Connect with Us

Lubonja flet me emra/ Ky është politikani që ka kontrollin e bandave

Aktualitet

Lubonja flet me emra/ Ky është politikani që ka kontrollin e bandave

Publikuar

-

Analisti Fatos Lubonja ka lëshuar akuza të ashpra kundër kryeministrit  Edi Rama.

Në një intervistë në studion e lajmeve në “News 24” Lubonja tha se Rama ka kapur çdo gjë duke e lënë vendin pa drejtësi.

“Rama ka kapur çdo gjë na ka lënë pa drejtësi. Ka qenë tre banda dikur që kontrollin drejtësinë në Shqipëri. Tani e kontrollon Rama vetëm me bandën e tij”, – ka thënë analisti.

Ndër të tjera Lubonja gjatë fjalës së tij  ka theksuar se presidenti Ilir Meta nuk e ka dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, sepse ka dashur të tregojë krizën që ekziston në Shqipëri”./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ka shkelur në shumë dërrasa të kalbura”/ Lubonja paralajmëron Ramën: Sondazhet nuk dalin mirë

Publikuar

-

Nga

Takimi me “Ka shkelur në shumë dërrasa të kalbura”/ Lubonja paralajmëron Ramën: Sondazhet nuk dalin mirëparlamentare/ Lubonja: Rama, manovra për të prishur marrëveshjen e dakordësuar me ndërkombëtarët

Analisti Fatos Lubonja ka qenë i ftuar pasditen e sotme në Neës24, ku deklaroi se Rama do të ndalojë koalicionet pasi sondazhet për zgjedhjet e 2021 po i dalin keq.

Sipas Lubonjës, Rama ka shkelur në shumë ‘’dërrasa të kalbura’’ që nga Teatri tek menaxhimi i pandemisëm ndërsa hodhi dyshime se Rama do të bëjë edhe në këto zgjedhje manovra për t’i kontrolluar ato dhe për të mbajtur me çdo kusht pushtetin.



‘’Këtu është një nga të këqijat e mëdha që ne nuk kemi sondazhe në institutet serioze që do ndiqnin politikën dhe do tregonin online një partie sa i ke pikët, sa shkove me këtë mendim, sa re, dhe kjo do korrigjonte politikanët. Por këta bëjnë sondazhe me marifet. Ka shumë gjasa që sondazhet nuk i dalin mirë, dhe ka bërë këtë ndryshimin që të ndalojë koalicionet. Logjikisht duke parë çfarë ka ndodhur me pandeminë, menaxhimin, Teatrin, ka shkelur në aq shumë dërrasa të kalbura sa që sado shqiptarët të jenë të rreshtuar, dhe të ketë njerëz me vete, administratën, unë besoj se është në rënie dhe prandaj bën këto veprime. Ka dhe paranoja. Besoj se kështu është, koha e provon. Historia e tregon që partitë pas mandatit të dytë kanë rënë, por jam skeptik dhe dyshohet që Rama s’do t’i kontrollojë. Manovrat do të jenë të shumta. Ka nga ata opozitarë që thonë që nuk ka si të shpëtojë, por nuk mendoj kështu. Ai do bëjë çmos të bëjë pushtetin”, tha Lubonja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hajdari thirrje publike Bashës/ “Të vijë vetë në tryezë, s’duhet të fshihet pas gishtit…”

Publikuar

-

Nga

Hajdari thirrje publike Bashës/ “Basha të vijë vetë në tryezë, s'duhet të fshihet pas gishtit…”

Deputetja Rudina Hajdari, ka dhënë një deklaratë publike pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik në Pallatin e Kongreseve.

Hajdari pyeti publikisht kryetarin e Republikës së Re Lulzim Basha se përse i dogji mandatet.

“I bëj thirrje Lulzim Bashës dhe PD-së që të mos rreshtojë demokratët në rresht me ata që duan lista të mbyllura. Përndryshe ata do të jenë në anën e keqe të historisë. Kemi një shans për të përqafuar një kauzë për të pasur një ndryshim rrënjësor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nëse mendoni që në këtë këshill vihet për një marrëveshje, marrëveshje për të cilën pranuan se nuk është e plotë, pasi nuk adreson shit-blerjen e votës, atëherë kam një pyetje: Pse e le Parlamentin zoti Basha? Pse i rreshtove njerëzit në rrugë dhe nuk e sigurove dot këtë luftën kundër shit-blerjes së votës?”, u shpreh ajo.



Gjithashtu deputetja kërkoi që Basha të vijë vetë në tryezën e Këshillit Politik dhe të diskutojë për Reformën Zgjedhore pa u fshehur pas Gazment Bardhit.

LEXO EDHE:  Tarifat studentore/ Rama jep njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  "Poshtë pashallarët e krimit"/ Elbasanllinjtë presin Ramën me protesta

“Ky është një shans dhe një shtrirje e dorës që të reshtohen në këtë kauzë parimore. Mos u rreshtoni me Rudina Hajdarin, as me Murrizin, mos u rreshtoni me një person por me qytetarë që duan këtë ndryshim thelbësor. 5-Qershori është një pikë nisjeje dhe nuk është fundi i rrugës. Nuk mundet që demokratët të lënë negociimin e kësaj marrëveshje në dorën e një personi që nuk ka mandat, dhe nuk ka tagrin e një vote.

Po bëjmë Reformë Zgjedhore dhe PD-ja është votuar nga 400 mijë votues a më shumë. Sot erdhi një person me zero vota për të mbrojtur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Zoti Basha duhet të vijë, të bëjë një Reformë Zgjedhore, sepse e ardhmja e Shqipërisë nuk pret. Nuk duhet të fshihemi pas gishtit dhe të themi se kjo marrëveshje ka gëzimin e ndërkombëtarëve. Nuk mund ta quajmë marrëveshje nëse nuk ka gëzimin e shqiptarëve”, theksoi Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi i cakton afatet kryeministrit/ “Pres informacion kur do ta votojë paktin e 5 Qershorit”

Publikuar

-

Nga

Bardhi i cakton afatet kryeministrit/ “Pres informacion kur do ta votojë paktin e 5 Qershorit”

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi e cilësoi si të papranueshme nismën për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve.

Gjatë fjalës së tij për mediat  Bardhi shtoi se një parti që firmos një marrëveshje duhet ti qëndrojë., duke theksuar se pret informacion zyrtar nga Rama se kur do ta votojnë paktin e 5 qershorit.

“Sikur jeni në dijeni prej 6 muajsh, këshilli politik ka qenë në punë të vijueshme, në 5 qershor palët nënshkruan marrëveshjen dhe ne sot i kërkuam informacion kryetarit të PS-së për angazhimin e tij për miratimin pa ndryshime të paktit në Kuvend, nuk morëm përgjigje, se kur votohet pa ndryshime. Së dyti konfirmoj se i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit, nga ajo jo të gjitha palët morën gjithcka që kërkuan, por ishte konsensuale. Sot na u konfirmua se duhet të rihapim cështje që kemi rënë dakord në 5 qershor, por nuk mund të hedhim në kosh punën 6-mujore.



Ndërkombëtarët harxhuan orë dhe ditë të tëra pune për produktin, por na u pohua nga PS-ja që të rihapë cështje me të cilat kemi rënë dakord. U rikthyem prapë te administrimi i zgjedhjeve. Kërkojmë nga palët që kanë firmosur të jenë serioz. Cështja e respektimit të marrëveshjes nuk është më e brendshme, por kusht për nisjen e bisedimeve me BE-në. Ne i qëndrojmë 5 qershorit, duhet ti qëndrojnë edhe palët e tjera. Për ne është e papranueshme që të ndryshohet.

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Sistemi të detyron të jesh klientelist!/Lubonja: Pra e pranoni dhe vetë

LEXO EDHE:  Samiti i Diasporës/ Rama: Do regjistrojmë gjithë shqiptarët jashtë kufijve

Një parti që firmos një marrëveshje duhet ti qëndrojë. Ne nuk kemi kërkuar kohë, ne i kemi dhënë kohë kryeministrit, që të na informojë zyrtarisht se kur do të kalojë për miratim pa ndryshime kodi që ne kemi bërë. Besoj që edhe ju e dini se nuk ka ende një datë. Ndryshimet e njëanshme minojnë dakordësinë e parë” tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE