LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministër i pazareve dhe mbrojtës i krimit/ Deputeti “degjeneron” Bushatin  

5 Nëntor 2018, 13:06, Aktualitet CNA
Ministër i pazareve dhe mbrojtës i krimit/ Deputeti

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka sulmuar ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Në një status në rrjetet sociale, Spahia e quan Bushatin, ministrin më të paaftë, ministër të pazareve dhe mbrojtes të krimit.

Mw tehj, Spahia shkruan se Shkodra dhe Postriba e njohim mirë dhe e dinë çfarë përfaqëson në të kaluarën dhe sot.

?Neokomunisti, ministri më i paaftë, ministri i votave kundër SHBA, ministri i pazareve me trojet dhe detin shqiptar, ministri mbrojtës dhe garant i krimit viziton dhe kërkon mbështetje në dy vendet me antikomunistë, Postribë dhe Shkodër. Shkodra dhe Postriba të njohin mirë Ditmir, e dinë kush je dhe çfarë përfaqëson, në të kaluarën dhe sot. E ardhmja e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë i përket rinisë, njerëzve punëtor e të ndershëm, intelektualëve dhe patriotëve dhe jo sojit tuaj?,shkruan deputeti demokrat./ CNA.al

Lajmet e fundit nga