LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga burgosja e Fatos Nanos deri tek pasuria e dyshimtë/ Kush është Vitore Tusha, që Meta e propozoi për drejtimin e KLSH-së

5 Nëntor 2018, 17:19, Aktualitet CNA
Nga burgosja e Fatos Nanos deri tek pasuria e dyshimtë/ Kush

Vitore Tusha ishte emri, që presidenti Ilir Meta propozoi për pozicionin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit

Në garë për drejtimin e KLSH-së ishin 34 emra, por Meta ka përzgjedhur atë të Tushës.

Por kush është Vitore Tusha?

Gjyqtarja Vitore Tusha është me një eksperiencë shumë-vjeçare në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është gjyqtarja e parë shqiptare e cila e kaloi me sukses procesin e Vetingut. Tusha është anëtare e Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2008. Tusha është zgjedhur si kryetare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ajo ka lindur më 26 nëntor 1960 në Tiranë. Gjyqtarja e Kushtetueses, Vitore Tusha, njihet si gjyqtarja që la në burg ish-kryetarin dhe ish-kryeministrin socialist, Fatos Nano.

Në nëntor të vitit 1995 , Tusha rrëzoi kërkesën e ish-Kryeministrit Fatos Nano, i cili kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu, pasi ishte dënuar me 12 vite heqje lirie.

CNA.al po  sjell pasurinë e saj, që ka deklaruar në vitin 2014 referuar të dhënave nga Open Spending Albania dhe të dhënave të siguruara nga ILKKPKI.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1 896 470 lekë.

Të ardhura nga paga si lektor në Universitetin ?Iliria?, 27 000 lekë.

Të ardhura nga paga si lektor në Universitetin ?Luarasi?, 189 601 lekë.

Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës, si eksperte në ?Trajnimin vazhdues të gjyqtarëve?, 1 484 euro.

Të ardhura nga punësimi part-time, 860 000 lekë.

E bija, Renisa Tusha, të ardhura nga punësimi në Milano, Itali, 11 089 euro.

E bija, Elira Tusha, të ardhura nga paga te Avokatura e Shtetit, janar-prill 2014, 221 565 lekë.

E bija Elira Tusha, të ardhura nga aktiviteti privat ? noteri, tetor ? dhjetor 2014, 232 632 lekë.

Gjendja në llogarinë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 543 lekë.

Gjendja në llogarinë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 69 euro.

Gjendja në llogarinë një bankë të nivelit të dytë, 9 751 lekë.

Detyrim në shumën 25 000 euro.

E bija, Renisa Tusha, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, 183 euro.

E bija, Elira Tusha, pakësim i gjendjes së llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, ? 31 700, Overdraft.

Viti 2016

Gjendja  e llogarisë  deri më datë 31.12.2016, në shumën  50.901.lekë.

Kartë krediti në vlerën 1.000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese në vlerën 1.861.3018 lekë.

Të ardhura nga paga si lektore në Kolegjin Universitara ?Luarasi? për vitin 2016 në shumën 152.445 lekë.

Të ardhura neto nga paga si lektore në Akademia Profesionale e Biznesit për vitin 2016 në vlerën 61.526 lekë.

Hua, 25.000 euro nga trasnformimi i sipërmarrjes së datës 10.08.2010 në kontratë shitblerje.(nuk e deklaron llojin  e pronës). Datë 10.09.2013 për diferencën e çmimit të papaguar (24.000 euro), në momentin e lidhjes së kontratës për pasurinë. Ajo ka deklaruar të paguar 2.500 euro.

Bashkëshorti ka deklaruar pagën kalimtare për vitin 2016 nga Drejtoria e Policisë së Shtetit në shumën 483.996 lekë.

Vajza, Renisa Tusha, gjendje llogarie në shumën 582 euro.

Vajza, Renisa Tusha, të ardhura, për periudhën 01.01.2016-31.12.2016 në vlerën e 3.990 euro.

Vajza, Elira Tusha, gjendje llogarie në vlerën  1.200.000 leke si dhe gjendje tjetër llogarie në vlerën 5.494 lekë.

Vajza, Elira Tusha, të ardhura nga aktiviteti si notere për vitin 2016 në vlerën 2.614.769 lekë./ CNA.al

?Peshku i  radhës në rrjetë?/ Gjyqtarja Vitore Tusha me pasuri të dyshimtë?

Gara për drejtimin e KLSH-së/ Cili është emri që ka propozuar Meta

 

Vettingu/ Gjykatësja Vitore Tusha kalon testin

 

Kaloi testin e pasurisë/ Vitore Tusha ?ngel? në testin e aftësisë?

Vitore Tusha, gjyqtarja e parë që kalon Vetingun?

Lajmet e fundit nga