LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilla nga gjinekologia: Ja si të kujdesemi për shëndetin seksual

5 Nëntor 2018, 22:10, Aktualitet CNA
Këshilla nga gjinekologia: Ja si të kujdesemi për shëndetin

Një vaginë e shëndetshme nuk ka erë dhe nuk ka asnjë simptomë, ndaj ekzistojnë disa hapa që femrat duhet të ndërmarrin për të mbrojtur veten nga infeksionet.

Më poshtë janë të rënditura këshillat e gjinekologutnë mënyrë që femrat të mos kenë probleme me organin e tyre riprodhues.

Kur jeni në jacuzzi, spa apo sauna, gjithmonë përdorni peshqirin personal që të shmangni marrjen e baktereve që gjenden në sipërfaqe dhe që mund të kalojnë shumë lehtë në organizëm.

Nëse nuk keni qëndruar jashtë me orë të tëra, lajeni vaginën me ujë normal, lejojeni të ajroset dhe thajeni me kujdes. Nuk është e nevojshme të përdorni sapun antibakterial të ashpër, pasi një sapun i tillë ndryshon balancën delikate të pH në vaginë dhe mund të largojë edhe bakteret e mira. Madje, sapuni i fortë antibakterial mund të shkaktojë një erë më të rëndë.

Mbathjet prej pambuku janë më të mira, pasi e mbajnë zonën të thatë, të ajrosur mirë dhe më pak të ekspozuar ndaj reaksioneve alergjike.

Përpiquni të shmangni pantallonat e ngushta, pasi ulin ajrosjen.

Edhe nëse nuk jeni aktive seksualisht, duhet të kontrolloheni rregullisht te gjinekologu për të parë nëse jeni e shëndetshme apo jo.

Lajmet e fundit nga