LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Luftë e ftohtë” Rama-Meta/ Çfarë ndodhi sot në kryesinë e Kuvendit

5 Nëntor 2018, 12:59, Aktualitet CNA
“Luftë e ftohtë” Rama-Meta/ Çfarë ndodhi sot

Refuzimi i dekretit të Lleshit për të drejtuar ministrinë e Brendshme, ka përplasur Presidencën me qeverinë. Presidenca ka zbardhur takimin e djeshëm mes Metës dhe Ramës, ndërsa sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga zëdhënësi i Presidentit, kreu i shteti ka bërë deklarata mjaft të forta. Presidenti deklaron se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese, ndërsa shton se ka ikur koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë.

Nga ana tjetër mësohet se sot kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi kanë zhvilluar një takim në ambientet e Kuvendit.

Ende nuk dihet detaje mbi takimin e tyre, por mendohet senë qendër të diskutimit të ketë qënë dekretimi i Sandër Lleshit si zv.ministër i Brendshëm në seancën e jashtëzakonshme që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Lajmet e fundit nga