i shpëtoi mbidozës së drogës, Demi Lovato kapet mat me

Në fund të muajit korrik këngëtarja e njohur u gjet pandjenja pas një mbidoze droge. Demi Lovato përfundoi muajin e kaluar 90-ditëshin e saj në qendrën e rehabilitimit.

Por ka një tjetër arsye për të cilën këngëtarja duket se ka festuar. Ajo u fotografua duke mbajtur dorën me dizajnuesin Henry Levy, në një restorant sushi në Beverly Hills.

Çifti po kalonte disa momente intime, ndërsa prania e tyre ra në sy nga klientët e tjerë.

Sipas TMZ, Demi dukej e kthjellët dhe shkëlqyeshëm, ndërkohë që shoqërohej nga dizajnuesi 27-vjeçar.

Ai themeloi markën Enfants Riches Deprimes në 2012-n dhe njihet me emrin Henri Alexander.

Sipas burimeve, Demi ishte e lumtur, buzëqeshte dhe qeshte gjatë gjithë darkës.

Henry gjithashtu ka folur më herët për varësinë dhe luftën e tij kundër drogës, për të cilën është rehabilituar disa herë.

Lajmet e fundit nga